Një gjykatë apeli në qytetin perëndimor Sanandaj ka dënuar shtetasin Kurd Foad Enayati me dy vite dënim të pezulluar.
Fillimisht ai u dënua me 10 muaj burg dhe 74 goditje me kamxhik, i akuzuar për “prishje të rendit publik përmes pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme.”
Foad Enayati u arrestua në fillim të vjeshtës së 2019-ës gjatë një proteste, së bashku me dy qytetarë të tjerë, Faramarz Shariati dhe Mobin Khosravi. Ai u lirua përkohësisht me kusht pas mbarimit të marrjes në pyetje.
Regjimi iranian ka dhënë dënime me kamxhik edhe për protestuesit e arrestuar gjatë kryengritjeve të nëntorit 2019.
Siavosh Nourozi Jafarlou, student për dizajn grafik në Universitetin e Shirazit, është dënuar me tetë vite burg dhe 74 goditje me kamxhik për shkak se ka protestuar ndaj rrëzimit të një avioni ukrainas pasagjerësh nga Irani.
E enjtja shënoi ditën e dytë të gjyqit në Anversa të Belgjikës për Assadollah Assadi, diplomatin e burgosur terrorist të Iranit, dhe tre bashkëpunëtorët e tij.
Assadi dhe bashkëpunëtorët e tij, NasimehNaami, Amir Sadouni, dhe Mehrdad Arefani, janë arrestuar para se të mund të shpërthenin një bombë në tubimin e përvitshëm të opozitës iraniane në 2018 në Paris.
Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka qenë shënjestra kryesore e këtij komploti me bombë. Krahas zonjës Rajavi, në tubimin “Irani i Lirë” të NCRI-së në 2018-ën në Paris merrnin pjesë qindra politikanë të shquar nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara. Mbi 100,000 njerëz morën pjesë në tubimin “Irani i Lirë.”
Njëkohësisht me seancën e gjyqit, Simay-e Azadi, një rrjet satelitor televiziv i opozitës, intervistoi dhjetëra politikanë të shquar, disa prej të cilëve janë mes paditësve civilë të kësaj çështjeje.
Thirrje për anullimin e dënimit me vdekje të Hamed Qarah Oghlaei, lirimin e të burgosurve politikë, dhe për një vizitë të një delegacioni ndërkombëtar në burgjet iraniane
Në një akt kriminal, regjimi klerikal ka dënuar të burgosurin politik Hamed QarahOghlaei me vdekje dhe me 13 vite e tre muaj burg. Dënimi me vdekje është për “anëtarësinë në Mojahedin-e Khalq (MEK)” ndërsa dënimi me 13 vite e tre muaj burg është për “pjesëmarrje në mësime ushtarake, sulmet ndaj bazave të Basij, propagandë kundër shtetit, blasfemi, dhe fyerje” ndaj Khamenei-t. Hamed, i cili vuan nga epilepsia, është arrestuar nga Ministria e Inteligjencës në qershor dhe është transferuar në burgun e Urmia-s pak javë më vonë.
Ndërkohë, shumë mbështetës e familjarë të MEK të arrestuar në përvjetorin e kryengritjes së nëntorit janë ende në burg. Arrestimet e tyre janë nxitur nga frika që regjimi ka nga shpërthimi i protestave popullore.
Delegacioni i rezistencës iraniane mbajti një konferencë për shtyp përpara gjykatës
Sot zhvillohet seanca e dytë e gjyqit në Belgjikë për diplomatin terrorist të Iranit, Assadollah Assadi, dhe tre bashkëpunëtorët e tij, të akuzuar në lidhje me komplotin e parandaluar me bombë kundër tubimit të përvitshëm Irani i Lirë të Rezistencës Iraniane në 2018-ën. Në seancën e parë, prokurorët kërkuan një dënim me 20 vite për Assadi, 18 vite për Amir Saadouni dhe Nasimeh Naami, dhe 15 vite për Mehrdad Arefani.
Prokurorët kërkuan gjithashtu që Naami-t, Saadouni-t, dhe Arefani-t t’u hiqet shtetësia belge.
Prokurori theksoi se shënjestra kryesore në këtë komplot të dështuar ishte Presidentja e zgjedhur e opozitës iraniane, Maryam Rajavi. Ai nënvizoi gjithashtu se Assadi i kishte udhëzuar Saadouni-n dhe Naami-n që ta instalonin bombën sa më afër zonjës Rajavi që të ishte e mundur.
