Sunday, February 5, 2023

Regjimi Iranian Ekzekuton Kampionin e Mundjes, dhe Vazhdon pa Pushim me Shkeljet e të Drejtave Njerëzore

Regjimi iranian ekzekutoi të hënën mundësin 30-vjeçar Mehdi Ali Hosseini në Iranin jug-perëndimor, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare kundër këtij akti. Ky ekzekutim konfirmon mospërfilljen absolute të mullahëve për standardet ndërkombëtare të të drejtave njerëzore, dhe trendi i shkeljeve të të drejtave njerëzore në Iran vazhdon të përkeqësohet.

Ekzekutimi i Mehdi Ali Hosseini erdhi vetëm pak muaj pas varjes brutale të kampionit kombëtar të mundjes në Iran, Navid Afkari, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për mos-ekzekutimin e tij. Thjesht fjalët dënuese nuk patën efekt mbi regjimin. Në dhjetor, forcat e sigurisë shkatërruan gurin e varrit të Navid-it, duke treguar kështu se regjimi nuk ishte penduar për këtë krim. Arrestimi kohët e fundit i trajnerit të Navid Afkari-t dhe mbyllja e palestrës së tij e dëshmojnë gjithashtu këtë fakt.

Regjimi ka ekzekutuar mbi 35 të burgosur brenda tridhjetë ditëve të fundit. Ekzekutimet e vazhdueshme në Iran nënvizojnë faktin se mullahët nuk do ta ndryshojnë rrugën e shkeljeve të të drejtave njerëzore.
Të mërkurën, autoritetet varën tre të burgosur në Zahedan të Iranit jug-lindor.

Shkeljet e të drejtave njerëzore nga regjimi nuk përfshijnë vetëm burgjet. Të dielën, forcat e sigurisë hapën zjarr mbi njerëz të pafajshëm në provincën Sistan dhe Baluchistan për arsye se banorët kishin transferuar pak sasi lënde djegëse.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të presë një rritje të numrit të ekzekutimeve dhe të shtypjes së vazhdueshme në Iran. Krahas nevojës së Teheranit për ta vënë nën kontroll shoqërinë e trazuar me anë të frikësimit, autorët e krimeve më të rënda të Iranit kundër njerëzimit mbajnë pozicione të larta në regjim.