Iran: Katastrofa e Koronavirusit ua Merr Jetën 238,000 Njerëzve në 526 Qytete

  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Hormozgan: Aktualisht, mbi 90% e rasteve pozitive me COVID-19 në Provincë janë të variantit britanik. (Agjencia e lajmeve ISNA, 26 mars 2021)
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Larestan: Brenda 48 orësh, mbi 75% të kampioneve në distriktin Juyom rezultuan pozitive për Covid 19. Nga e premtja, 26 mars 2021, lidhja e distriktit Juyom me qytete, distrikte e fshatra të tjera do të ndërpritet. (Agjencia e lajmeve IRNA, 26 mars 2021)
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Arak: Mutacioni i koronavirusit është shkaku i 60% të pacientëve me COVID-19 në Provincën Qendrore. (IRNA, 26 mars 2021)
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Lorestan: Numri i hospitalizimeve për COVID-19 në provincë është rritur me 30%. (Televizioni shtetëror, 26 mars 2021)
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Mazandaran: Numri i pacientëve të shtruar në spital për COVID-19 është rritur për të katërtën ditë rresht dhe mbi 530 pacientë janë të shtruar në Mazandaran. (Televizioni Shtetëror, 26 mars 2021)

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli më 26 mars 2021 se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 526 qytete në mbarë Iranin ka shkuar mbi 238,000.

Kërcënimi i Raketave Balistike të Regjimit Iranian është Rritur, por Ka Kohë dhe Mundësi për ta Ndaluar Atë

 

Ka kaluar më shumë se një dekadë që kur Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit e riemërtoi forcën e tij ajrore si “Forca Aerohapësinore” në mënyrë që të reflektonte theksin gjithnjë e më të madh që kjo ushtri po i vinte zhvillimit të raketave të avancuara në vend të ruajtjes së një arsenali me avionë ushtarakë të dalë mode. Por ky ndryshim emri ishte pjesë e një trendi që kishte nisur dekada më parë. Komandanti i Forcës Aerohapësinore të IRGC-së, Amir Ali Hajizadeh, e pohoi këtë në 2019-ën kur tha në një dokumentar të mediave shtetërore se regjimi kishte nisur të prodhonte me zell raketa në vitin 1984 dhe kishte filluar menjëherë të gërmonte tunele për të mbrojtur atë që, siç prisnin ata, do të ishte një rezervë masive raketash.

Tridhjetë e pesë vite më vonë, përmasat e kësaj rezerve u nënvizuan për një audiencë ndërkombëtare nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK), e cila zbardhi ekzistencën e sistemeve shumë të mëdha të tuneleve në një konferencë për shtyp që adresoi edhe fajësinë e Teheranit për sulmin me raketë dhe dron të shtatorit 2019 mbi infrastrukturën saudite të naftës. Vetëm pas këtyre zbardhjeve, mediat shtetërore e intervistuan Hajizadeh-un dhe e bënë publike ekzistencën e rezervave nëntokësore të raketave. Dhe në përpjekje për të kompensuar efektet e ekspozimit të sekreteve shtetërore, ata e bënë këtë në një mënyrë që e bënte programin raketor të regjimit të dukej si një kërcënim madhor për kundërshtarët e tij.

Ekspertët e Punëve të Jashtme Bëjnë Thirrje për një Politikë më të Fortë nga SHBA teksa Irani Hyn në një Vit të Ri

Të mërkurën, zyra përfaqësuese në SHBA e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) zhvilloi një takim virtual, për shkak të nevojës për distancim social, në vend të mbledhjes së përvitshme që ajo organizon me mbështetës amerikanë e aktivistë iranianë në mërgim. Kjo mbledhje online kishte për qëllim festimin e Vitit të Ri iranian, Novruz, i cili zyrtarisht ndodhi të shtunën dhe shënoi fillimin e vitit 1400 në kalendarin iranian.

Pjesëmarrësit e spikatur në këtë tubim mbajtën fjalime përpara një audience virtuale aktivistësh iraniano-amerikanë dhe mbështetësish të NCRI, të cilët merrnin pjesë nga pothuajse të gjitha shtetet e SHBA. Gjithashtu, javën e shkuar u zhvillua një tjetër tubim i ngjashëm që u fokusua në theksimin e mbështetjes dypartiake që NCRI ka arritur të gëzojë në Senatin amerikan. Nga fundi i kësaj konference pati fjalime nga demokratët Robert Menendez dhe Ben Cardin, republikanët Ted Cruz dhe John Cornyn, si dhe disa anëtarë të tjerë të të dy partive. Mesazhi i mbështetjes dypartiake u theksua edhe nga fjalimet e eventit të kësaj jave, fjalime të cilat erdhën nga disa akademikë amerikanë, diplomatë, dhe ish-zyrtarë të qeverisë.

