Një grua ekzekutohet në burgun Sepidar; gruaja e 110-të që ekzekutohet nën presidencën e Rouhani-t

A woman executed in Sepidar Prison; 110th womanNjë grua është ekzekutuar në burgun Sepidar të Ahvaz, qendrës së provincës jug-perëndimore Khuzestan. Kjo është gruaja e 110-të që ekzekutohet gjatë mandatit të Rouhani-t si president i mullahëve.

Një raport nga brenda burgut Sepidar thotë se një nga gratë e burgosura në këtë ndërtesë është ekzekutuar në fillim të kësaj jave. Emri i gruas nuk është specifikuar.

Raporti tregon se gruaja e ekzekutuar ka punuar si kujdestare për të sëmurët. Pacienti i saj kishte vdekur për arsye të panjohura, dhe ajo ishte akuzuar për vrasje dhe dënuar me vdekje.

Ky dënim me vdekje është kryer disa ditë më parë në burgun Sepidar të Ahvaz.

Ky është rasti i 110-të i ekzekutimit të një gruaje gjatë mandatit të Hassan Rouhani-t si president i mullahëve.

 

Strategjia e Iranit për Keqinformim Lidhur me Koronavirusin Shkatërrohet në Praninë e një Vaksine

 

Edhe pse numri global i viktimave të Covid-19 po i afrohet shifrës 1.7 milion, më në fund ka një dritë në fund të tunelit. Qeveritë në mbarë botën kanë nisur të blejnë dhe të shpërndajnë vaksina të cilat kanë rezultuar të efektshme në testet klinike, dhe mund ta reduktojnë gradualisht impaktin e përgjithshëm të koronavirusit para se t’i japin fund plotësisht pandemisë. Ky fund nuk do të vijë në të njëjtën kohë për të gjithë, por vendet e zhvilluara e kanë nisur tashmë rrugën drejt shërimit.

Por ka një përjashtim të dukshëm, që është Irani. Atje, mediat shtetërore vazhdojnë t’u thonë qytetarëve se me shumë mundësi do të duhet të presin deri në verë për disponibilitetin e një vaksine. Kjo sepse diktatura teokratike e Iranit ka vendosur me sa duket t’u shmanget vaksinave që janë tashmë të disponueshme në tregun e hapur, dhe në vend të tyre, të krijojë një tjetër vaksinë brenda në vend.

Kjo ndërkohë që shpërthimi i koronavirusit në Iran ka qenë më i rëndi në Lindjen e Mesme, dhe një nga më të rëndët në botë, menjëherë që pas shpalljes publike të ekzistencës së tij në shkurt. Ka prova që tregojnë se kjo shpallje është bërë me vonesë, dhe autoritetet e regjimit ia kanë fshehur informacionet publikut në mënyrë që të nxisnin pjesëmarrjen në zgjedhjet kombëtare dhe në festimet e përvjetorit të Republikës Islamike. Këto me sa duket u shndërruan në evente super-përhapëse të promovuara nga shteti, dhe e shtynë vendin në rrugën drejt situatës aktuale, me mbi 50,000 vdekje të regjistruara zyrtarisht.

Abuzimet e Iranit ndaj të Drejtave Njerëzore Kritikohen Shpesh, por Rrallë Veprohet Kundër Tyre, siç Duhet Bërë

Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat Njerëzore nxori një deklaratë të hënën ku dënon ekzekutimin e nxituar të një gazetari iranian, Ruhollah Zam, të cilit i ishte hedhur përsipër akuza e vagullt e “përhapjes së korrupsionit mbi tokë,” dhe më pas ishte torturuar për të bërë një rrëfim të rremë.

Deklarata e të hënës nga Michelle Bachelet është paraprirë nga shprehje të ngjashme zemërimi nga ana e qeverive dhe politikë-bërësve europianë, të cilat nisën menjëherë pas ekzekutimit të shtunën. Por pavarësisht të gjitha këtyre, Presidenti i regjimit iranian Hassan Rouhani e pa të përshtatshme që të deklaronte publikisht të hënën se i duket “me pak gjasa” që ky incident të rezultojë në tensione të konsiderueshme në marrëdhëniet iraniano-europiane.

