Agjentë të Ministrisë së Inteligjencës të regjimit klerikal kanë shkatërruar varrin e Navid Afkari, kampionit të mundjes të cilin e ekzekutuan me nxitim më 12 shtator, 2020.
Pak orë pas arrestimit të babait dhe vëllait të Navid Afkari pranë varrit të tij, Elham Afkari, e motra, shpalli se varri i vëllait të saj ishte shkatërruar.
Të enjten më 17 dhjetor, babai dhe vëllai i kampionit të mundjes Navid Afkari, u arrestuan pasi kishin shkuar të pastronin varrin dhe ta përgatisnin atë për vendosjen e një guri varri.
Pak orë më vonë, Elham Afkari, motra e Navid-it, postoi një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku thoshte se varri i vëllait të saj ishte shkatërruar.
Ajo shkruante: “Frikësoni, shkatërroni, arrestoni! Çfarë do të bëni me kujtimin e Navid-it në zemrat e të gjithëve?”
Familjes Afkari po u bëhet presion nga shërbimet e inteligjencës që të mos vendosin gur varri në varrin e birit të tyre.
Elham Afkari shkruan gjithashtu në postimin e saj në Instagram se: “Kjo nuk është fushë beteje. Ky është varri i Navid-it tonë. Ata e kanë sulmuar dhe shkatërruar.”