Saturday, July 27, 2024

Iran: Thirrje për Aksion të Menjëhershëm Ndërkombëtar për të Siguruar Lirimin e Ahmad Reza Jalali dhe për të Parandaluar Ekzekutimin e Tij

 

Rezistenca Iraniane nxit Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Komisioneren e Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, dhe Këshillin e OKB për të Drejtat e Njeriut, si dhe Bashkimin Europian dhe shtetet anëtare të tij që të marrin masa të menjëhershme dhe të efektshme për të parandaluar ekzekutimin e Dr. Ahmad Reza Jalali nga fashizmi fetar që sundon Iranin dhe për të siguruar lirimin e tij.

Sipas familjes së Z. Jalali, atë e kanë transferuar në qelinë e izoluar të burgut Evin ditët e fundit dhe i kanë thënë se së shpejti do ta ekzekutojnë. Z. Jalali e kanë arrestuar në maj 2016 dhe e kanë dënuar me vdekje në gjykatat e regjimit klerikal në tetor 2017. Pastaj vendimi është miratuar nga Gjykata Supreme e mullahëve.

Marrja peng dhe burgosja e shtetasve të huaj dhe iranianëve që banojnë në vende të huaja me qëllimin për t’u bërë shantazh, për t’i marrë lehtësime dhe për t’u bërë presion qeverive të huaja ka nisur që vitin e parë të sundimit të mullahve. Kjo politikë ka vazhduar e nxitur nga mungesa e një përgjigjeje decizive ndërkombëtare.

Nuk mjafton vetëm të dënohen me fjalë këto akte kriminale. Komuniteti ndërkombëtar, dhe sidomos Bashkimi Europian, duhet të ndërmarrin hapa të efektshëm e praktikë, duke përfshirë referimin e dosjes së shkeljeve të të drejtave njerëzore nga regjimi iranian tek Këshilli i Sigurimit i OKB, në mënyrë që mullahëve t’u bëhet e qartë që marrja e pengjeve, ekzekutimet dhe masakrat nuk do të tolerohen më.