Qëndrimi moskokëçarës i Rouhani-t simbolizon qartë pandëshkueshmërinë që regjimi i tij pret tashmë, edhe me zgjerimin e vazhdueshëm të listës iraniane të abuzimeve ndaj të drejtave njerëzore e krimeve kundër njerëzimit. Shumë nga këto incidente kanë rezultuar në një rritje të duhur të shqyrtimit kritik të regjimit nga ana e të huajve, por fatkeqësisht kjo rrallë ka çuar në një rritje të ngjashme të presionit që ushtrohet mbi regjimin lidhur me çështje të tilla.

Iran: Një i Burgosur Ekzekutohet në Qom dhe 14 të Tjerë Janë në Prag të Ekzekutimit

 

Qarchak-women’s-prisonRrahja e të burgosurave politike femra në burgun Qarchak
Thirrje për aksion urgjent për të shpëtuar të burgosurit e dënuar me vdekje, dhe që një delegacion ndërkombëtar të vizitojë burgjet e Iranit

Të enjten më 17 dhjetor, një i burgosur me emrin Shahab Javid u ekzekutua në Burgun Qendror të Qom. Gjatë viteve të fundit atë e kishin torturuar psikologjikisht duke u shtirur sikur do ta ekzekutonin në tre raste. Ekzekutimi i tij është kryer ndërkohë që thuhet se paditësit e kanë tërhequr akuzën. Torturuesit e regjimit i kishin bërë presion që të shkruante një letër pendimi, por ai nuk kishte pranuar, duke ngulur këmbë në pafajsinë e tij.

Shahab Javid është një nga 15 të burgosurit e dënuar me vdekje për akuza financiare dhe për përplasje me Forcat e Sigurisë së Shtetit. 14 të burgosurit e tjerë, sipas raporteve, do të ekzekutohen së shpejti.

Monireh Arabshahi-t i mohohet trajtimi mjekësor në burgun Kachuii të Karaj

Monireh ArabshahiMonireh Arabshahi ka nevojë për një skanim të tiroides dhe për një operacion sipas diagnozës së mjekut, por ajo është privuar nga trajtimi mjekësor që i nevojitet.

Më 13 dhjetor 2020, një mjek specialist në burgun Kachuii dha urdhër që të bëhej një test për Monireh Arabshahi brenda 48 orësh. Ky test nuk është bërë deri tani, edhe pse kanë kaluar katër ditë.

Znj. Arabshahi ka vështirësi në frymëmarrje për shkak të ënjtjes së fytit.

Monireh Arabshahi dhe e bija, Yasaman Aryani, janë burgosur për faktin se kanë kundërshtuar mbulimin e detyrueshëm. Atyre nuk u jepet leje pasi autoritetet e burgut Evin nuk i kanë transferuar ende dosjet nga Evin në burgun Kachuii.

 

Komiteti i Punëve të Jashtme në Dhomën e Komuneve Nxit Mbretërinë e Bashkuar që ta Fusë në Listën e Zezë IRGC-në e Iranit si një Organizatë Terroriste

Parlamenti Britanik

Komiteti i Punëve të Jashtme i Dhomës së Komuneve në Mbretërinë e Bashkuar, në një raport të ri, nxit qeverinë britanike që ta etiketojë Gardën Revolucionare (IRGC) të regjimit iranian si një organizatë terroriste. Është koha që qeveria britanike t’i nxjerrë jashtë ligjit anëtarët e IRGC-së, si terroristë, gjë që kërkohet nga populli iranian dhe Rezistenca e tij.

“Rekomandojmë nxjerrjen jashtë ligjit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në tërësinë e tij për mbështetjen e qartë e të vazhdueshme që ai u jep terroristëve dhe aktorëve jo-shtetërorë që punojnë për të minuar stabilitetin në rajon,” lexon raporti.

