Friday, July 26, 2024

Iran: Pirateria dhe Terrorizmi Detar që Regjimi Klerikal Përdor për të Zhvatur Komunitetin Ndërkombëtar – një Politikë Decizive Përkundrejt Regjimit Është Domosdoshmëri

 

Kryekomandanti i IRGC viziton forcat detare të IRGC për t’u siguruar për gatishmërinë e tyre në këtë pirateri

Në një akt të paturpshëm piraterie, Garda Revolucionare sulmoi një anije të Koresë së Jugut në ujërat e Gjirit Persik dhe e çoi atë në brigjet e Bandar Abbas, dje më 4 janar 2021. Dy ditë më parë, më 2 janar, Kryekomandanti i IRGC, Hossein Salami, dhe Komandanti i Flotës Detare të IRGC, Alireza Tangsiri, ishin takuar në ishullin Abu Musa për t’u përgatitur për këtë akt piraterie. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA më 4 janar 2021, Salami ka thënë: “Sot jemi këtu për të vlerësuar dhe për t’u siguruar lidhur me gatishmërinë tonë solide në det dhe përballë armiqve që ndonjëherë bëjnë kërcënime arrogante e retorike, në mënyrë që, dashtë Zoti, të kemi një ide më të mirë për gatishmërinë e forcave tona detare, të cilat janë në nivelin e dëshiruar.”

Sot, e përditshmja shtetërore Vatan-e-Emruz, e cila është e lidhur me fraksionin e Khamenei-t, ka shkruar në faqe të parë një artikull me titull “Kapëm një hajdut”, ku pohon qëllimin e vërtetë të kësaj piraterie, dhe bën kërcënime për akte të mëtejshme rrëmbimi e terrorizmi. Në artikull shkruhet: “Kapja e kësaj cisterne në ujërat e Gjirit Persik i jep një mesazh serioz qeverisë koreano-jugore. Një mesazh që i jep Seulit dy opsione, ose t’ia paguajë borxhin e saj të vjetër Teheranit, ose të komprometojë sigurinë për përdorimin e rrugëve ujore të Gjirit Persik në marrëdhëniet me partnerët e saj arabë.”

E megjithatë, Forca Detare e IRGC ka deklaruar në mënyrë qesharake se: “Anija koreano-jugore ishte nisur për në Kore nga porti saudit i Al-Jubail, dhe është kapur për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të Rregulloreve Mjedisore Detare në Gjirin Persik.”