Saturday, July 27, 2024

Iran: Tre të Burgosur Varen në Zahedan

Elias Qalandarzehi (left) and Hassan Dehvari

Elias Ghalandar-Zehi (majtas), Hassan Dehvari (djathtas) dhe Omid Mahmoud-Zehi janë varur në burgun e Zahedan

Znj. Rajavi: Ekzekutimet e njëpasnjëshme të të burgosurve politikë Baluch janë të barasvlefshme me masakrimin e të burgosurve politikë, si dhe janë krime në vazhdim kundër njerëzimit

Të dielën, më 3 janar 2021, regjimi klerikal vari dy të burgosur politikë, Hassan Dehvari dhe Elias Ghalandar-Zehi, pasi i kishte mbajtur të burgosur për shtatë vite në burgun e Zahedan. Një tjetër i person me emrin Omid Mahmoud-Zehi, i burgosur që në 2015-ën, është varur njëkohësisht në të njëjtin burg.

Dehvari dhe Ghalandar-Zehi ishin arrestuar në prill 2014 dhe ishin dënuar me vdekje në dhjetor 2016. Agjencia e lajmeve e lidhur me Forcat Quds të IRGC-së, Tasnim, shkroi sot se: “Hassan Dehvari dhe Elias Ghalandar-Zehi janë ekzekutuar për pjesëmarrje në veprime terroriste.”

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka dënuar fuqishëm këto ekzekutime. Ajo i ka përshkruar ekzekutimet e njëpasnjëshme të të burgosurve politikë Baluch, ekzekutime të kryera pas shumë vitesh burgim, si të barasvlefshme me masakrimin e të burgosurve politikë dhe një krim kundër njerëzimit. Znj. Rajavi i ka bërë thirrje edhe një herë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të marrë masa lidhur me këtë.