Thursday, March 28, 2024

Iran: Dhjetëra Greva e Protesta nga Punëtorët dhe Personat me Paga të Ulëta

 

Municipality workers of Ilam hold protest rally Punëtorët e bashkisë së Ilam zhvillojnë protestë përpara zyrave të ministrisë së drejtësisë

Gjatë javës së fundit, në shumë qytete të vendit janë zhvilluar dhjetëra greva e protesta nga punëtorë e persona me paga të ulëta, të cilët protestojnë kundër mos-marrjes së rrogave për muaj të tërë, mungesës së siguracionit, dhe pagave të vonuara.
Këto protesta, disa prej të cilave kanë zgjatur për disa ditë, përfshijnë: një protestë nga punëtorët e Bashkisë së Omidiyeh përpara zyrës së guvernatorit kundër faktit që nuk ua kanë paguar për tetë muaj rrogat dhe benefitet; një protestë nga punëtorët e bashkisë së Khorramshahr dhe Hoseyniye për faktin se nuk i kanë marrë rrogat, benefitet dhe pagesat e siguracioneve për tetë muaj, një protestë nga punëtorët e Departamentit të Ujit dhe Kanalizimeve kundër mos-marrjes së rrogave, një protestë nga punëtorët e kompanisë Ahvaz Keyson kundër mos-marrjes së rrogave për 20-muaj, një protestë nga punëtorët e Mapna (Faza 19 e Rafinerisë së 10-të në Kangan) kundër mungesës së masave parandaluese për COVID-19, një grevë nga punëtorët e Kompanisë AtiehSazan Persia në Kangan kundër uljes së pagave, një grevë nga disa punëtorë të Kompanisë Petrokimike Sapik Asaluyeh, një tubim nga punëtorët e hequr nga puna të Fabrikës së Xhamit Kaveh në Saveh, si dhe një grumbullim të punëtorëve të bashkisë së Ilam përpara zyrave të gjyqësorit në qytet për të protestuar ndaj faktit që nuk u janë paguar rrogat dhe paratë që u takojnë.