Sunday, February 5, 2023

Paralajmërimet e Zyrtarëve Iranianë dhe Perspektivat e Regjimit

 

Iran, IRGC, Iran Protests, mek, coronavirus, war, khameneiLideri suprem i regjimit iranian, Ali Khamenei, në një fjalim të mërkurën, i paralajmëroi zyrtarët e regjimit të tij se po përçahen. Në të njëjtën linjë me Khamenei-n, edhe zyrtarë të tjerë të regjimit dhe media shtetërore kanë shprehur frikë.

Ata kanë shprehur shqetësim veçanërisht lidhur me krizat shoqërore dhe ekonomike, të tilla si inflacioni i shfrenuar, varfëria, kriza e Covid-19, korrupsioni i institucionalizuar i regjimit, dhe hendeku i stërmadh midis shtresave shoqërore.

Zyrtarët kanë paralajmëruar gjithashtu njëri-tjetrin lidhur me ndikimin në rritje të Rezistencës Iraniane.
Keqmenaxhimi ekonomik i regjimit ka arritur në një pikë ku “shtatë nga 10 klasa qytetarësh janë poshtë pragut të varfërisë, dhe pragu i varfërisë për një familje prej pesë vetash llogaritet në vlerën dhjetë milion toman,” sipas të përditshmes shtetërore Hamdeli më 19 dhjetor.

Kështu, zyrtarët e regjimit janë të tmerruar nga mundësia e një kryengritjeje tjetër. “Po përballemi me lëvizjen e të varfërve. Po nëse ky trend vazhdon? Klasat e ulëta, të cilat përbëjnë gjysmën e shoqërisë iraniane, janë jashtëzakonisht të pakënaqura dhe nën presion. Ato do të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimet [kryengritjet] e ardhshme,” shkruan shtetërorja Sharq më 19 dhjetor.

Ndërkohë që njerëzit vuajnë nga varfëria, zyrtarët e regjimit dhe të afërmit e tyre gëzojnë një jetë plot luks, duke plaçkitur pasurinë e popullit. Si rrjedhim, hendeku shoqëror është zgjeruar. “Njerëzve u kanë ardhur në majë të hundës vjedhjet, papunësia, inflacioni i shfrenuar, aktet e turpshme të fëmijëve të autoriteteve, varfëria, hendeku i madh shoqëror, dhe spastrimi gradual i klasës së mesme,” thotë Shahriyar Mandani-pour, një ekonomist i regjimit, të shtunën.