Një gjykatë apeli në qytetin perëndimor Sanandaj ka dënuar shtetasin Kurd Foad Enayati me dy vite dënim të pezulluar.
Fillimisht ai u dënua me 10 muaj burg dhe 74 goditje me kamxhik, i akuzuar për “prishje të rendit publik përmes pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme.”
Foad Enayati u arrestua në fillim të vjeshtës së 2019-ës gjatë një proteste, së bashku me dy qytetarë të tjerë, Faramarz Shariati dhe Mobin Khosravi. Ai u lirua përkohësisht me kusht pas mbarimit të marrjes në pyetje.
Regjimi iranian ka dhënë dënime me kamxhik edhe për protestuesit e arrestuar gjatë kryengritjeve të nëntorit 2019.
Siavosh Nourozi Jafarlou, student për dizajn grafik në Universitetin e Shirazit, është dënuar me tetë vite burg dhe 74 goditje me kamxhik për shkak se ka protestuar ndaj rrëzimit të një avioni ukrainas pasagjerësh nga Irani.