“Dëshmitarë të shumtë i kanë përshkruar shkeljet e të drejtave njerëzore të kryera nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit kundër popullit iranian dhe si eksportues të terrorizmit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar,” shton raporti, duke iu referuar shkeljeve të të drejtave njerëzore nga IRGC.

Gjatë kryengritjes së nëntorit 2019, forcat e IRGC vranë të paktën 1500 protestues. Shumë protestues të tjerë u arrestuan dhe gjenden nën torturë.

Shtetet e Bashkuara e kanë etiketuar IRGC-në në tërësinë e saj si një Organizatë të Huaj Terroriste në 2019-ën. Duke iu referuar këtij fakti, Komiteti britanik i Punëve të Jashtme e ka nxitur qeverinë britanike që të ndërmarrë të njëjtin veprim.

“Jemi të kënaqur që veprimet e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike i plotësojnë kriteret për nxjerrje jashtë ligjit sipas Aktit të Terrorizmit 2000, dhe e shohim nxjerrjen jashtë ligjit si një zgjatim logjik të kufizimeve ekzistuese që janë vënë mbi anëtarët e IRGC-së nga regjimi i sanksioneve të BE. Filozofia dhe veprimet malinje të IRGC brenda Iranit e në rajon shkojnë kundër interesave të Mbretërisë së Bashkuar dhe atyre të popullit iranian,” shton Komiteti i Punëve të Jashtme.

Më herët, 37 Anëtarë të Parlamentit, me anë të një mocioni, i kanë bërë thirrje qeverisë britanike që ta etiketojë IRGC-në si entitet terrorist, për veprimtaritë e saj terroriste në Lindjen e Mesme dhe jashtë vendit, dhe për shkeljet ndaj të drejtave njerëzore të popullit iranian.

 

Rezoluta e Re e OKB Konfirmon se Irani do të Vazhdojë me Shkeljet e të Drejtave Njerëzore, Nëse Nuk Merren Masa të Forta Ndaj Tij

 

Të mërkurën, Asembleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën e 67-të që dënon shkeljet e rënda të të drejtave njerëzore në Iran. Rezoluta e 67-të e OKB nënvizon edhe një herë se shkeljet e të drejtave njerëzore brenda vendit, sidomos ekzekutimet, janë një mjet jetësor që regjimi i mullahëve përdor për të sunduar Iranin.

Rasti më i fundit i shkeljeve të të drejtave njerëzore nga Teherani ishte ekzekutimi i Ruhollah Zam, një qytetar me banim në Europë. Ekzekutimi i Zam ishte vetëm një shembull i brutalitetit të regjimit dhe mospërfilljes totale të tij ndaj ligjeve ndërkombëtare.

Në shtator, regjimi vari kampionin kombëtar të mundjes, NavidAfkari, pavarësisht kritikave të forta globale. Navid-in e kishin detyruar nën torturë që të bënte një rrëfim të rremë dhe më vonë e ekzekutuan mbi bazën e këtij rrëfimi.

Krahas Navid-it, forcat e regjimit kanë vrarë mbi 1500 protestues gjatë protestave të mëdha të Iranit në nëntor 2019. Kur populli protestoi ndaj krizës ekonomike, forcat e sigurisë u përgjigjën me plumba. Në raportin “Duke Shkelur Njerëzimin,” të publikuar në shtator, Amnesty International zbulon rrëfime tronditëse torture e keqtrajtimi në burgjet iraniane kundër disidentëve, sidomos kundër mijëra njerëzve të arrestuar gjatë kryengritjes.

OKB miraton rezolutën e 67-të mbi abuzimet ndaj të drejtave njerëzore në Iran

Komiteti i Tretë i Asemblesë së Përgjithshme të OKB nxjerr rezolutën e 67-të që dënon abuzimet e regjimit iranian me të drejtat e njeriut

Asembleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi të mërkurën një rezolutë që dënon abuzimet e regjimit iranian ndaj të drejtave njerëzore. E miratuar me 79 vota pro, kjo është rezoluta e 67-të e OKB mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran që kur morën pushtetin mullahët në 1979-ën.

