


Studentët liri-dashës në Iran e kremtojnë ditën e studentëve çdo vit për të përkujtuar studentët që kanë dhënë jetën përgjatë viteve për lirinë e Iranit, si dhe studentët e tjerë që përballen me burgosjen, torturën, apo forma të tjera të shtypjes.

Fillimisht ai u dënua me 10 muaj burg dhe 74 goditje me kamxhik, i akuzuar për “prishje të rendit publik përmes pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme.”
Foad Enayati u arrestua në fillim të vjeshtës së 2019-ës gjatë një proteste, së bashku me dy qytetarë të tjerë, Faramarz Shariati dhe Mobin Khosravi. Ai u lirua përkohësisht me kusht pas mbarimit të marrjes në pyetje.
Regjimi iranian ka dhënë dënime me kamxhik edhe për protestuesit e arrestuar gjatë kryengritjeve të nëntorit 2019.
Siavosh Nourozi Jafarlou, student për dizajn grafik në Universitetin e Shirazit, është dënuar me tetë vite burg dhe 74 goditje me kamxhik për shkak se ka protestuar ndaj rrëzimit të një avioni ukrainas pasagjerësh nga Irani.

Assadi dhe bashkëpunëtorët e tij, NasimehNaami, Amir Sadouni, dhe Mehrdad Arefani, janë arrestuar para se të mund të shpërthenin një bombë në tubimin e përvitshëm të opozitës iraniane në 2018 në Paris.
Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka qenë shënjestra kryesore e këtij komploti me bombë. Krahas zonjës Rajavi, në tubimin “Irani i Lirë” të NCRI-së në 2018-ën në Paris merrnin pjesë qindra politikanë të shquar nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara. Mbi 100,000 njerëz morën pjesë në tubimin “Irani i Lirë.”
Njëkohësisht me seancën e gjyqit, Simay-e Azadi, një rrjet satelitor televiziv i opozitës, intervistoi dhjetëra politikanë të shquar, disa prej të cilëve janë mes paditësve civilë të kësaj çështjeje.
Thirrje për anullimin e dënimit me vdekje të Hamed Qarah Oghlaei, lirimin e të burgosurve politikë, dhe për një vizitë të një delegacioni ndërkombëtar në burgjet iranianeNë një akt kriminal, regjimi klerikal ka dënuar të burgosurin politik Hamed QarahOghlaei me vdekje dhe me 13 vite e tre muaj burg. Dënimi me vdekje është për “anëtarësinë në Mojahedin-e Khalq (MEK)” ndërsa dënimi me 13 vite e tre muaj burg është për “pjesëmarrje në mësime ushtarake, sulmet ndaj bazave të Basij, propagandë kundër shtetit, blasfemi, dhe fyerje” ndaj Khamenei-t. Hamed, i cili vuan nga epilepsia, është arrestuar nga Ministria e Inteligjencës në qershor dhe është transferuar në burgun e Urmia-s pak javë më vonë.
Ndërkohë, shumë mbështetës e familjarë të MEK të arrestuar në përvjetorin e kryengritjes së nëntorit janë ende në burg. Arrestimet e tyre janë nxitur nga frika që regjimi ka nga shpërthimi i protestave popullore.
Shkruar nga Mohammad Sadat Khansari
3 Dhjetor 2020

