



“Pavarësisht shqetësimit në rritje të mjekëve për mundësinë e paralizimit të saj, asnjë vendim nuk është marrë për fillimin e trajtimit mjekësor të kësaj të burgosure,” tha avokati Mostafa Nili në lidhje me situatën e të burgosurës politike Raheleh Ahmadi. Ajo duhet të marrë urgjentisht ndihmë mjekësore, por kjo nuk ka ndodhur ende. ”
Raheleh Ahmadi pësoi një shok nervor pasi vajza e saj, Saba Kord Afshari, u zhvendos papritur në burgun famëkeq Qarchak. Ajo kishte probleme me lëvizjen dhe u dërgua në spital dy herë, përfshirë më 5 janar 2021, kur u dërgua në spitalin Tajrish. Mjekët specialistë thonë se ajo mund të paralizohet. Asnjë vendim nuk është marrë për trajtimin e saj ndërsa vendimi është emergjent.
Agjentët e inteligjencës arrestuan zonjën Raheleh Ahmadi në shtëpinë e saj në 10 korrik 2019 dhe e dërguan në Burgun Qarchak. Ajo u la e lirë përkohësisht 4 ditë më vonë me një kusht prej 700 milion rials iranian, derisa të përfundonte vendimi për të. Më pas, ajo mori një dënim me burg prej 2 vjet e 7 muaj. Më 1 shkurt 2020, ajo u thirr dhe u dërgua në repartin e grave në Evin për të vuajtur dënimin e saj.
Assadollah Assadi, diplomati terrorist iranian
Një gjykatë në Anversa të Belgjikës do ta shpallë më 4 shkurt 2021 verdiktin e saj për diplomatin terrorist të Iranit Assadollah Assadi dhe për tre bashkëpunëtorët e tij.
Sipas prokurorëve belgë dhe bazuar në prova, regjimi iranian i kishte dhënë për detyrë Assadi-t dhe tre terroristëve të tjerë që të sulmonin tubimin e opozitës iraniane në Francë më 30 qershor 2018. Sipas prokurorëve, shënjestra kryesore ishte Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e opozitës. Assadi i kishte udhëzuar operativët e tij që ta vendosnin bombën sa më afër saj të ishte e mundur.
Në një artikull më 13 janar, e përditshmja franceze Le Monde zbuloi se si regjimi në Iran i ka mobilizuar forcat e tij për të shpëtuar Assadi-n.
Le Monde zbuloi se një provë e re në hetimet belge, e cila është publikuar së fundmi, “konfirmon se sa shumë vëmendje po i kushton Teherani” çështjes së Assadi-t.
“Një shënim i përpiluar nga zyrtarët e sigurisë dhe që i është dërguar prokurorisë federale, që merret me çështjet e terrorizmit, ka dhënë detaje në gusht 2019 lidhur me vizitat e shumta të zyrtarëve iranianë tek Z. Assadi, i cili në atë kohë ndodhej i burgosur në Limburg-un belg,” shton Le Monde.
Le Monde thekson se të paktën “katërmbëdhjetë personalitete” të regjimit të Teheranit kanë vizituar Assadi-n. Krahas ambasadorit të regjimit në Francë dhe disa mjekëve e avokatëve iranianë banues në Francë e Belgjikë, Assadi-n e kanë takuar edhe “pesë vizitorë të tjerë, të lidhur me qeverinë iraniane,” sipas shënimit të parë nga Le Monde.
“Ata kishin ardhur nga Teherani si delegacion dhe i kishin thënë Belgjikës se ishin anëtarë të ministrisë së jashtme. Por autoritetet belge kanë mundur të identifikojnë vetëm tre prej tyre.”
“Ata kishin ardhur nga Teherani si delegacion dhe i kishin thënë Belgjikës se ishin anëtarë të ministrisë së jashtme. Por autoritetet belge kanë mundur të identifikojnë vetëm tre prej tyre.”
