Elias Ghalandar-Zehi (majtas), Hassan Dehvari (djathtas) dhe Omid Mahmoud-Zehi janë varur në burgun e Zahedan
Znj. Rajavi: Ekzekutimet e njëpasnjëshme të të burgosurve politikë Baluch janë të barasvlefshme me masakrimin e të burgosurve politikë, si dhe janë krime në vazhdim kundër njerëzimit
Të dielën, më 3 janar 2021, regjimi klerikal vari dy të burgosur politikë, Hassan Dehvari dhe Elias Ghalandar-Zehi, pasi i kishte mbajtur të burgosur për shtatë vite në burgun e Zahedan. Një tjetër i person me emrin Omid Mahmoud-Zehi, i burgosur që në 2015-ën, është varur njëkohësisht në të njëjtin burg.
Dehvari dhe Ghalandar-Zehi ishin arrestuar në prill 2014 dhe ishin dënuar me vdekje në dhjetor 2016. Agjencia e lajmeve e lidhur me Forcat Quds të IRGC-së, Tasnim, shkroi sot se: “Hassan Dehvari dhe Elias Ghalandar-Zehi janë ekzekutuar për pjesëmarrje në veprime terroriste.”
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka dënuar fuqishëm këto ekzekutime. Ajo i ka përshkruar ekzekutimet e njëpasnjëshme të të burgosurve politikë Baluch, ekzekutime të kryera pas shumë vitesh burgim, si të barasvlefshme me masakrimin e të burgosurve politikë dhe një krim kundër njerëzimit. Znj. Rajavi i ka bërë thirrje edhe një herë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të marrë masa lidhur me këtë.




Të enjten, Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut nxori një deklaratë ku dënon ekzekutimin e një 
Zëvendës Drejtori i Policisë, Qasem Rezaei




Iran, Impianti i Pasurimit të Lëndës Djegëse në Fordo
Ditën e fundit të 2020-ës, iranianë nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë i vazhduan
Tubim i Aksionerëve të Dey Bank
“Thirrje për t’u ngritur për përmbysjen e regjimit klerikal.”
Teheran – Vendosja e posterave dhe shkrimi i slloganeve nga mbështetësit e MEK dhe Njësitë e Rezistencës: “Poshtë Khamenei, rroftë Rajavi”- java e fundit e dhjetorit 2020
Karaj – afishe dhe graffiti nga Njësitë e Rezistencës – java e fundit e dhjetorit 2020
Gjatë vitit 2020, populli i Iranit është përballur me një rritje të shkeljeve të të drejtave njerëzore në forma të ndryshme nga regjimi klerikal. Më poshtë vijon një përmbledhje e abuzimeve ndaj të drejtave njerëzore në 2020-ën, në Iran.
Një gjykatë apeli në Iran ka dënuar tetë qytetarë Baha’i me një total prej nëntë vitesh burg për faktin se janë anëtarë të minoritetit të tyre fetar.