Saturday, July 27, 2024

Iran: 240 Parlamentarë nga Parti të Ndryshme dhe nga 19 Vende Europiane i Nxisin Qeveritë e Tyre që ta Mbrojnë Europën nga Terrorizmi Shtetëror i Iranit

Shkruar nga Shkrimtar i Stafit

1 dhjetor 2020

Iranian diplomat terrorist Assadollah AssadiDiplomati terrorist iranian, Assadollah Assadi

48 anëtarë të Dhomës së Komuneve dhe Dhomës së Lordëve kanë marrë drejtimin në këtë iniciativë

Komiteti Ndërkombëtar i Parlamentarëve për një Iran Demokratik dhe Komiteti Britanik për Lirinë e Iranit (BCFIF) kanë nxjerrë një deklaratë ku nxisin Mbretërinë e Bashkuar dhe shtetet anëtare të BE-së që ta rishqyrtojnë politikën e tyre ndaj Iranit dhe të bëjnë më shumë për ta mbrojtur Europën nga terrorizmi shtetëror i Iranit, pas nisjes së gjyqit të një diplomati iranian të akuzuar për terrorizëm në Belgjikë javën e shkuar.
Seanca e parë e këtij gjyqi u mbajt të premten, më 27 nëntor 2020, dhe gjatë kësaj seance prokurori paraqiti çështjen e tij kundër katër të pandehurve, ku përfshihet një diplomat i regjimit iranian. Ata akuzohen për një komplot për të shpërthyer një bombë në tubimin Irani i Lirë më 30 qershor 2018, në Villepinte të rrethinave të Parisit. Në këtë event ndërkombëtar merrnin pjesë edhe disa parlamentarë britanikë.
Deklarata mbështetet nga 240 parlamentarë nga 19 vende të ndryshme europiane.
Kjo iniciativë e parlamentarëve që përfaqësojnë një spektër të gjerë tendencash politike, thekson:
“përveç procesit gjyqësor, i cili po zhvillohet në mënyrë të pavarur në Belgjikë, ne besojmë që është koha ta marrim përsëri në konsideratë të vepruarit kundër terrorizmit shtetëror iranian”.
“Duke patur parasysh përdorimin e mbulimit diplomatik nga regjimi iranian për të kryer akte terroriste, Teheranit duhet t’i jepen paralajmërimet e nevojshme praktike, si mbyllja e ambasadave të tij dhe dëbimi i ambasadorëve e diplomatëve të tij”, thonë në deklaratën e tyre parlamentarët europianë nga parti të ndryshme.