Friday, July 26, 2024

Gjermania do të Hetojë Rolin e Diplomatit Terrorist të Iranit, Assadi, në Orkestrimin e Terrorizmit dhe Spiunazhit

Iran - diplomat-terrorist Assadollah Assadi

Një gjykatë në Anversa të Belgjikës do të shpallë verdiktin e saj lidhur me diplomatin terrorist të Iranit Assadollah Assadi dhe tre bashkëpunëtorët e tij për tentativën e tyre të dështuar për të shpërthyer një bombë në tubimin e opozitës në Francë, në 2018-ën. Tani, Assadi po përballet me akuza të reja dhe është subjekt i një hetimi nga autoritetet gjermane.

Ky informacion i ri konfirmon thënien e hershme të Rezistencës Iraniane se ambasadat e Iranit janë qendra të spiunazhit dhe terrorizmit në Europë.

Assadi dhe tre bashkëpunëtorët e tij tentuan në 2018-ën të shpërthenin një bombë në tubimin e përvitshëm “Free Iran” të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në Villepinte, në veri të Parisit, Francë.

Para se të arrestohej, Assadi punonte si sekretar i tretë i ambasadës së Iranit në Vienë. Provat tregojnë se Assadi ishte krye-oficeri i inteligjencës i regjimit iranian, dhe vepronte në shërbim të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit.

Policia e Gjermanisë e arrestoi Assadi-n më 1 korrik para se të hynte në Austri, ku shërbente si sekretar i tretë i ambasadës iraniane. Autoritetet gjermane gjetën një bllok të gjelbër në makinën e Assadi-t ku kishte informacione të rëndësishme lidhur me komplotin me bombë të 2018-ës, veprimet e udhëtimet e Assadi-t, dhe shumat e parave që ai u kishte paguar operativëve të ndryshëm.

Sipas Deutsche Welle Farsi, Gjykata Penale Federale (BKA) gjermane po heton veprimtaritë e Assadi-t me mision nga Prokurori i Përgjithshëm gjerman.

Sipas këtij blloku, Assadi ka bërë të paktën 289 vizita në vende të ndryshme. Njëqind e dyzet e katër prej këtyre vizitave kanë qenë në Gjermani.

“Hetimet e policisë gjermane, duke cituar dokumente të gjetura në makinën e Assadollah Assadi, një diplomat iranian që po gjykohet në Belgjikë, tregojnë se Berlini është bërë qendra e veprimtarive të inteligjencës të regjimit iranian në Europë. Assadollah Assadi u arrestua në korrik 2018 në shtetin e Bavarisë,” ka raportuar më 22 janar Al-Arabiya.

  1. Javad Dabiran, zëvendës drejtori i zyrës përfaqësuese të NCRI-së në Gjermani, ka thënë për Al-Arabiya: “Rezistenca Iraniane ka informacione specifike lidhur me celulat e fjetura të regjimit iranian në Europë, të cilat komandoheshin nga Assadi. MOIS e regjimit iranian ka një rrjet agjentësh në Europë që mbështeten nga ambasadat e regjimit të cilat i keqpërdorin lehtësirat e tyre diplomatike. Assadollah Assadika qenë në krye të rrjetit të inteligjencës të regjimit iranian në Europë.”
  2. Javad Dabiran reveals the Assadollah Assadi case

Javad Dabiran flet për çështjen e Assadollah Assadi

“40% dhe specifikisht 144 nga 289 takimet e Assadi-t me agjentët e tij janë zhvilluar në Gjermani. Kjo nënkupton dy gjëra. Së pari, një pjesë e madhe e rrjetit [të regjimit] ndodhet në Gjermani, dhe Gjermania është skenë e veprimtarive terroriste të regjimit iranian,” shtoi Z. Dabiran.

Më 7 dhjetor, NCRI pati publikuar një deklaratë që zbardhte komplotin terrorist të regjimit në Gjermani. Ky zbulim bazohet në një letër iraniane, drejtuar një personi të identifikuar si “Z. G.D.,” një iranian banues në Gjermani. Agjentët e MOIS të regjimit i kishin bërë presion Z. G.D. që të mblidhte informata dhe të “dërgonte foto dhe video nga të gjitha zyrat dhe shtëpitë [e Rezistencës Iraniane në Gjermani]” dhe “nga zyra e (Javad) Dabiran.”