Sot zhvillohet seanca e dytë e gjyqit në Belgjikë për diplomatin terrorist të Iranit, Assadollah Assadi, dhe tre bashkëpunëtorët e tij, të akuzuar në lidhje me komplotin e parandaluar me bombë kundër tubimit të përvitshëm Irani i Lirë të Rezistencës Iraniane në 2018-ën. Në seancën e parë, prokurorët kërkuan një dënim me 20 vite për Assadi, 18 vite për Amir Saadouni dhe Nasimeh Naami, dhe 15 vite për Mehrdad Arefani.
Prokurorët kërkuan gjithashtu që Naami-t, Saadouni-t, dhe Arefani-t t’u hiqet shtetësia belge.
Prokurori theksoi se shënjestra kryesore në këtë komplot të dështuar ishte Presidentja e zgjedhur e opozitës iraniane, Maryam Rajavi. Ai nënvizoi gjithashtu se Assadi i kishte udhëzuar Saadouni-n dhe Naami-n që ta instalonin bombën sa më afër zonjës Rajavi që të ishte e mundur.
Të gjitha provat tregojnë se këtë operacion me bombë e ka komanduar Assadi. Komplotin me bombë të 2018-ës kundër tubimit Irani i Lirë të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) e kanë urdhëruar dhe miratuar autoritetet më të larta të regjimit.
Duke shpjeguar se si Assadi është arrestuar në Gjermani, prokurori theksoi se ai nuk gëzon imunitet diplomatik.
Prokurori theksoi gjithashtu se regjimi nuk e ka lejuar Assadi-n të marrë pjesë në seancën e parë të gjyqit, të bashkëpunojë, apo t’u përgjigjet pyetjeve, gjë që tregon se vetë Teherani qëndron prapa këtij operacioni terrorist.
Meqë Assadi punonte me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit dhe e ka përdorur mbulimin e tij diplomatik për këtë operacion terrorist, kjo nuk ka qenë iniciativë e vetëm një njeriu, dhe në komplot ka qenë i përfshirë i gjithë regjimi.
Të enjten, më 3 dhjetor, delegacioni i Rezistencës Iraniane, i kryesuar nga Z. Farzin Hashemi, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së, mbajti një konferencë të shkurtër për shtyp përpara fillimit të gjyqit. Më poshtë vijon teksti i fjalimit të Z. Hashemi:
Farzin Hashemi, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së, mban një konferencë të shkurtër për shtyp

Shoqata për Mbrojtjen e Viktimave të Terrorizmit (ADVT) është themeluar nga Ministria iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) dhe është e mbushur me agjentë të kësaj ministrie që kanë për qëllim të sajojnë akuzime kriminale kundër PMOI/MEK dhe të mos e lejojnë atë organizatë që të hiqet nga listat e zeza në Europë e në Shtetet e Bashkuara.

NSC ka shpallur gjithashtu se midis viteve 2016 dhe 2019 janë regjistruar rreth 130,000 martesa fëmijësh nën 14 vjeç. Kjo do të thotë se ka 43,300 martesa fëmijësh nën-14 vjeç në vit.

Koronavirusi i ri, i njohur gjithashtu si COVID-19, ua ka marrë jetën mbi 174,700 njerëzve në mbarë Iranin, sipas opozitës iraniane PMOI/MEK
Mbi 174,700 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi i ri në 465 qytete të shpërndara në të 31 provincat e Iranit, sipas raporteve të mbledhura nga opozita iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), deri mbasditen e së mërkurës sipas kohës lokale, 2 dhjetor. Numri zyrtar i vdekjeve i deklaruar nga regjimi qëndron në shifrën 48,990, afërsisht një e katërta e shifrës së vërtetë.
PËRMBAJTJA E KËSAJ FAQEJE DO TË PËRDITËSOHET ME TË REJAT MË TË FUNDIT
Delegacioni i rezistencës iraniane mbajti një konferencë për shtyp përpara gjykatës.
Sot nisi seanca e dytë e gjyqit në Belgjikë. Në seancën e parë, prokurorët kërkuan një dënim me 20 vite burg për diplomatin terrorist të regjimit iranian, Assadolah Assadi. Dënimi me burg i kërkuar për tre terroristët e tjerë ishte 18 vite për Amir Saadouni dhe Nasimeh Naami, dhe 15 vite për Mehrdad Arefani.
Prokurorët kërkuan gjithashtu që këtyre tre personave të fundit t’u hiqet shtetësia belge.
Shënjestra më e rëndësishme në këtë komplot të parandaluar me bombë ishte Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, Maryam Rajavi, dhe Saadouni-t e Naami-t u ishte thënë ta instalonin bombën sa më afër saj, theksuan prokurorët.
Të gjitha provat e mbledhura tregojnë se këtë operacion me bombë e ka komanduar Assadi, sipas prokurorëve.
Duke shpjeguar se si Assadi është arrestuar në Gjermani, prokurorët theksuan se ai nuk gëzon imunitet diplomatik.
Fakti që regjimi iranian nuk e lejoi Assadi-n të merrte pjesë në seancën e parë të këtij gjyqi, të bashkëpunonte, apo t’u përgjigjej pyetjeve, tregon se Teherani vetë qëndron prapa këtij operacioni terrorist.
Meqë Assadi punonte me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit, nuk mund të pretendohet se ky operacion ka qenë iniciativë e vetëm një personi, dhe në komplot ka qenë i përfshirë i gjithë regjimi.