Thursday, September 12, 2024

Iran: Vit i Ri pers, kriza të reja për regjimin

Young Iranian protesters in Tehran chant “Down with Khamenei” in reference to regime Supreme Leader Ali Khamenei – January 2020Protestuesit e rinj iranianë në Teheran thërrasin “Poshtë Khamenei” duke iu referuar Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei – janar 2020

Një tjetër vit pers plot me vuajtje ka kaluar nën teokracinë e mullahëve në Iran. Krizat sfilitëse ekonomike dhe shoqërore, fatalitetet e larta të koronavirusit, dhe intensifikimi i represionit kanë qenë rezultat i një diktature brutale. Por për regjimin, më shumë se kurrë më parë, ky ka qenë një vit plot goditje madhore që e kanë çuar më afër fundit sistemin e mullahëve.

Rrethanat ekonomike dhe shoqërore

Gjatë vitit të shkuar, rritja ekstreme e çmimeve ushtroi një presion tepër të madh mbi popullin, duke e çuar pragun e varfërisë në 80 përqind. Klasa e mesme pothuajse është zhdukur, dhe miliona familje i janë shtuar klasës së varfërisë ekstreme. Në disa raste, edhe buka blihet me këste.

Kolapsi i bursës ka shkaktuar një krizë të re. Regjimi i ka nxitur njerëzit të investonin në bursë ndërkohë që shumë banka kishin falimentuar. Si rezultat, tre milion njerëz humbën asetet e tyre. “Shteti ka konfiskuar 2,500 trilion rial (rreth $9.2 bilion) nga ‘aksionet e drejtësisë’ për përfitimin e vet,” sipas një artikulli nga e përditshmja shtetërore Javan më 14 qershor 2020.

“Pasuria e popullit është vjedhur për të financuar defiçitet e buxhetit qeveritar, të cilat arritën në 2,730 trilion rial (rreth $10.8 bilion) në 2020-ën,” sipas agjencisë së lajmeve të Majlis (Parlamentit) të regjimit më 13 dhjetor 2020, e cila shton se defiçiti i buxhetit të vitit 2021 do të arrijë së shpejti në 3,340 trilion toman (rreth $13.25 bilion).

Kriza katastrofike e koronavirusit përfshiu gjithë vendin në fund të vitit të shkuar. Bilanci më i fundit i vdekjeve është 234,600 në 522 qytete të shpërndara në të 31 provincat e Iranit, sipas raporteve të mbledhura nga opozita Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Por e ardhmja nuk duket e mirë ndërkohë që regjimi vazhdon ta vonojë sigurimin e vaksinave.