Regjimi i Iranit Vazhdon të Rritë Çmimet, Pavarësisht Vështirësive Ekonomike të Popullit

645

 

Rising prices in IranPopulli i Iranit gjendet nën një presion shumë të madh ekonomik, krahas krizës së Covid-19. Njerëzve po u thyhen kockat nën gjithë këtë presion. E megjithatë, regjimi i mullahëve nuk merr asnjë masë për ta ndihmuar shoqërinë.

Sipas mediave shtetërore të shtunën, njerëzit po blejnë vetëm krahë e stomakë pulash për shkak të shtrenjtësisë së mishit të pulave.

Mehdi Yousef-Khani, president i Shoqatës së Tregtarëve të Mishit të Shpendëve dhe Peshkut, ka pohuar: “Me rritjen e çmimeve të mishit të shpendëve në 20 ditët e fundit, përdorimi i stomakëve, mëlçive dhe krahëve të pulave është trefishuar. Shumica e njerëzve nuk janë në gjendje të blejnë pula.” (Agjencia e lajmeve ILNA, 27 nëntor 2020)

Pavarësisht pretendimeve të rreme të presidentit të regjimit Hassan Rouhani se gjoja e kanë nën kontroll rritjen e çmimeve, tsunami i rritjes së çmimeve ka kapur tani edhe artikujt bazë ushqimorë të njerëzve.

Kjo situatë ka arritur deri në atë pikë saqë Lideri Suprem i mullahëve, Ali Khamenei, e ka pohuar se Covid-19 dhe problemet ekonomike kanë “krijuar barriera serioze për jetesën e njerëzve.” Ndërkohë, Khamenei, si autoriteti më i lartë i regjimit, është personi i parë që duhet fajësuar për fshehjen e fakteve lidhur me Covid-19 dhe për shkatërrimin e ekonomisë së Iranit.

Ndonëse Khamenei dhe Rouhani përpiqen të fajësojnë palë të tjera për çmimet e larta dhe refuzojnë të ofrojnë një zgjidhje konkrete, ata kanë rol direkt në rritjen e çmimit të të mirave.

“Qeveria e ka liçensuar tregun për t’ua rritur çmimet 20 artikujve. Që nga 21 nëntori ka nisur rritja e çmimit të qumështit, dhjetë llojeve të produkteve të bulmetit, gjalpit, katër produkteve në grupin e vajrave, dhe katër produkteve në grupin e inputit të gjësë së gjallë,” shkruan agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim.

“Çmimi i pulave ka shkuar në 355000 rial për kilogram, vitrinat e dyqaneve janë plot, por nuk ka blerës, njerëzit thonë nuk e dimë kur do të ndalojë kjo rritje çmimesh,” shkruan agjencia e lajmeve Fars, një agjenci e lidhur me IRGC.

Pse vazhdon regjimi t’i rritë çmimet?

Protestat e mëdha të Iranit në nëntor 2019 filluan për shkak të një rritjeje të papritur të çmimit të lëndës djegëse. Kryengritja e nëntorit e shtyu regjimin deri në prag të përmbysjes dhe është bërë makthi i mullahëve. Pavarësisht përvojës së hidhur të nëntorit 2019, regjimi vazhdon t’i rritë çmimet, por pse?

Nga njëra anë, regjimit i duhet dëshpërimisht t’i rritë çmimet për të mbuluar defiçitin astronomik të buxhetit, por nga ana tjetër, ai është thellësisht i shqetësuar për sa i përket përgjigjes shoqërore.

Për të shmangur një tjetër kryengritje, regjimi iranian është përpjekur t’i rritë çmimet e artikujve në mënyrë të fshehtë. Regjimi e ka përdorur këtë metodë për vite të tëra për të rritur çmimet e ujit, elektricitetit, gazit, telefonave, dhe së fundmi edhe për çmimet e bukës.

Duke reduktuar kuotën e miellit nga qeveria për furrat e bukës, regjimi i detyron ato të blejnë miell nga tregu i hapur, ku mielli kushton tre herë më shumë. Kështu, regjimi e ka rritur çmimin e bukës pa e shpallur atë zyrtarisht. Kur njerëzit protestuan, regjimi e rriti zyrtarisht çmimin e bukës me 20 deri në 30 përqind.

Kur Khamenei flet për jetesën e njerëzve, ndonëse derdh lot krokodili për popullin, në fakt ai është tepër i shqetësuar për zemërimin e mundshëm shoqëror.

Kështu, nëse çmimet e larta janë kaq të rrezikshme për Khamenei-n dhe regjimin e tij, pse nuk veprojnë ata për t’i mbajtur nën kontroll? Përkundrazi, rritja po intensifikohet vazhdimisht dhe me shpejtësi.

Gjatë fjalimit të tij më 24 nëntor, Khamenei tha se nuk ka shpjegim për këto çmime të larta.

Ka vetëm një arsye prapa gjithë këtyre valëve të vazhdueshme të rritjes së çmimeve dhe vështirësive të popullit. Kjo arsye është korrupsioni i institucionalizuar i regjimit dhe keqmenaxhimi i ekonomisë, që e ka shkatërruar infrastrukturën ekonomike të Iranit.

Me fjalë të tjera, problemi i vërtetë në ekonominë e Iranit dhe e vetmja barrierë ndaj mirëqenies së njerëzve është vetë regjimi, i cili duhet të rrëzohet.