Iran: Shtohen Shqetësimet Lidhur me Ndikimin e Regjimit Iranian dhe Lobuesve të Tij

Meet some Iranian lobbies in West: (from left) Seyed Hossein Mousavian, Trita Parsi, Mohammad Javad zarif with Kaveh Afrasiabi

Njihuni me disa lobues iranianë në Perëndim: (nga e majta) Seyed Hossein Mousavian, Trita Parsi, Mohammad Javad zarif me Kaveh Afrasiabi

 

Regjimi iranian ka një histori të gjatë përpjekjesh për të ndikuar në politikën perëndimore përmes lobimit klandestin dhe fushatave të koordinuara keqinformuese. Veprimtari të tilla kanë ndihmuar për t’i turbulluar ujërat për sa i përket punës bërthamore të Iranit në të shkuarën, për të demonizuar apo denigruar grupet kryesore të opozitës iraniane, dhe thjesht për të promovuar pika bisede që janë të favorshme për regjimin klerikal, të tilla si ideja që sanksionet ekonomike janë më të dëmshme për popullsinë e përgjithshme sesa për institucionet qeveritare.

Këshilli Kombëtar Iraniano-Amerikan (NIAC) është një grup shumë i njohur në SHBA, i cili përsërit narrativat e regjimit iranian dhe, që kur ka hyrë në fuqi administrata e re, këmbëngul në kërkesën e regjimit se, sipas paktit me Iranin, Uashingtoni duhet t’i heqë të gjitha sanksionet që ishin ri-vendosur apo zgjeruar nën administratën e mëparshme, pavarësisht faktit se regjimi iranian i ka tejkaluar nivelet e akumulimit bërthamor dhe sofistikimit teknik që kishte vënë përpara se JCPOA të hynte në fuqi.

Nga fillimi i këtij muaji, Përfaqësuesja nga New Mexico, Yvette Herrell, iu bashkua tetë anëtarëve të tjerë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA për t’i shkruar Departamentit të Drejtësisë që të nxisë nisjen e një hetimi me qëllim identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo amerikani që paguhet për të prmovuar në fshehtësi pikat e bisedës të regjimit iranian. Nevoja për një hetim të tillë ishte nënvizuar më përpara nga arrestimi i Kaveh Lotfolah Afrasiabi, një ekspert i shkencave politike në Massachusetts i cili akuzohet për shkelje të Aktit të Regjistrimit të Aseteve të Huaja duke shkruar artikuj dhe opinione mbi çështjet e regjimit iranian ndërkohë që kishte marrë afërsisht 265,000 dollarë nga vetë regjimi.

 

Iran: Fjalimet e Rouhani-t dhe Khamenei-t me Rastin e Novruzit Dëshmojnë se Regjimi Ndodhet në një Rrugë pa Krye

E shtuna shënoi fillimin e Vitit të Ri pers 1400. Të gjendur përballë një shoqërie të trazuar dhe në izolim ndërkombëtar, zyrtarët e lartë të regjimit e kanë pranuar se janë në një rrugë pa krye. Komentet e presidentit dhe liderit suprem të regjimit dëshmuan gjithashtu për grindjet mes fraksioneve të tyre.

Presidenti Hassan Rouhani nënvizoi izolimin ndërkombëtar të regjimit dhe problemet ekonomike në fjalimin e tij me rastin e Novruzit. “[Viti pers] 1399 ishte viti më i keq [i regjimit] për shitjen e naftës në 60 vitet e fundit. Nuk më kujtohet një vit më i vështirë sesa 1399 për sa i përket problemeve ekonomike,” tha Rouhani.

Rouhani, si gjithmonë, u përpoq të fajësonte sanksionet si shkakun e situatës së rëndë ekonomike të Iranit. Por ky pretendim është refuzuar nga mediat shtetërore të regjimit shumë herë. “Shumë ekspertë besojnë se ekonomia e Iranit është e sëmurë. Por a janë shkaktuar vërtet nga sanksionet e huaja problemet ekonomike të vendit? Nëse i rishikojmë fjalët e ekspertëve, do të vijmë tek përgjigjja ‘jo’” shkruante e përditshmja shtetërore Arman të martën, në një artikull me titull “Populli paguan për mosveprimin e regjimit.”

