
Ndërkohë që Assadi punonte si konsullor i tretë në ambasadën iraniane në Vienë, ai ishte gjithashtu zyrtar i lartë në Ministrinë famëkeqe të Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS).
Është hera e parë në histori që një diplomat iranian gjykohet për terrorizëm në Europë. NCRI dhe 24 pjesëmarrës të tjerë të eventit, duke përfshirë personalitete politike nga Europa dhe Amerika e Veriut, janë Palë Civile të kësaj çështjeje.
Prokurorët kanë theksuar rolin e regjimit iranian, sidomos të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, si një entitet terrorist dhe kanë shtuar se operacioni kishte për qëllim të shkaktonte numër maksimal vrasjesh.
Prokurorët në padinë e tyre i kërkojnë gjykatës ta dënojë Assadi-n me 20 vite, gjë që është dënimi maksimal sipas ligjit, dy prej të pandehurve që ishin caktuar për të shpërthyer bombën me 18 vite, ndërsa personin e katërt me 15 vite. Gjykatës i është kërkuar gjithashtu që ta heqë kombësinë belge për tre nga të pandehurit.
Diplomati Iranian Gjykohet në Belgjikë, i Akuzuar për Organizim Sulmi
27 nëntor 2020 – Një diplomat iranian dhe tre shtetas të tjerë iranianë filluan gjyqin në Belgjikë të premten, pasi dyshohet se kanë komplotuar për të shpërthyer një bombë në një tubim të 2018-ës të organizuar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) me bazë në Paris, i cili është një grup opozitar në mërgim.
Prokurorët belgë e kanë akuzuar diplomatin e stacionuar në Vienë Assadolah Assadi dhe iranianët e tjerë për komplotin e dyshuar kundër këtij tubimi, ku folësi kryesor ishte avokati personal i Presidentit amerikan Donald Trump, Rudy Giuliani.
Assadi është arrestuar në Gjermani ndërkohë që ishte me pushime dhe i është dorëzuar Belgjikës.
Ai ka refuzuar të paraqitet në gjykatë në ditën e parë të gjyqit në Anversa, duke pretenduar imunitet diplomatik përmes avokatit të tij.





