Saturday, July 27, 2024

Apologjeti Kryesor i Iranit, Zarif, Konfirmon Lidhjet e Tij me Qassem Soleimani dhe Rolin e Tij në Terrorizëm

Ministri i Jashtëm i regjimit iranain, Mohammad Javad Zarif, ka pohuar edhe një herë rolin e tij në terrorizëm, në përpjekjet për të justifikuar terrorizmin e regjimit, dhe lidhjet e tij të ngushta me Qassem Soleimani, krye-mjeshtrin e eliminuar të terrorizmit iranian.

“E kam njohur Haj Qassem që shumë vite para se të bëhesha ministër apo ambasador. Jemi konsultuar ngusht me njëri-tjetrin në periudha të ndryshme. [Para se të bëhesha Ministër i Jashtëm] Haj Qassem më ka ftuar dy-tre herë për të ndarë mendime lidhur me Sirinë,” tha Zarif në një intervistë me televizionin shtetëror të dielën.

“Kur u bëra ministër, vendosa që duhej ta koordinonim punën bashkë. Ai ishte një komandant që ishte ushtar i Liderit Suprem dhe vepronte nën urdhrat e tij. Sa herë që takohesha me Haj Qassem, flisnim për çështje të rajonit,” shtoi ai.

“Për shembull, flisnim për mënyrën se si i bindëm rusët të futeshin [në luftën e Sirisë]. Unë dhe Haj Qassem diskutonim se çfarë duhej të thosha unë në takimet politike, çfarë politikash duhej të ndiqja në negociatat me rusët apo vendet e rajonit,” tha Zarif, duke konfirmuar se e ashtu-quajtura “diplomaci” e regjimit është thjesht ana tjetër e medaljes së “terrorizmit” të tij.

Qassem Soleimani ishte komandanti i Forcave Quds të Gardës Revolucionare (IRGC) dhe mbikëqyrte veprimtaritë terroriste të regjimit. Soleimani implementonte urdhrat e Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei, për të përhapur kaos e terrorizëm në mbarë rajonin.

Ai ka luajtur një rol kyç në ruajtjen e pushtetit të diktaturës së Bashar-al Assad në Siri, duke krijuar dhe mobilizuar grupe proksi e luftëtarë të huaj, dhe duke përdorur strategji mizore, të tilla si bombardimet e verbra të qyteteve siriane, duke vrarë kështu një numër tepër të madh qytetarësh të pafajshëm.

Kohët e fundit, një gjykatë në Belgjikë ka zhvilluar një gjyq për Assadollah Assadi, një diplomat terrorist i burgosur i Zarif-it, dhe tre bashkëpunëtorët e tij, të akuzuar për tentativën për të shpërthyer një bombë në tubimin e opozitës në 2018-ën në Francë.

Sipas prokurorit dhe provave, Assadi i ka keqpërdorur privilegjet e tij diplomatike për të transferuar eksplozivë nga Irani në Bashkimin Europian, duke përdorur një avion pasagjerësh, dhe më pas ia ka dorëzuar bombën dy terroristëve të tjerë.

Si epror i Assadi-t në Ministri, Zarif ka ndihmuar dhe ka qenë në dijeni të plotë të këtij sulmi terrorist në zemër të Europës.

Që kur është arrestuar, Assadi ka pretenduar se ka “imunitet diplomatik.” Ndonëse i kapur në flagrancë, Assadi flet për imunitet diplomatik, duke i varur shpresat tek politika e gjatë e paqësimit e BE-së, dhe tek fakti se liderët e BE-së vazhdojnë të bëjnë negociata me eprorin e tij, Zarif-in.

Komentet e fundit të Zarif dhe roli i tij në lehtësimin e akteve terroriste, pastaj në justifikimin e këtyre akteve, tregojnë edhe një herë se nuk ka asnjë ndryshim midis zyrtarëve të regjimit terrorist të Iranit.

BE duhet ta ndalojë përqasjen e tij kontradiktore ndaj terrorizmit. Zarif duhet të sanksionohet dhe të ndiqet penalisht për rolin e tij në terrorizëm. BE duhet t’i mbyllë ambasadat e regjimit dhe t’i dëbojë agjentët e tij.

Fakti që BE nuk i ka marrë këto masa deri tani vetëm sa e ka trimëruar regjimin, duke vënë në rrezik kështu jetët e iranianëve jashtë vendit, por edhe të qytetarëve të BE-së.