Në një deklaratë kontradiktore, Rouhani pretendoi se gjoja ekonomia e Iranit nën qeverisjen e tij në 1399-ën ka patur një rritje pozitive 2.2, ndërkohë që më parë ishte ankuar për një situatë “të vështirë” ekonomike.

“Në një vit kur shumë nga ekonomitë më të fuqishme të botës kanë patur [rritje ekonomike] negative me 10%, [regjimi] ka regjistruar një rritje ekonomike pozitive me 2.2%,” pretendoi Rouhani.

“Radhat e gjata [për blerjen e nevojave bazë si mishi i pulës], rritja ekstreme e çmimeve dhe mungesat në artikujt ushqimorë në treg, si dhe rritjet me disa qindra përqind në çmimet e frutave janë vetëm disa nga problemet me të cilat u përballën familjet iraniane vitin e shkuar. Ndërkohë që po i afrohemi fundit të vitit [pers], treguesit e rëndësishëm ekonomikë si likuiditeti, inflacioni, dhe rritja ekonomike nuk shfaqin shifra premtuese. Pavarësisht rritjes pozitive ekonomike me 2.2%, inflacioni dhe likuiditeti, nga fundi i shkurtit të këtij viti, kanë qenë 34.2 përqind dhe 3300 mijë bilion toman, përkatësisht. Kjo mund të jetë një shenjë që paralajmëron rritjen e inflacionit vitin tjetër,” e përditshmja shtetërore Etemad të enjtën e kishte refuzuar këtë pretendim.

 

 

 

 

Vështirësitë Vazhdojnë për Iranianët në Vititn e Ri Pers 1400, teksa Shpresa Fillon të Duket në Horizont

 

Protest in Iran (file photo)Protestë në Iran (foto fajli)

Kjo fundjavë shënoi fillimin e Vitit të Ri pers, Novruz. Iranianët nisën vitin 1400 sipas kalendarit pers. Në këtë vit ata do të përballen me rreziqe të konsiderueshme, por edhe mundësi të mëdha. Viti i kaluar ishte i mbushur me vështirësi të shumta, duke përfshirë kolapsin ekonomik, përkeqësimin e represionit të regjimit, dhe një krizë të koronavirusit që është më e rënda në Lindjen e Mesme. Secili nga këto probleme do të vazhdojë pa dyshim edhe gjatë këtij viti të ri, por po të bazohemi tek eksperiencat e fundit, ata do të ndihmojnë gjithashtu për të ushqyer një lëvizje protestuese në rritje, e cila përbën një sfidë gjithnjë e më të madhe për diktaturën teokratike ekzistuese.

Trazirat publike dhe hakmarrja e regjimit kanë qenë në një rreth vicioz për më shumë se dy vite, por ndonëse populli iranian ka vuajtur jashtëzakonisht nga kjo, ai ka bërë gjithashtu progres të konsiderueshëm në luftën për ta shndërruar Iranin në një Republikë vërtet demokratike.

Kjo përpjekje filloi me zell në fund të 2017-ës, me një kryengritje mbarëkombëtare që i solli në vëmendje më plotësisht se kurrë më parë slloganet e rrepta anti-regjim. Ajo vazhdoi përmes protestave të shpërndara që përfshinë të gjithë vitin e mëpasshëm, dhe arritën një kreshendo të re në nëntor 2019 me një kryengritje edhe më të madhe. Në javët e fundit përpara këtij Viti të Ri iranian, trazirat publike duket se erdhën duke u rritur sërish, fillimisht në formën e protestave masive nga pensionistët dhe më vonë në formën e përplasjeve midis qytetarëve dhe forcave represive në provincën kufitare Sistan dhe Baluchistan.