Të gjitha provat tregojnë se këtë operacion me bombë e ka komanduar Assadi. Komplotin me bombë të 2018-ës kundër tubimit Irani i Lirë të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) e kanë urdhëruar dhe miratuar autoritetet më të larta të regjimit.
Duke shpjeguar se si Assadi është arrestuar në Gjermani, prokurori theksoi se ai nuk gëzon imunitet diplomatik.
Prokurori theksoi gjithashtu se regjimi nuk e ka lejuar Assadi-n të marrë pjesë në seancën e parë të gjyqit, të bashkëpunojë, apo t’u përgjigjet pyetjeve, gjë që tregon se vetë Teherani qëndron prapa këtij operacioni terrorist.
Meqë Assadi punonte me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit dhe e ka përdorur mbulimin e tij diplomatik për këtë operacion terrorist, kjo nuk ka qenë iniciativë e vetëm një njeriu, dhe në komplot ka qenë i përfshirë i gjithë regjimi.
Të enjten, më 3 dhjetor, delegacioni i Rezistencës Iraniane, i kryesuar nga Z. Farzin Hashemi, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së, mbajti një konferencë të shkurtër për shtyp përpara fillimit të gjyqit. Më poshtë vijon teksti i fjalimit të Z. Hashemi:
Farzin Hashemi, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së, mban një konferencë të shkurtër për shtyp
Në 2007-ën, regjimi iranian krijoi një organizatë, nën petkun e një Organizate Jo-Qeveritare (OJQ), me qëllimin e vetëm për të demonizuar grupin opozitar Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).
Shoqata për Mbrojtjen e Viktimave të Terrorizmit (ADVT) është themeluar nga Ministria iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) dhe është e mbushur me agjentë të kësaj ministrie që kanë për qëllim të sajojnë akuzime kriminale kundër PMOI/MEK dhe të mos e lejojnë atë organizatë që të hiqet nga listat e zeza në Europë e në Shtetet e Bashkuara.
Statistikat mbi martesat e fëmijëve në Iran – Sipas raportit tre-mujor të Qendrës Kombeëtare të Statistikave të Iranit (NSC), mbi 7,000 vajza nën moshën 14 vjeç janë martuar në Iran nga prilli deri në qershor të 2020-ës. Shifra e publikuar nga NCS për numrin e vajzave të martuara në moshën nga 10 deri në 14 vjeç është, saktësisht, 7323. Gjatë po kësaj periudhe është regjistruar gjithashtu martesa e një vajze nën moshën 10 vjeç. (Raporti i NCS – 30 nëntor 2020)
NSC ka shpallur gjithashtu se midis viteve 2016 dhe 2019 janë regjistruar rreth 130,000 martesa fëmijësh nën 14 vjeç. Kjo do të thotë se ka 43,300 martesa fëmijësh nën-14 vjeç në vit.
Koronavirusi i ri, i njohur gjithashtu si COVID-19, ua ka marrë jetën mbi 174,700 njerëzve në mbarë Iranin, sipas opozitës iraniane PMOI/MEK
Mbi 174,700 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi i ri në 465 qytete të shpërndara në të 31 provincat e Iranit, sipas raporteve të mbledhura nga opozita iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), deri mbasditen e së mërkurës sipas kohës lokale, 2 dhjetor. Numri zyrtar i vdekjeve i deklaruar nga regjimi qëndron në shifrën 48,990, afërsisht një e katërta e shifrës së vërtetë.
Iran’s regime chooses survival over public health amid coronavirus outbreak
PËRMBAJTJA E KËSAJ FAQEJE DO TË PËRDITËSOHET ME TË REJAT MË TË FUNDIT
Diplomati i regjimit iranian në gjyq
Delegacioni i rezistencës iraniane mbajti një konferencë për shtyp përpara gjykatës.
Sot nisi seanca e dytë e gjyqit në Belgjikë. Në seancën e parë, prokurorët kërkuan një dënim me 20 vite burg për diplomatin terrorist të regjimit iranian, Assadolah Assadi. Dënimi me burg i kërkuar për tre terroristët e tjerë ishte 18 vite për Amir Saadouni dhe Nasimeh Naami, dhe 15 vite për Mehrdad Arefani.
