Friday, September 22, 2023

Shpallet Pasurimi i Uraniumit me 20% për t’i Bërë Shantazh Komunitetit Ndërkombëtar

 

Iran, Fordo (Fordow) Fuel Enrichment PlantIran, Impianti i Pasurimit të Lëndës Djegëse në Fordo

Rivendosja e gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit, dhënia fund plotësisht pasurimit, mbyllja e komplekseve bërthamore, dhe inspektimet në çdo kohë dhe vend: të domosdoshme për të mos e lejuar regjimin të sigurojë një bombë atomike

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka shpallur se regjimi iranian e ka informuar IAEA-në se “ka ndërmend të prodhojë uranium me pasurim të ulët … deri në 20 përqind në Kompleksin e Pasurimit në Fordo,” raporton Associated Press më 2 janar 2021).

Edhe Ali Akbar Salehi, kryetari i Organizatës së Energjisë Atomike të regjimit, ka folur në televizionin shtetëror më 1 janar rreth përgatitjeve për fillimin e prodhimit të uraniumit të pasuruar 20%. Ai tha se përfaqësuesi i tyre në Vienë i ka dërguar një letër IAEA-së, ku njofton se Iranit i duhet të injektojë urnaium natyror në centrifugat e Fordo-s për materialin e pasuruar tashmë deri në 4% për të filluar procesin e pasurimit deri në 20%, dhe kjo duhet të bëhet nën mbikëqyrjen e IAEA-së. Ai shtoi: “Duhet të implementojmë rezolutën e parlamentit, por qeveria duhet të japë udhëzime lidhur me rregulloret se si duhet implementuar kjo, dhe presidenti duhet të nxjerrë një urdhër për ekzekutim… Mund të fillojmë punën shumë shpejt.”