Ky Novruz paraqet një mundësi të përsosur për komunitetin ndërkombëtar që të hedhë një hap që është dashur të hidhet shumë kohë më parë, dhe ta njohë zyrtarisht të drejtën e popullit iranian për t’i rezistuar tiranisë së mullahëve

Zbardhen nga Associated Press Komplotet Terroriste të Regjimit Iranian në Uashington

Dy muaj më parë, komandanti i Forcave Quds kërcënoi se do të kryente një sulm terrorist brenda Shteteve të Bashkuara

Dje, Associated Press, sipas dy zyrtarëve të lartë të inteligjencës amerikane, ka shkruar: ”Irani ka bërë kërcënime kundër Fort McNair, një post i Ushtrisë në kryeqytetin e SHBA, si dhe kundër zëvendës shefit të shtabit të Ushtrisë, sipas dy zyrtarëve të lartë të inteligjencës amerikane. Ata thanë se komunikimet e interceptuara nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë në janar kanë treguar se Garda Revolucionare e Iranit ka diskutuar kryerjen e “sulmeve me USS stil Cole” kundër këtij posti të Ushtrisë… Inteligjenca ka zbardhur gjithashtu kërcënime për të vrarë Gjen. Joseph M. Martin dhe plane për të infiltruar dhe survejuar instalacionin, sipas këtyre zyrtarëve, të cilët nuk ishin të autorizuar të diskutonin publikisht çështje të sigurisë kombëtare dhe folën me kusht anonimiteti.”

Më përpara, Brigadier Gjenerali Ismail Qaani i IRGC-së, komandant i Forcave terroriste Quds, të paktën dy herë, ka kërcënuar publikisht për akte terroriste brenda Shteteve të Bashkuara. “Për sa kohë që të ketë një burrë në botë, ai do të jetë i gatshëm t’i ndëshkojë frikacakët që e bënë këtë,” tha ai më 1 janar 2020, duke iu referuar eliminimit të Qassem Soleimani, komandantit të Forcave Quds, dhe shtoi: “Me këtë krim që keni kryer, keni krijuar një punë tjetër për të gjithë njerëzit e lirë në botë dhe të jeni të sigurt që dikush, edhe nga brenda shtëpisë tuaj, do t’i përgjigjet krimit tuaj.” (Televizioni shtetëror, 1 janar 2020).

Një ditë para kësaj, Qaani kishte postuar në Twitter: “Paralajmërojmë Presidentin amerikan, kreun e CIA, Sekretarin e Mbrojtjes, Sekretarin amerikan të Shtetit dhe zyrtarët e tjerë amerikanë të përfshirë në vrasjen e Dëshmorit Soleimani se duhet të mësojnë mënyrën e jetesës në fshehtësi të Salman Rushdie sepse Republika Islamike do të hakmerret për gjakun e Dëshmorit Soleimani që u derdh padrejtësisht.” (31 dhjetor 2019).

Më 10 janar 2021, Qaani kërcënoi përsëri haptazi për akte terroriste brenda Shteteve të Bashkuara në televizionin shtetëror, duke thënë: “E kemi thënë më parë, dhe po e themi edhe tani, që disfata juaj dhe hakmarrja ndaj jush ka filluar. Nuk do të mund të rrini të qetë më në shtëpitë tuaja. Është e mundshme që hakmarrja të kryhet nga brenda shtëpive tuaja, dhe në një vend tjetër, rekomandojmë që këta kriminelë kryesorë që e kryen këtë krim, nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara e deri te ky bastardi që është tani Sekretar i Shtetit, i cili ka vite që e urren Dëshmorin Soleimani, të gjithë ata duhet të ndjekin klasën e Salman Rushdie dhe të mësojnë se si të jetojnë tani e mbrapa nga Salman Rushdie.”

