Tuesday, January 31, 2023

Diplomati Iranian Gjykohet në Belgjikë për Akuza Terrorizmi

 

Shkruar nga Mohammad Sadat Khansari

3 Dhjetor 2020

Delegacioni i rezistencës iraniane mbajti një konferencë për shtyp përpara gjykatës

Sot zhvillohet seanca e dytë e gjyqit në Belgjikë për diplomatin terrorist të Iranit, Assadollah Assadi, dhe tre bashkëpunëtorët e tij, të akuzuar në lidhje me komplotin e parandaluar me bombë kundër tubimit të përvitshëm Irani i Lirë të Rezistencës Iraniane në 2018-ën. Në seancën e parë, prokurorët kërkuan një dënim me 20 vite për Assadi, 18 vite për Amir Saadouni dhe Nasimeh Naami, dhe 15 vite për Mehrdad Arefani.

Prokurorët kërkuan gjithashtu që Naami-t, Saadouni-t, dhe Arefani-t t’u hiqet shtetësia belge.

Prokurori theksoi se shënjestra kryesore në këtë komplot të dështuar ishte Presidentja e zgjedhur e opozitës iraniane, Maryam Rajavi. Ai nënvizoi gjithashtu se Assadi i kishte udhëzuar Saadouni-n dhe Naami-n që ta instalonin bombën sa më afër zonjës Rajavi që të ishte e mundur.

Të gjitha provat tregojnë se këtë operacion me bombë e ka komanduar Assadi. Komplotin me bombë të 2018-ës kundër tubimit Irani i Lirë të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) e kanë urdhëruar dhe miratuar autoritetet më të larta të regjimit.

Duke shpjeguar se si Assadi është arrestuar në Gjermani, prokurori theksoi se ai nuk gëzon imunitet diplomatik.

Prokurori theksoi gjithashtu se regjimi nuk e ka lejuar Assadi-n të marrë pjesë në seancën e parë të gjyqit, të bashkëpunojë, apo t’u përgjigjet pyetjeve, gjë që tregon se vetë Teherani qëndron prapa këtij operacioni terrorist.

Meqë Assadi punonte me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit dhe e ka përdorur mbulimin e tij diplomatik për këtë operacion terrorist, kjo nuk ka qenë iniciativë e vetëm një njeriu, dhe në komplot ka qenë i përfshirë i gjithë regjimi.

Të enjten, më 3 dhjetor, delegacioni i Rezistencës Iraniane, i kryesuar nga Z. Farzin Hashemi, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së, mbajti një konferencë të shkurtër për shtyp përpara fillimit të gjyqit. Më poshtë vijon teksti i fjalimit të Z. Hashemi:

Farzin Hashemi, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së, mban një konferencë të shkurtër për shtyp