
Ata kanë shprehur shqetësim veçanërisht lidhur me krizat shoqërore dhe ekonomike, të tilla si inflacioni i shfrenuar, varfëria, kriza e Covid-19, korrupsioni i institucionalizuar i regjimit, dhe hendeku i stërmadh midis shtresave shoqërore.
Zyrtarët kanë paralajmëruar gjithashtu njëri-tjetrin lidhur me ndikimin në rritje të Rezistencës Iraniane.
Keqmenaxhimi ekonomik i regjimit ka arritur në një pikë ku “shtatë nga 10 klasa qytetarësh janë poshtë pragut të varfërisë, dhe pragu i varfërisë për një familje prej pesë vetash llogaritet në vlerën dhjetë milion toman,” sipas të përditshmes shtetërore Hamdeli më 19 dhjetor.
Kështu, zyrtarët e regjimit janë të tmerruar nga mundësia e një kryengritjeje tjetër. “Po përballemi me lëvizjen e të varfërve. Po nëse ky trend vazhdon? Klasat e ulëta, të cilat përbëjnë gjysmën e shoqërisë iraniane, janë jashtëzakonisht të pakënaqura dhe nën presion. Ato do të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimet [kryengritjet] e ardhshme,” shkruan shtetërorja Sharq më 19 dhjetor.
Ndërkohë që njerëzit vuajnë nga varfëria, zyrtarët e regjimit dhe të afërmit e tyre gëzojnë një jetë plot luks, duke plaçkitur pasurinë e popullit. Si rrjedhim, hendeku shoqëror është zgjeruar. “Njerëzve u kanë ardhur në majë të hundës vjedhjet, papunësia, inflacioni i shfrenuar, aktet e turpshme të fëmijëve të autoriteteve, varfëria, hendeku i madh shoqëror, dhe spastrimi gradual i klasës së mesme,” thotë Shahriyar Mandani-pour, një ekonomist i regjimit, të shtunën.







Punëtorët e bashkisë së Ilam zhvillojnë protestë përpara zyrave të ministrisë së drejtësisë
Dehloran – Shkatërrohen shtëpitë e të varfërve nga forcat represive të bashkisë e të Sigurisë së Shtetit – 17 dhjetor 2020
Borujerd – Komiteti i Lehtësimit i Imamit, qendër për plaçkitje dhe represion, gjithashtu bazë e forcave represive të IRGC – 17 dhjetor 2020
Dehloran – Shkatërrimi i shtëpive të banorëve të varfër nga forcat represive të bashkisë e Sigurisë së Shtetit – 17 dhjetor 2020
Shahriar – Djegia e bazës së forcave represive Basij – 17 dhjetor 2020
Dorud – Djegia e posterit të Khamenei-t – 17 dhjetor 2020
Kanë dalë në dritë detaje të reja mbi sulmin ndaj të burgosurave politike në 
Të premten, më 18 dhjetor, The Associated Press 
Agjentë të Ministrisë së Inteligjencës të regjimit klerikal kanë shkatërruar varrin e Navid Afkari, kampionit të mundjes të cilin 