 

Iran: Vit i Ri pers, kriza të reja për regjimin

Young Iranian protesters in Tehran chant “Down with Khamenei” in reference to regime Supreme Leader Ali Khamenei – January 2020Protestuesit e rinj iranianë në Teheran thërrasin “Poshtë Khamenei” duke iu referuar Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei – janar 2020

Një tjetër vit pers plot me vuajtje ka kaluar nën teokracinë e mullahëve në Iran. Krizat sfilitëse ekonomike dhe shoqërore, fatalitetet e larta të koronavirusit, dhe intensifikimi i represionit kanë qenë rezultat i një diktature brutale. Por për regjimin, më shumë se kurrë më parë, ky ka qenë një vit plot goditje madhore që e kanë çuar më afër fundit sistemin e mullahëve.

Rrethanat ekonomike dhe shoqërore

Gjatë vitit të shkuar, rritja ekstreme e çmimeve ushtroi një presion tepër të madh mbi popullin, duke e çuar pragun e varfërisë në 80 përqind. Klasa e mesme pothuajse është zhdukur, dhe miliona familje i janë shtuar klasës së varfërisë ekstreme. Në disa raste, edhe buka blihet me këste.

Kolapsi i bursës ka shkaktuar një krizë të re. Regjimi i ka nxitur njerëzit të investonin në bursë ndërkohë që shumë banka kishin falimentuar. Si rezultat, tre milion njerëz humbën asetet e tyre. “Shteti ka konfiskuar 2,500 trilion rial (rreth $9.2 bilion) nga ‘aksionet e drejtësisë’ për përfitimin e vet,” sipas një artikulli nga e përditshmja shtetërore Javan më 14 qershor 2020.

“Pasuria e popullit është vjedhur për të financuar defiçitet e buxhetit qeveritar, të cilat arritën në 2,730 trilion rial (rreth $10.8 bilion) në 2020-ën,” sipas agjencisë së lajmeve të Majlis (Parlamentit) të regjimit më 13 dhjetor 2020, e cila shton se defiçiti i buxhetit të vitit 2021 do të arrijë së shpejti në 3,340 trilion toman (rreth $13.25 bilion).

Kriza katastrofike e koronavirusit përfshiu gjithë vendin në fund të vitit të shkuar. Bilanci më i fundit i vdekjeve është 234,600 në 522 qytete të shpërndara në të 31 provincat e Iranit, sipas raporteve të mbledhura nga opozita Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Por e ardhmja nuk duket e mirë ndërkohë që regjimi vazhdon ta vonojë sigurimin e vaksinave.

 

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 522 Qytete Shkon Mbi 235,100

  • Në mesazhin e tij për Vitin e Ri, Khamenei nuk shprehu keqardhje për viktimat e COVID-19; gënjeu paturpësisht për sukseset e pavërteta në prodhimin e vaksinave.
  • Ministria e Shëndetësisë e regjimit: Aktualisht, 12 qytete kanë një status të kuq për sa i përket COVID-19, dhe 39 qytete janë portokalli. (Agjencia e lajmeve IRNA, 21 mars 2021)
  • Alireza Zali, kreu i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT) në Teheran: Nisur nga ndryshimi i statusit në qytete të ndryshme sot, situata e COVID-19 është shumë e brishtë, dhe do të përballemi me edhe më shumë ndryshime në ditët që vijnë. (E përditshmja Asre Iran, 21 mars 2021)
  • Alireza Zali: Sipas statistikave të 24 orëve të fundit nga Teherani, mbi 2,200 pacientë me COVID-19 janë shtruar në spital, nga të cilët rreth 780 janë në terapi intensive, dhe fatkeqësisht, kemi edhe rreth 370 pacientë të rinj, 80 prej të cilëve janë shtruar në terapi intensive. (E përditshmja Asre Iran, 21 mars 2021)
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Azerbaixhanin Perëndimor: Ka 147 pacientë me COVID-19 në terapi intensive, që do të thotë 50% më shumë se javën e fundit të janarit 2021.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të dielën, më 21 mars 2021, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi në 522 qytete ka shkuar përtej 235,100.