Kjo rezolutë ngre shqetësime lidhur me “shpeshtësinë alarmuese të dhënies dhe kryerjes së dënimit me vdekje” në Iran. Këtu përfshihen ekzekutimet e ndërmarra kundër personave mbi bazën e rrëfimeve të detyruara, ekzekutimi i minorenëve, dhe ekzekutimet e kryera për krime që “nuk përfshihen në krimet më serioze,” paralajmëron rezoluta. Rezoluta e OKB thekson se regjimi është në shkelje të detyrimeve të tij ndërkombëtare, si dhe në shkelje të konventave ndërkombëtare, Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës.

Rezoluta ngre alarmin edhe për përdorimin e gjerë dhe sistematik të arrestimeve e burgosjeve arbitrare, përdorimin e torturës për të nxjerrë rrëfime, si në rastin e kampionit të mundjesNavid Afkari, i ekzekutuar në shtator. Këtu përmenden gjithashtu vdekjet e dyshimta në burg, si dhe shkelje të vjetra që përfshijnë gjyqësinë iraniane dhe agjencitë e sigurisë, duke përfshirë zhdukjet e detyruara dhe ekzekutimet jashtë-gjyqësore.

Regjimi dënohet gjithashtu për shtypjen e të drejtës për liri shprehjeje e opinioni, duke përfshirë kufizimet e rënda mbi aksesin në internet dhe në kontekstet dixhitale, dhe për shtypjen e të drejtës për liri shoqërimi e grumbullimi paqësor, për ngacmimin, frikësimin dhe përndjekjen e kundërshtarëve politikë, mbrojtësve të të drejtave njerëzore, si dhe për të gjitha format e diskriminimit dhe shkeljeve të tjera të të drejtave njerëzore kundër grave dhe vajzave në ligj dhe në praktikë.

Masat represive të regjimit janë shtuar muajt e fundit, ndërkohë që regjimi i afrohej një-vjetorit të kryengritjes së nëntorit 2019, kryengritje në të cilën protestues në mbi 190 qytete të Iranit bënë thirrje për përmbysjen e regjimit. Regjimi ia doli ta ruante pushtetin vetëm me anë të një shtypjeje brutale dhe vrasjes së mbi 1,500 protestuesve.

Pas votimit për rezolutën, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), nxori një deklaratë, në të cilën përsërit se: “Personat përgjegjës për shumicën e krimeve që u referohet rezoluta janë po ata njerëz që e kthyen kryengritjen e nëntorit 2019 në një kasaphanë, duke vrarë të paktën 1,500 njerëz, përfshirë të rinj, duke plagosur 4,000 e arrestuar 12,000 të tjerë. Po ata zyrtarë që kanë kryer vazhdimisht krime kundër njerëzimit gjatë katër dekadave të fundit, në veçanti masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë.”

Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e NCRI-së, tha: “edhe pse kjo rezolutë nuk adreson shumë aspekte të shkeljeve flagrante të të drejtave njerëzore në Iran, ajo nuk lë asnjë dyshim se ky regjim është abuzuesi numër një në botë ndaj të drejtave njerëzore sot, i ka shkelur në mënyrë flagrante të drejtat themelore të kombit iranian në të gjitha aspektet politike, shoqërore dhe ekonomike, dhe nuk përputhet absolutisht me shekullin e 21-të, dhe për këtë arsye duhet të dëbohet nga komuniteti botëror. Ajo shtoi se pandëshkueshmëria për liderët kriminelë të këtij regjimi duhet të marrë fund dhe të gjithë ata duhet të përballen me drejtësinë për 40 vite të mbushura me krime kundër njerëzimit.”