Le Monde më pas i referohet dëshmisë së Znj. Rajavi, gjatë së cilës ajo “u dha hetuesve një shënim ku jepeshin detaje për rolin e disa prej këtyre zyrtarëve. Njëri prej tyre ishte, në fakt, një nga liderët kryesorë të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, që kishte për detyrë të mbikëqyrte agjentët e stacionuar në vende të huaja dhe që veprojnë në fshehtësi.”
“Në Teheran është krijuar gjithashtu një komitet i veçantë që bën bashkë shërbime të ndryshme me qëllimin për të punuar në lidhje me çështjen e Assadi-t,” shkruan Le Monde, duke shtuar: “Assadi e ka kërcënuar Belgjikën me mundësinë e një hakmarrjeje nëse e dënon atë.”
Krahas presionit diplomatik, regjimi është përpjekur të përdorë mjetin e peng-marrjes dhe fushatën e shantazheve për t’i detyruar autoritetet belge që ta lirojnë Assadi-n.
Njëkohësisht me zhvillimin e gjyqit të Assadi-t, regjimi shpalli se do të ekzekutonte Ahmadreza Djalali, një akademik iraniano-suedez që jepte mësim në Belgjikë. Si reagim ndaj shantazheve të regjimit, Parlamenti belg miratoi një rezolutë, ku kërcënonte se do t’i ndërpriste të gjitha lidhjet me regjimin e Teheranit nëse Z. Djalali do të ekzekutohej. Kështu, regjimi u detyrua ta pezullonte momentalisht ekzekutimin e tij.
Pasi kishte dështuar në përpjekjen për t’i bërë shantazh Belgjikës, regjimi u përpoq të minonte legjitimitetin e gjykimit të Assadi-t nga gjykata belge.
Pavarësisht se diplomati terrorist i tij është kapur në flagrancë, regjimi i Teheranit është përpjekur ta portretizojë atë si një “diplomat” të pafajshëm në detyrë.
Një regjim që ka masakruar mbi 30,000 të burgosur politikë në 1988-ën dhe ka emëruar njërin prej autorëve kryesorë të kësaj masakre, Ebrahim Raisi, si Kryegjyqtar – i cili vazhdon me ndëshkimet jashtë-gjyqësore – e quan gjykatën belge “jolegjitime.”
Gjyqi i Assadi-t është ngjarje historike pasi është hera e parë që një diplomat karriere i Iranit gjykohet për terrorizëm në Europë, dhe mund të shënojë një precedent. Për këtë arsye, gjyqi i Assadi-t e ka xhindosur regjimin.
Që kur Assadi u arrestua, politika zyrtare e regjimit ka këmbëngulur në të ashtu-quajturin “imunitet diplomatik” të Assadi-t dhe në faktin se autoritetet belge nuk mund ta ndjekin penalisht Assadi-n. Edhe pse është kapur në flagrancë, edhe vetë Assadi e ka përsëritur këtë pretendim të rremë dhe ka refuzuar të paraqitet në gjyq.
Megjithatë, gjatë gjykimit të Assadi-t, prokurori ka thënë se, sipas legjislacionit belg të vitit 2002, edhe nëse Assadi do të kishte patur imunitet diplomatik, autoritetet belge do të kishin mundur ta arrestonin. Prokurori shtoi se, edhe sipas ligjit austriak, autoritetet belge kanë të drejtën ta arrestojnë Assadi-n për arsye se ai kishte në plan të kryente vrasje masive. Ligji ndërkombëtar ua lejon autoriteteve t’ia heqin imunitetin diplomatik Assadi-t dhe ta arrestojnë atë.
Gjykimi i Assadi-t është gjykim për regjimin në tërësi. “Sipas hetimeve të gjata nga drejtësia belge, siguria e shtetit, dhe shërbimi i inteligjencës, i gjithë ky operacion është projektuar në nivelet më të larta në Teheran, dhe ka qenë i lidhur me të pandehurit të cilët kishin punuar për një kohë të gjatë për Mininstrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë [të regjimit],” shkruan Le Monde lidhur me këtë.
