Tuesday, January 31, 2023

Iran: Tre të Burgosur Sunni Ekzekutohen në Burgun e Mashhad

Znj. Rajavi dënon fuqishëm ekzekutimet e vazhdueshme, sidomos ato të Sunni-ve dhe minorenëve, bën thirrje për aksion urgjent nga OKB dhe BE për t’u shpëtuar jetën të burgosurve

Të enjten, më 31 dhjetor 2020, regjimi i mullahëve vari tre të burgosur Sunni, Hamid Rastbala, Kabir Sa’adat Jahani, dhe Mohammad Ali Arayesh, të cilët ishin të akuzuar si “kriminelë,” në burgun Vakil-Abab në Mashhad të Iranit veri-lindor. Ata kishin duruar pesë vite e gjysëm burgim e torturë.

Këta të burgosur i çuan papritmas në burgim të izoluar të mërkurën dhe i varën ditën e nesërme pa njoftuar familjet e tyre. Ata ishin arrestuar nga departamenti i inteligjencës i Mashhad-it dhe ishin transferuar në burgun Vakil-Abad pas disa muajsh torture e ngacmimesh.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka dënuar fuqishëm ekzekutimet e vazhdueshme, sidomos të Sunni-ve e minorenëve, dhe i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara, organizatave ndërkombëtare të të drejtave njerëzore, dhe Bashkimit Europian që të veprojnë për t’u shpëtuar jetën të burgosurve të dënuar me vdekje.