Znj. Rajavi bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar që duhej të ishte bërë me kohë lidhur me krimet e regjimit, sidomos lidhur me shtypjen ndaj protestave të nëntorit 2019 dhe me masakrën e 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë. “Mungesa e veprimit përballë krimeve në vazhdim kundër njerëzimit është një njollë në ndërgjegjen e njerëzimit,” tha ajo. “Ka ardhur koha t’u kërkojmë llogari liderëve të regjimit për krimet e tyre në vazhdim kundër njerëzimit, si vrasjet masive gjatë kryengritjes së nëntorit 2019 dhe masakra e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë.”

Të paktën 45,000 infermierë iranianë janë infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19.

 

Sipas një zyrtari të ministrisë së shëndetësisë, të paktën 45,000 infermierë iranianë janë infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Kjo ndërkohë që infermierët iranianë marrin rroga më të vogla gjatë pandemisë së rëndë të COVID-19 në vend, tha sot një zyrtar i shëndetësisë.

Në komentet e publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim, Shamsodin Shamsi, kryetari i Këshillit Suprem të Organizatës së Infermierëve, ka thënë:” ka patur një mungesë prej 100,000 infermierësh në njërin nga vendet më të prekura në botë”. Ai përmendi gjithashtu se rrogat e infermierëve janë ulur pavarësisht rritjes së ngarkesës së punës gjatë pandemisë.

“Një nga problemet në sektorin e infermierëve janë mungesat në forcën punëtore. Kur ka një mungesë të tillë, cilësia e shërbimeve shëndetësore ulet. Standardet ndërkombëtare kërkojnë 2.5 infermierë për shtrat në spitale. Në vendin tonë, ky numër nuk është as 1. Mesatarisht kemi më pak se 1 infermier për shtrat në spitale.”

Shamsi shtoi se duhen edhe rreth 100 deri në 150 mijë infermierë iranianë për të plotësuar mungesën. Ai parashikoi se rreth 30 mijë infermierë do të rekrutohen vitin e shkuar, por edhe me shtimin e të rekrutuarve, Irani prapë nuk i plotëson standardet ndërkombëtare.

“Kur infermierët infektohen me COVID-19, ata largohen nga puna për dy javë, dhe infermierët e tjerë përballen me një presion edhe më të madh të punës,” tha kryetari i Këshillit Suprem.

 

Iranianë dhe Mbështetës të MEK Protestojnë në Vienë Njëkohësisht me Takimin e Komisionit të Përbashkët të JCPOA me Regjimin Terrorist të Mullahëve

Mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe anëtarë të diasporës iraniane në Europë mbajtën sot një tubim në Vienë dhe Bruksel. Ata protestuan ndaj takimit të supozuar të Ministrisë së Jashtme të regjimit iranian me Komisionin e Përbashkët të Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) më 16 dhjetor.

Ky takim zakonisht zhvillohet në Palais Coburg të Vienës. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, takimi i këtij viti do të bëhet virtualisht. Megjithatë, iranianët kanë organizuar një protestë.

“E rëndësishme është që ideja e bërjes paqe me një regjim terrorist ekziston ende. Individët nuk kanë rëndësi, natyra e këtij regjimi është terroriste, dhe është ide e keqe të merresh me terroristë,” theksuan protestuesit.

Ky takim vjen pas gjyqit të zhvilluar së fundmi ndaj diplomatit terrorist të burgosur të Iranit Assadollah Assadi, i cili është sekretar i tretë në ambasadën e regjimit në Vienë.

Supporters of the MEK and member of the Iranian diaspora in Vienna hold a rally - December 16, 2020Mbështetësit e MEK dhe anëtarët e diasporës iraniane në Vienë zhvillojnë një tubim – 16 dhjetor 2020

Supporters of the MEK and member of the Iranian diaspora in Vienna hold a rally - December 16, 2020Mbështetësit e MEK dhe anëtarët e diasporës iraniane në Vienë zhvillojnë një tubim – 16 dhjetor 2020