Sipas Le Monde, “Jaak Raas, kreu i sigurisë belge, ka thënë se ky veprim është inicuar ‘në emër të Iranit, nën udhëheqjen e tij.’”
Komploti me bombë i 2018-ës ishte një akt terrorizmi me sponsorizim shtetëror nga regjimi iranian dhe Assadi ishte ngarkuar me detyrën për ta realizuar këtë komplot në emër të Ministrisë iraniane të Inteligjencës në koordinim me Ministrinë e Jashtme.
Assadi vazhdon të mbështetet tek i ashtu-quajturi imunitet diplomatik i tij. Ai do të vazhdojë ta bëjë këtë duke patur parasysh se edhe eprori i tij, Ministri i Jashtëm i regjimit Mohamad Javad Zarif, i cili ka luajtur një rol thelbësor në lehtësimin e komplotit me bombë, vazhdon të gëzojë “imunitet diplomatik” dhe përshëndetet nga liderët europianë.
Gjyqi i Assadi-t është një moment që BE duhet ta shfrytëzojë për t’i dhënë fund terrorizmit dhe fushatës së shantazheve të regjimit duke i dhënë fund politikës së paqësimit.
BE duhet t’i mbyllë të gjitha ambasadat e regjimit iranian dhe t’i dëbojë të ashtu-quajturit “diplomatë” të tij. Pa dyshim që kjo do t’i përcillte Teheranit mesazhin e duhur se terrorizmi i tij në tokën europiane nuk do të tolerohet.

“Këto institucione ia mundësojnë elitës së Iranit që të ruajë një sistem të korruptuar pronësie mbi një pjesë të madhe të ekonomisë iraniane,” tha Sekretari amerikan i Thesarit Steven T. Mnuchin. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të marrin në shënjestër ata që pasurojnë veten ndërkohë që shtiren sikur ndihmojnë popullin iranian,” tha Sekretari Pompeo.
.
Javën e shkuar, grupi paraushtarak konservator i Iranit, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, kapi një anije me flamur koreano-jugor në Ngushticën e Hormuzit, me sa duket në përpjekje për ta detyruar qeverinë koreano-jugore që ta lehtësojë çlirimin e aseteve iraniane me vlerë shtatë bilion dollarë të cilat mbeten të ngrira në përputhje me sanksionet amerikane. Në zhvillimet e mëvonshme, zyrtarët iranianë kanë promovuar një narrativë të njohur e cila thotë se strategjitë e IRGC-së nuk e përfaqësojnë regjimin në tërësi. Fatkeqësisht, shumë politikë-bërës perëndimorë ende gënjehen nga kjo narrativë e rreme.
Në fakt nuk ka asnjë justifikim për këtë verbëri. Ndërkohë që po përdor cisternën e kapur për të bërë pazar, Teherani po përdor gjithashtu një strategji të njohur që mund të krahasohet lehtësisht me taktikat e marrjes në pyetje “polici i mirë, polici i keq.” Zyrtarët iranianë të cilët aktualisht po negociojnë me koreano-jugorët e portretizojnë në mënyrë aktive veten si kalimtarë të pafajshëm në këtë situatë, ndërsa IRGC dhe konservatorë të tjerë i kërcënojnë në mënyrë të nënkuptuar marinarët e anijes si dhe sigurinë e ardhshme të transportit detar ndërkombëtar në qoftë se nuk paqësohen.
Kjo ndarje të moderuar/konservatorë është një dyzim i rremë, por ajo ua lejon disa zyrtarëve iranianë të luajnë policin e mirë duke argumentuar se lëshimet janë të nevojshme në mënyrë që të vënë nën kontroll konservatorët. Në këtë moment, kjo strategji po aplikohet për asetet e ngrira në kontekstin e një anijeje të kapur, por në të shkuarën është përdorur gjithashtu për të përfituar lëshime nga Perëndimi për sa i përket çdo gjëje, duke nisur nga shkëmbimet individuale të të burgosurve e deri te pakti bërthamor i 2015-ës.