Mitchell Reiss, ish-president i Washington College dhe ish-punonjës i Departamentit amerikan të Shtetit, e pranoi hapur se mbështetja dypartiake është e rrallë në politikën aktuale amerikane, por vërejti se qëndrimet ndaj regjimit iranian janë një përjashtim i spikatur nga ky trend. Në fakt, disa folës të tjerë dhanë përshtypjen se dakordësia dypartiake për sa i përket çështjeve iraniane është rritur madje vitet e fundit, siç dëshmohet edhe nga mungesa e interesit që administrata Biden duket se po tregon lidhur me përmbysjen e politikave të vendosura nga administrata e mëparshme.

Gjenerali Charles Wald, ish zëvendës komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara, e përqendroi një pjesë të madhe të komenteve të tij tek shkeljet që Irani i ka bërë marrëveshjes bërthamore, duke pohuar se kjo marrëveshje ka patur qëllim të mirë por mangësi serioze, të cilat janë përkeqësuar edhe nga veprimtaritë e mirë-praktikuara mashtruese të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Wald i bëri thirrje SHBA-së të shkojë përtej refuzimit për të hedhur hapin e parë mbrapsht drejt status quo-së, dhe të kërkojë një marrëveshje të re dhe më larg-pamëse, e cila nuk do të lejojë zgjerime të menjëhershme e pa limit të veprimtarive bërthamore të Iranit, si dhe do të adresojë edhe veprimtaritë e tjera malinje të regjimit.

Kjo ide e një nevoje për presion më gjithëpërfshirës mbi regjimin iranian u kthye në refren të eventit të së mërkurës. Robert Joseph, ish-nënsekretar i shtetit për kontrollin e armëve dhe sigurinë ndërkombëtare, komentoi gjithashtu mbi çështjen bërthamore, duke këmbëngulur në faktin se Irani i është vënë pas në mënyrë aktive prodhimit të armëve bërthamore dhe se nuk do të dorëzohet kurrë në këtë përpjekje për sa kohë që sistemi aktual të vazhdojë të jetë në pushtet atje. Më pas, ai e lidhi këtë me vërejtje më të gjera për sa i përket natyrës së regjimit teokratik, i cili sipas tij “nuk mund të reformohet,” “nuk mund të ndryshojë,” dhe “mund të mbijetojë vetëm me anë të represionit e brutalitetit.”

Joseph, aktualisht ekspert i lartë në Institutin Kombëtar për Politikën Publike, paralajmëroi se heshtja perëndimore përballë këtij brutaliteti do të përbënte “braktisje të vlerave tona dhe inkurajim për diktatorët në mbarë botën.” Pothuajse çdo folës në këtë event iu referua në mënyrë të ngjashme represionit që regjimi ushtron mbi popullin e vet, represion i cili është përshkallëzuar vitet e fundit, pasi ndjenjat anti-qeveritare janë bërë gjithnjë e më të përhapura dhe gjithnjë e më të guximshme.

Perspektiva e Farsës së Zgjedhjeve Presidenciale të Iranit Sinjalizon një Bojkot Kombëtar

Teksa afrohet farsa e zgjedhjeve presidenciale të regjimit iranian në qershor, gjithnjë e më shumë zyrtarë po e pranojnë se do të ketë një tjetër bojkot kombëtar dhe paralajmërojnë njëri-tjetrin. Farsa e zgjedhjeve parlamentare të regjimit në 2020-ën u përball me një bojkot kombëtar.

Të martën, në një intervistë me agjencinë gjysmë-zyrtare të lajmeve ILNA, Mahmoud Sadeghi, një ish-anëtar i parlamentit të regjimit, tha: “Statistikat për pjesëmarrjen e njerëzve në zgjedhje janë shqetësuese; pyetja më e rëndësishme e njerëzve është, ç’kuptim ka të marrësh pjesë në zgjedhje…në zgjedhjet e vitit të shkuar patëm pjesëmarrjen më të ulët.”

Ai tha gjithashtu: “Javët e fundit, Z. Rahmani Fazli mbajti një fjalim në një grumbullim partish në Ministrinë e Brendshme, dhe tha se ka shenja shqetësuese se, jo vetëm që nuk ekziston dëshira për ta rritur pjesëmarrjen publike, por sondazhet dhe llogaritjet tregojnë që, krahasuar me vitin e shkuar, ka një ulje në dëshirën e publikut për të marrë pjesë në zgjedhje.”

