Thursday, March 28, 2024

Politikanë të Shquar Nxisin Komunitetin Ndërkombëtar që të Ndërmarrë Veprime të Rrepta Kundër Terrorizmit të Iranit

E enjtja shënoi ditën e dytë të gjyqit në Anversa të Belgjikës për Assadollah Assadi, diplomatin e burgosur terrorist të Iranit, dhe tre bashkëpunëtorët e tij.

Assadi dhe bashkëpunëtorët e tij, NasimehNaami, Amir Sadouni, dhe Mehrdad Arefani, janë arrestuar para se të mund të shpërthenin një bombë në tubimin e përvitshëm të opozitës iraniane në 2018 në Paris.

Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka qenë shënjestra kryesore e këtij komploti me bombë. Krahas zonjës Rajavi, në tubimin “Irani i Lirë” të NCRI-së në 2018-ën në Paris merrnin pjesë qindra politikanë të shquar nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara. Mbi 100,000 njerëz morën pjesë në tubimin “Irani i Lirë.”

Njëkohësisht me seancën e gjyqit, Simay-e Azadi, një rrjet satelitor televiziv i opozitës, intervistoi dhjetëra politikanë të shquar, disa prej të cilëve janë mes paditësve civilë të kësaj çështjeje.