Duhet të vijë një kohë kur komuniteti ndërkombëtar ta kuptojë mirë se çfarë është në të vërtetë kjo strategji, dhe të mos e pranojë më që “të moderuarit” dhe “konservatorët” e Iranit janë vërtet kundër njëri-tjetrit. Fatmirësisht, ka shenja që tregojnë se një numër në rritje politikë-bërësish perëndimorë po ndërmarrin pikëpamje skeptike për sa i përket regjimit iranian.
Megjithatë, duhet ende punë për të arritur deri në pikën që qëndrimet perëndimore të jenë uniformisht në favor të trajtimit të njëllojtë të të dy këtyre grupimeve. Ndërkohë, mbetet ende shumë e mundshme që Bashkimi Europian do të vazhdojë të promovojë diskutime miqësore me zyrtarët e qeverisë iraniane si Presidenti Hassan Rouhani dhe Ministri i Jashtëm Javad Zarif, duke refuzuar t’u kërkojë llogari atyre për veprimet e entiteteve konservatore si IRGC.

Zonja Soleimani vuan nga ndërlikimet e mushkërive për shkak të infeksionit me COVID-19 pasi ajo kishte ndjekur pacientë me COVID që nga fillimi. Ajo ka nevojë për trajtim urgjent mjekësor.
Familja e kësaj infermiereje të ndaluar janë të shqetësuar për akuzat e trilluara kundër saj. Ajo është privuar nga takimet me avokatin e saj që kur u kap.

Shoqata e të drejtave të njeriut Jo burgut – Jo ekzekutimit raportoi se regjimi iranian zbatoi në heshtje dënimet me vdekje për dy të burgosur në burgun Langaroud ditët e fundit. Për më tepër, regjimi i preu katër gishtat e dy të burgosurve për grabitje.
“Burgu Langaroud është një nga burgjet më famëkeqe të Iranit ku autoritetet kryejnë krime të mëdha fshehurazi”, – Jo për burgun – Jo për ekzekutimin deklaroi, duke shtuar, “Autoritetet parandalojnë çdo lajm ose informacion në lidhje me gjendjen e burgut të rrjedhë. Ky burg njihet si burgu i Guantanamos midis të burgosurve. ”
Për më tepër, ka raporte të shumta në lidhje me keqtrajtimin dhe abuzimin seksual ndaj të burgosurve të rinj. Denoncuesit zbuluan se dikush i quajtur Garaei drejton repartin e të rinjve në burg. Ai personalisht mbikëqyr dhe merr pjesë në torturat dhe keqtrajtimet ndaj të burgosurve.

“A nuk është për t’u habitur që ata [zyrtarët] plaçkitin gjërat e njerëzve, shkatërrojnë vendin tonë dhe janë të pamëshirshëm, por fitojnë më shumë pasuri dhe siguri çdo ditë? Në vend të kësaj, ata i quajnë ata që protestojnë për tiraninë dhe korrupsionin “të dënuar të sigurisë” ’dhe kryejnë të gjitha llojet e torturave ndaj tyre dhe i vrasin në burgje, si ata vranë Satarin [Beheshti], Alireza [Shir Mohammad-Ali] dhe Vahid. Megjithatë, asgjë nuk ndodh, ”shkroi z. Arabi në letrën e tij.

Gardat Revolucionare arrestuan Sohail Arabi në 2013. Gjatë shtatë viteve të fundit, autoritetet kanë refuzuar ta lirojnë pavarësisht se dënimi i tij po përfundon. Gjyqësori i regjimit ka rritur në mënyrë arbitrare dënimin me burg të Arabi nën akuzën e rreme të “prishjes së sigurisë kombëtare”.
“Heshtja nuk është vetëm e gabuar tani. Eshtë një krim ”, theksoi Arabi, duke theksuar vendosmërinë e tij për të ngritur zërin dhe për të zbuluar të vërtetën.
Ndërsa regjimi ka vazhduar shkeljet e të drejtave të njeriut, populli iranian, madje edhe të burgosur politikë, siç përmendi Sohail Arabi, kanë zgjedhur të mos heshtin.
