Friday, March 29, 2024

Pesë të burgosur politikë arabë nisin grevë urie në burgun Shaiban të Ahvaz-it

Arab political prisoners

Pesë të burgosur politikë arabë kanë nisur një grevë urie në burgun Shaiban të Ahvaz-it, qendrës së provincës jug-perëndimore Khuzestan.

Jasem Heydari, Ali Khasraji, Hossein Seilavi, Ali Motiri, and Ali Mojaddam kanë qepur buzët dhe kanë nisur grevë urie të shtunën, më 23 janar 2021.

Të burgosurit politikë arabë po refuzojnë të ushqehen në protestë ndaj keqtrajtimit të të burgosurve nga rojat e burgut dhe autoritetet dhe ndaj faktit që ua kanë mohuar vizitat. Ata protestojnë gjithashtu kundër përdorimit të dënimit me vdekje.

Jasem Heydari, i lindur më 10 janar 1990, është qytetar arab i Ahvaz-it. Ai është arrestuar në qytetin Shush kur ishte vetëm 17 vjeç. Ai është dënuar me 7 vite burg për akuzën e “veprimit kundër sigurisë kombëtare.”