Prokurorët kërkuan gjithashtu që këtyre tre personave të fundit t’u hiqet shtetësia belge.
Shënjestra më e rëndësishme në këtë komplot të parandaluar me bombë ishte Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, Maryam Rajavi, dhe Saadouni-t e Naami-t u ishte thënë ta instalonin bombën sa më afër saj, theksuan prokurorët.
Të gjitha provat e mbledhura tregojnë se këtë operacion me bombë e ka komanduar Assadi, sipas prokurorëve.
Duke shpjeguar se si Assadi është arrestuar në Gjermani, prokurorët theksuan se ai nuk gëzon imunitet diplomatik.
Fakti që regjimi iranian nuk e lejoi Assadi-n të merrte pjesë në seancën e parë të këtij gjyqi, të bashkëpunonte, apo t’u përgjigjej pyetjeve, tregon se Teherani vetë qëndron prapa këtij operacioni terrorist.
Meqë Assadi punonte me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit, nuk mund të pretendohet se ky operacion ka qenë iniciativë e vetëm një personi, dhe në komplot ka qenë i përfshirë i gjithë regjimi.
Këngëtarja e famshme iraniane Ramesh është ndarë nga jeta në Los Angeles të Kalifornisë më 30 nëntor 2020. Ajo ka qenë një nga këngëtaret më të dashura për popullin në Iran gjatë viteve 1960 dhe 70.
Këngëtarja e famshme iraniane Ramesh lindi në 1946-ën në Teheran. Emri i saj në lindje ishte Azar Mohebbi Tehrani. Ajo e nisi karrierën e muzikës në vitin 1964 në një program të muzikës klasike në radio.
Kënga me titull “Lumi,” e frymëzuar nga tregimi i famshëm “Peshku i vogël i zi,” është një nga trashëgimitë e saj më të mëdha.
Ramesh këndoi dy këngë në 1979-ën dhe në 1980-ën në Iran. Por pas vënies së kufizimeve mbi këngëtaret femra nga regjimi klerikal, ajo u detyrua të largohej nga vendi. Ajo dha një koncert në Europë, dhe më pas hoqi dorë nga këndimi në protestë ndaj ndalimit që regjimi klerikal kishte vendosur për këngëtaret femra.
Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, Maryam Rajavi, u ka shprehur ngushëllimet e saj bashkatdhetarëve admirues të Ramesh, dhe komunitetit të artit në Iran.
Më 1 dhjetor, faqja Hamshahri Online raportoi se kufoma e shtatë-vjeçarit Seyed Ali-Asghar Mousavizadeh ishte gjetur në bregun e portit Dayyer. Pak kohë më parë, edhe vëllai 11-vjeçar i Ali-Asghar, Mohammad, pati kryer vetëvrasje për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme si tabletët dhe smartfonët, për pjesëmarrje në klasat mësimore online.
“Mbrëmjen e djeshme, banorët vendas na e pohuan me fjalë mbytjen e një fëmije shtatë-vjeçar në vendin e peshkimit të portit Dayyer në provincën Bushehr. Forcat shpëtuese të Bazës së Shpëtimit Detar të Dayyer u dërguan menjëherë në zonë. Ata nxorën nga uji kufomën e një fëmije të mbytur dhe ia dorëzuan atë urgjencës 115,” raporton agjencia e lajmeve ILNA.
Një nga pjesëtarët e stafit të urgjencës në Dayyer ka thënë, “Mbërritën në vendngjarje 30 minuta pas ndodhisë.” Provat dhe dëshmitarët okularë deklarojnë se fëmija i ndjerë është vëllai i vogël i Seyed Mohammad Mousavizadeh. Mohammad kishte kryer vetëvrasje për shkak të mungesës së një tableti, sipas rrjeteve sociale.
Pas shpërthimit të koronavirusit në Iran, autoritetet kanë treguar neglizhencë në trajtimin e krizës. Në prill, ndonëse vendi nuk kishte arritur në një pikë të pranueshme në vënien nën kontroll të virusit, zyrtarët i hoqën kufizimet dhe masat parandaluese, duke çuar kështu në valën e dytë të virusit vdekjeprurës. Sunduesit praktikisht i kanë detyruar qytetarët të zgjedhin midis vdekjes nga uria dhe asaj nga sëmundja.