Friday, September 22, 2023

Ekzekutimi në Iran Natën e Vitit të Ri Nënvizon Refuzimin e Parimeve të të Drejtave të Njeriut

 

Të enjten, Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut nxori një deklaratë ku dënon ekzekutimin e një kundërvajtësi minoren në Republikën Islamike të Iranit, ekzekutim që ishte bërë më herët atë ditë.

Ky incident del në pah si një shtesë e vonë në katalogun e abuzimeve ndaj të drejtave njerëzore në këtë vend gjatë 2020-ës. Tre kundërvajtës të tjerë minorenë ishin ekzekutuar nga drejtësia iraniane më herët gjatë vitit, dhe rasti i të enjtes duket se rikonfirmon refuzimin nga regjimi klerikal të kritikave të huaja ndaj kësaj praktike dhe parregullsive të tjera të raportuara gjerësisht në jurisprudencën iraniane.

Mohammad Hassan Rezaiee ishte 30 vjeç në kohën kur u var, por kishte qenë në pritje të ekzekutimit për më shumë se një dekadë si rrjedhim i dyshimeve se kishte goditur për vdekje me thikë një person kur ishte 16 vjeç.

Ligji ndërkombëtar i të drejtave njerëzore ndalon përdorimin e dënimit me vdekje në rastet kur i pandehuri ka qenë nën 18 vjeç në kohën e krimit. Por Irani e shpërfill rregullisht këtë parim pavarësisht se është një shtet nënshkrues i konventave që e pohojnë atë.