Përpara Syve të Botës, Protestat Iraniane do të Ringjallen në Vitin Pers 1400

Protestat në Iran – foto fajli

Pas disa kryengritjeve popullore gjatë dy viteve të mëparshme, protestat iraniane ndaluan për një kohë të shkurtër për shkak të situatës së pandemisë së koronavirusit. Kjo nuk do të thotë që zemërimi i popullit ndaj keqmenaxhimit ekonomik dhe korrupsionit qeveritar është zbutur. Thjesht organizimi i demonstratave në shkallë të gjerë u bë më i vështirë përballë shpërthimit vdekjeprurës të virusit që e ka prekur Iranin shumë më rëndë sesa vendet përreth.
Gjithsesi, një gjë që nuk është zbutur fare është pikërisht ankthi i regjimit iranian lidhur me trazirat publike. Në fakt, ka arsye për të besuar se ky ankth vetëm sa është thelluar edhe më shumë gjatë periudhës së pandemisë, teksa qytetarët iranianë u bënë gjithnjë e më të vetëdijshëm për dështimin e plotë të regjimit në konfrontimin e krizës së shëndetit publik.
Regjimi e ka lejuar qëllimisht sëmundjen të përhapet në Iran në mënyrë relativisht të pakontrolluar, duke i përdorur njerëzit si një mjet për uljen e shkallës së protestave për një periudhë afat-shkurtër, por gjithashtu edhe si një mjet për të konsoliduar kontrollin e tij mbi shoqërinë civile. Komentet nga Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei, i cili e përshkruan pandeminë si një “bekim,” dhe fakti që Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike i është dhënë autoriteti për të kontrolluar derë më derë në çdo lagje, gjoja për të identifikuar dhe izoluar të infektuarit, konfirmojnë se qëllimi i regjimit ka qenë përdorimi i viktimave në masë për të parandaluar një kryengritje.

Nënat e të burgosurve politikë dhe dëshmorëve kujtojnë të dashurit e tyre në Nevruz

Farngis Mazloum (left) and tomb of Navid Afkari-min

Iranianët filluan Vitin e tyre të Ri sot në 20 Mars. Nënat e të burgosurve politikë dhe të burgosurit politik të ekzekutuar festuan Vitin e Ri pranë burgjeve ose pranë varreve të fëmijëve të tyre.

Farangis Mazloum, nëna e të burgosurit politik Soheil Arabi dhe nëna e të burgosurit politik Arsham Rezaii, festuan Vitin e Ri pranë Burgut Gohardasht në Karaj. Zonja Mazloum tha se nuk u lejohej të vendosnin Haft-seen e tyre pranë burgut, kështu që ata duhej ta bënin atë pak më larg.

Farangis Mazloum përgëzoi të gjithë iranianët në Iran dhe jashtë tij dhe shprehu dëshirën që viti i ardhshëm të jetë viti i lirisë së Iranit. Ajo tha, “Shpresoj që vitin e ardhshëm, të gjithë të jemi së bashku dhe të gjithë iranianët të mund të jetojnë së bashku në lumturi dhe liri.”

Gjithashtu, znj. Sedigheh Maleki, gruaja e të burgosurit politik Hashem Khastar dhe Fatemeh Sepehri, motra e Mohammad Hussein Sepehri, u mblodhën jashtë Burgut Qendror të Mashhad (a.k.a. Burgu Vakilabad) në fund të vitit.

Nëna dhe të afërmit e të burgosurit politik të ekzekutuar Navid Afkari, gjithashtu festuan Nowruz-in dhe ardhjen e Vitit të Ri pranë varrit të tij.

Nënat e të burgosurve politikë dhe dëshmorëve kërkojnë drejtësi për të dashurit e tyre të cilët janë burgosur pafajësisht ose ekzekutuar nga regjimi klerik pa një gjykim të drejtë.

 

Kryengritjet e Iranit do të rishfaqen në vitin e ri persian

Iran protests, November 2019

Sot, e Shtunë, 20 Mars 2021, shënon Vitin e Ri Iranian, Nevruz. Duke parë që shpërthimi i koronavirusit arriti përmasa me të vërtetë globale marsin e kaluar, është e sigurt të thuhet se viti 1399 në kalendarin persian ishte përcaktuar edhe më plotësisht nga pandemia se viti 2020 në kalendarin perëndimor.

