Qassem Soleimani, ish-komandanti i Forcave terroriste Quds
Një vit pas vdekjes së Qassem Soleimani, regjimi ka dështuar në përpjekjen për ta portretizuar atë si një hero kombëtar. Soleimani, ish-komandanti i Forcave terroriste Quds, ka qenë përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve në Iran, Irak, dhe Siri. Ai është një nga figurat më të urryera në Lindjen e Mesme.
Që në vitin 1997, i caktuar si komandant i forcave Quds, Soleimani u vu plotësisht në krye të sulmeve terroriste të regjimit, rekrutimit, dhe eksportimit të fondamentalizmit përmes Forcave Quds në vendet fqinje, në Lindjen e Mesme dhe në vende të tjera të Azisë, Afrikës, Europës dhe në SHBA.
Në një program të televzionit shtetëror më 31 dhjetor 2020, në përvjetorin e vdekjes së Soleimani, zyrtarët e regjimit e pranuan pa qejf se ai është jopopullor në rajon.
“Papritmas, pamë njerëz në rajon duke i shpërndarë ëmbëlsira njëri-tjetrit për të festuar vdekjen e komandantit Soleimani,” tha Hossein Kamili, një analist kulturor i lidhur me regjimin.
Ditët e fundit, në mediat sociale janë shpërndarë filmime ku tregohen postera e foto të shqyera të Soleimani-t në Gaza e në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme