
Keqmenaxhimi i regjimit klerikal i ka shkatërruar të gjitha fushat e ekonomisë iraniane dhe i ka plaçkitur burimet kombëtare të vendit. Një nga zonat ekonomike që regjimi ka shkatërruar dhe plaçkitur është industria e çelikut.
Industria iraniane e çelikut është një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave për vendin brenda dhe jashtë.
Ashtu si në aspekte të tjera të ekonomisë iraniane, Garda Revolucionare (IRGC) e regjimit e ka monopolizuar industrinë e çelikut në vend. Mafia e lidhur me IRGC-në, e cila kontrollon industrinë e çelikut në Iran, e ka rritur çmimin e produkteve të çelikut brenda vendit. Kështu është rritur edhe çmimi i produkteve të lidhura direkt apo indirekt me çelikun.
“Habibullah Ansari, president i Shoqatës së Industrisë së Pajisjeve Shtëpiake, ka thënë: ‘një rritje prej 212% në çmimin e çelikut dhe një rritje mesatare prej 150 përqind në inputin e prodhimit ka qenë arsyeja e rritjes së çmimeve të pajisjeve shtëpiake,” ka raportuar më 27 tetor faqja shtetërore Akharin Khabar, apo Lajmet e Fundit.
Edhe Mullah Alireza Salimi, Anëtar i Parlamentit (Majles), e ka pranuar që qeveria e shet çelikun me çmim më të lartë në tregun e brendshëm, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Majles më 27 tetor.
“Njerëzve u duhet ta blejnë çelikun me një çmim $100 më të lartë sesa çmimi i eksportit. Pse ia shesim popullit tonë çelikun në këtë mënyrë ndërkohë që e eksportojmë tepricën? Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, rreth 22% e shufrave të arit apo argjendit janë ofruar në tregun e bursës. Ku ka shkuar pjesa tjetër? Kjo ka krijuar një mbishitje në këtë produkt. Ky është problemi i parë.”
Salimi e pranoi gjithashtu se mafiat e organizuara të regjimit e kanë nën kontrollin e tyre industrinë e çelikut të Iranit.
“Problemi i dytë këtu është ekzistenca e një mafieje të ndërlikuar [në industrinë e çelikut]. Problemi i tretë është mungesa e transparencës. Kemi eksportuar të paktën 16 milion ton çelik vitin e shkuar (2019). Me fjalë të tjera, vitin e shkuar, kemi fituar rreth $5 bilion nga eksportet e çelikut. Pyetja është, si ka hyrë kjo monedhë në ciklin ekonomik të vendit? A është kthyer apo jo? Si është përdorur sasia e kthyer?”
$5 bilion të ardhurat e plaçkitura të eksportit të çelikut janë të barasvlefshme me të gjitha subvencionet e popullit iranian për gati katër vite dhe të barabarta me pagën vjetore të mbi gjashtë milion punëtorëve, të cilët fitojnë 71 dollarë në muaj.



Mostafa Salehi (majtas), Navid Afkari (djathtas)
“Tetori shpalosi përqasjen e dhunshme të Forcave të Sigurisë së Shtetit ndaj qytetarëve iranianë, të cilët madje janë torturuar në publik,” shkruan Monitoruesi i të Drejtave Njerëzore në Iran (Iran HRM) në raportin e tij mujor të tetorit lidhur me abuzimet e vazhdueshme të të drejtave njerëzore në Iran.
Iran: Perspektivat për ndryshim një vit më vonë – politika e duhur nga ana e Perëndimit

Facebook Tëitter LinkedIn Pinterest Reddit
Foto të disa dëshmorëve të protestave të nëntorit 2019 në Iran
Të burgosurën politike kurde Sakineh Parvaneh e kanë transferuar në burgim të izoluar me urdhër të autoriteteve të burgut të Quchan.


Rojat e burgjeve po i lënë “të vdesin urie sistematikisht” të burgosurit politikë iranianë në mënyrë që t’ua thyejnë vullnetin, t’i detyrojnë të bëjnë rrëfime të rreme, dhe të japin deklarata publike pendimi, sipas koordinatorit të Fushatës për Ndryshim në Iran, Struan Stevenson.
Dënimet publike me kamxhik për dy të rinj janë kryer sot në qytetin Golbahar në Iranin veri-lindor.