Sunday, February 5, 2023

Kushte të egra e të dhimbshme në Burgun Qendror të Tabriz, në Iranin veri-perëndimor

 

Central Prison of TabrizRaporte të reja nga Irani flasin për kushte të egra e të dhimbshme në Burgun Qendror të Tabriz, qendër e provincës veri-perëndimore të Azerbaixhanit Lindor.

Burgu Qendror i Tabriz ndodhet në kryqëzim të Bulevardit Rahnamaii në drejtim të Kouy-e Vali Asr. Ai ngrihet përbri Departamentit të Drejtësisë të Azerbaixhanit Lindor. Burgu Qendror i Tabriz është burgu më i madh në provincë.

Në kundërshtim me pretendimet e zyrtarëve të drejtësisë e të burgut, nuk ka pavijone të pastra në këtë burg. Autoritetet e burgut shpërndajnë droga narkotike tek të burgosurit nën varësi përmes agjentëve të tyre nga ora 8.30 e mëngjesit deri në mesnatë. Këto droga përfshijnë tableta B2, LSD dhe Metadon.