Për qytetarët e Iranit, kjo nuk ka të bëjë vetëm me vuajtjet e shkaktuara nga pandemia, por edhe me tendencat që ndërpreu. Për më shumë se dy vjet para se të regjistroheshin rastet e para të brendshme të Covid-19, vendi kishte qenë vendi i trazirave pak a shumë të vazhdueshme të drejtuara nga grupe aktiviste që mbrojnë hapur për përmbysjen e diktaturës teokratike.

Protestat e para të tilla filluan në dhjetor 2017 dhe zgjatën në pjesën më të madhe të muajit pasardhës, duke u përhapur në mbi 100 qytete dhe qyteza përgjatë rrugës. Udhëheqësi Suprem i regjimit të Iranit Ali Khamenei pranoi në një fjalim të janarit 2018 që grupi kryesor i opozitës pro-demokracisë, Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit (PMOI-MEK), kishte “planifikuar për muaj” për të lehtësuar kryengritjen. Autoritetet u përgjigjën me masa brutale shtypëse, duke vrarë dhjetëra protestues dhe duke burgosur sistematikisht mijëra aktivistë të njohur dhe të dyshuar.

Këto demonstrata ndihmuan për të mbajtur parullat nga kryengritja e mëparshme në qarkullimin e zakonshëm. Kjo, nga ana tjetër, krijoi bazën që ata të kthehen në rëndësi kombëtare në nëntor 2019, kur njoftimi i regjimit për rritjen e çmimit të benzinës shkaktoi zemërim të ri midis një popullsie që tashmë ishte çuar në varfëri të thellë. Duke parë njoftimin si një shenjë të qartë të vetë-interesit të regjimit dhe shpërfilljes së nevojave thelbësore të njerëzve të tij, qytetarët e gati 200 qyteteve dhe qyteteve dolën në rrugë në mënyrë që edhe një herë të kërkojnë heqjen e qeverisë ekzistuese në tërësinë e saj.

Novruz, Viti i Ri Iranian, 1400, Festohet me Vërejtjet e Zonjës Rajavi

Mesazhe nga të burgosurit politikë, Njësitë e Rezistencës, vërejtje dhe mesazhe nga 84 parlamentarë dhe personalitete politike nga 20 vende

Në fjalimin e saj për Noruz, zonja Rajavi përgëzoi popullin e Iranit dhe nënvizoi:

  • Gatishmëria e popullit iranian për përmbysjen e regjimit është përtej hijes së një dyshimi, dhe mashtrimi për zgjedhjet presidenciale të mullahëve do të përballet me bojkotin e tyre vendimtar.
  • Përparimi i madh i vitit iranian 1399 ishte rinia e guximshme e Iranit që nxitonte të bashkohej me Muxhahedin-e Khalq (MEK / PMOI) dhe duke zgjeruar rrjetin e mbështetësve të tij në qytetet iraniane.
  • Gjermania, Belgjika dhe Franca duhet të publikojnë të gjitha dokumentet e marra nga diplomati terrorist i regjimit dhe të zbulojnë emrat dhe kontaktet e agjentëve që punojnë me regjimin klerik dhe Ministrin e tij të Inteligjencës.

Ceremonitë që shënojnë Nevruzin dhe ardhjen e Vitit të Ri Iranian, 1400, u mbajtën me praninë e Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe të gjithë mbështetësve të Rezistencës iraniane nga e gjithë Bota. Kjo ceremoni u transmetua drejtpërdrejt nga Simay-e Azadi në Iran, me mijëra vendndodhje në SH.B.A., Kanada, Evropë dhe Iran. Anëtarët e Organizatës Popullore Muxhahedine të Iranit (PMOI / MEK) në Ashraf-3, Shqipëri, u bashkuan me ngjarje online. Ceremonia përcolli mesazhin pasionant të kryengritjes dhe përmbysjes së diktaturës fetare në vitin 1400 dhe krijimin e një republike demokratike, të pavarur të bazuar në ndarjen e fesë dhe shtetit në Iranin e nesërm të lirë.