
Merret në shënjestër baza e forcave Basij në Shahriar dhe posteri i madh i Khamenei-t
Të enjtën më 17 dhjetor, si përgjigje ndaj shkatërrimit të shtëpive të banorëve të varfër në Dehloran dhe Tabriz, të rinjtë e rebeluar morën në shënjestër qendrën plaçkitëse të mullahëve, të njohur si “Komiteti i Lehtësimit i Imamit” në Boroujerd, dhe i vunë zjarrin hyrjes së ndërtesës.
Në të njëjtën kohë, të rinjtë e rebeluar i vunë flakën edhe hyrjes së bazës së forcave Basij të Gardës Revolucionare në Shahriar. Të rinjtë i kanë vënë flakën edhe posterit të madh të Khamenei-t në Dorud.
Sulmimi i simboleve të represionit e plaçkitjes të mullahëve është mirëpritur nga banorët e zonës.









