Saturday, July 27, 2024

Iran: Pohim i Paprecedent nga Brig. Gjen. Pourdastan

 

Left: Qassem Soleimani, the commander of the Quds Force in Syria - Right: A city bombarded and destoyed by the Syrian regime and the Iranian regime's Quds ForceMajtas: Famëkeqi Qassem Soleimani, komandant i Forcave Quds në Siri – Djathtas: Një qytet i bombarduar dhe i shkatërruar nga regjimi sirian dhe Forcat Quds të regjimit iranian

Me urdhër të Qassem Soleimani, ushtria ka shkelur në mënyrë flagrante Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke dërguar armë, municione dhe forca drejt Sirisë për të masakruar sirianët duke formuar një brigadë luftarake.
Bombardimi i provincës Diayla në Irak me avionë bombardues

Gjeneral Brigade Ahmadreza Pourdastan, kreu i Qendrës për Studime dhe Kërkime Strategjike në Ushtri dhe ish-komandant i forcave tokësore të regjimit iranian, ka pohuar në një intervistë televizive se, nën urdhrat e Qassem Soleimani, komandantit famëkeq të Forcave Quds, Ushtria ka transferuar armë, municione dhe forca drejt Sirisë dhe se, me formimin e një brigade luftarake, është përfshirë në mënyrë aktive në vrasjen e njerëzve të këtij vendi. Ai pranoi gjithashtu se, në disa raste, avionët e Ushtrisë kanë bombarduar provincën Diyala të Irakut.

Të gjitha këto krime janë një shkelje flagrante e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në veçanti të Rezolutës 2231.