Saturday, July 27, 2024

Iran: Arrestohen Familjarë e Mbështetës të MEK dhe Jepet Dënim me Vdekje nga Frika e një Kryengritjeje

 

Thirrje për anullimin e dënimit me vdekje të Hamed Qarah Oghlaei, lirimin e të burgosurve politikë, dhe për një vizitë të një delegacioni ndërkombëtar në burgjet iraniane

Në një akt kriminal, regjimi klerikal ka dënuar të burgosurin politik Hamed QarahOghlaei me vdekje dhe me 13 vite e tre muaj burg. Dënimi me vdekje është për “anëtarësinë në Mojahedin-e Khalq (MEK)” ndërsa dënimi me 13 vite e tre muaj burg është për “pjesëmarrje në mësime ushtarake, sulmet ndaj bazave të Basij, propagandë kundër shtetit, blasfemi, dhe fyerje” ndaj Khamenei-t. Hamed, i cili vuan nga epilepsia, është arrestuar nga Ministria e Inteligjencës në qershor dhe është transferuar në burgun e Urmia-s pak javë më vonë.

Ndërkohë, shumë mbështetës e familjarë të MEK të arrestuar në përvjetorin e kryengritjes së nëntorit janë ende në burg. Arrestimet e tyre janë nxitur nga frika që regjimi ka nga shpërthimi i protestave popullore.