Sadeghi i paralajmëroi gjithashtu zyrtarët e regjimit se “është shqetësuese dhe duhet të shohim se si mund t’i bëjmë njerëzit të kenë shpresë,” apo me fjalë të tjera, t’i mashtrojnë ata me pretendime të rreme “moderimi.” Kjo nuk është zgjidhje për krizën aktuale, pasi njerëzit kanë thirrur vazhdimisht gjatë kryengritjes së tyre mbarëkombëtare: “reformistë, konservatorë, loja mbaroi.”

Regjimi iranian ka nevojë të ketë një pjesëmarrje të madhe në zgjedhje në mënyrë që ta legjitimizojë sundimin e tij, sidomos pas shtypjes së përgjakshme të kryengritjes së nëntorit 2019 dhe vrasjes së mbi 1500 protestuesve.

Protestat në Iranin Veri-Lindor: Shenjë e Trazimit të Shoqërisë

Të martën, banorët e Gonbad-e Kavus në Iranin veri-lindor u derdhën nëpër rrugë, duke protestuar ndaj mosveprimit të regjimit përballë përdhunimit të dy vajzave.

Një rojë sigurie në Digën e Golestan ka përdhunuar dy vajza, shtatë dhe tetë vjeç. Familjarët e tyre kanë bërë kallëzim dhe e kanë akuzuar për përdhunim autorin e krimit.

Megjithatë, prokurori i regjimit i ka refuzuar akuzat dhe ka pretenduar se raporti mjeko-ligjor nuk ka gjetur shenja përdhunimi. Ai shtoi se roja e sigurisë është thirrur dhe akuzuar për “grabitje.” Pas komenteve të prokurorit, banorët e fshatit arab Sharank zhvilluan një protestë. Si përgjigje, Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF) u përpoqën t’i shtypnin protestuesit. Njerëzit u përplasën me forcat SSF dhe ua thyen xhamat e makinave. Regjimi ka dërguar njësi anti-rebelim për t’i shtypur banorët.

Këto protesta vijnë pothuajse një muaj pas kryengritjes në provincën Sistan dhe Baluchestan, në jug-lindje të Iranit, kryengritje e cila u zhvillua pasi forcat e sigurisë të regjimit vranë disa hamaj të varfër. Krahas kësaj kryengritjeje në Sistan dhe Baluchestan, në Iran zhvillohen protesta të përditshme nga të gjithë sektorët e shoqërisë.

Regjimi nuk ka mundur t’i vërë fre shoqërisë, dhe gjatë 2020-ës ka patur qindra protesta shoqërore. Regjimi i ka shtuar masat shtypëse për shkak të frikës që ka nga trazimi i shoqërisë. Që nga fillimi i vitit 2021 janë kryer të paktën 80 ekzekutime.

Të mërkurën, Kryegjyqtari i regjimit, Ebrahim Raisi, kërcënoi publikun. “Asnjë pasiguri në shoqëri nuk është e tolerueshme; policia dhe zyrtarët e sigurisë nuk duhet t’i lënë të veprojnë prishësit e rendit,” tha ai, sipas televizionit shtetëror. Këto komente nuk janë të papritura nga një person i cili është një prej autorëve kryesorë të masakrës së 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë.

 

Iran: Khamenei Pranon se Regjimi i Tij Është në një Rrugë pa Krye

Në fjalimin e tij të përvitshëm me rastin e Novruzit, Lideri Suprem i regjimit iranian, Ali Khamenei, e pranoi në mënyrë të nënkuptuar se regjimi i tij është në një situatë të keqe, duke u ankuar se disa kritikë përpiqen të “krijojnë një përshtypje negative… dhe të tregojnë se jemi në një rrugë pa krye.”

Në përpjekje për ta përmbysur përshtypjen e gjendjes së mjeruar të diktaturës fetare, Khamenei pretendoi se rrethanat dhe zhvillimet e fundit kanë qenë në favor të tij dhe të sistemit të tij. Ai e shpërfilli me qëllim gjendjen shpërthyese të shoqërisë që ka shkaktuar një numër kryengritjesh mbarëkombëtare, si dhe rritjen e rezistencës së organizuar kundër regjimit të tij.

Ky fjalim përshkroi në mënyrë hipokrite të kundërtën e situatës së regjimit:

“Kisha dëgjuar disa njerëz të thoshin se situata e amerikanëve ka ndryshuar sot që nga vitet 2015 dhe 2016 kur u nënshkrua JCPOA. Situata ka ndryshuar, kështu që edhe JCPOA duhet ndryshuar. Po, jam dakord, por situata ka ndryshuar në favor të Iranit, jo në favor të SHBA dhe jo në favorin tuaj!”

Komentet e liderit suprem ngrenë tre pyetje kryesore:

  1. Çfarë qëllimi ka ai me këtë propagandë?
  2. A ka ndryshuar situata?
  3. Nëse po, a ka qenë ky ndryshim në favor të Velayat-e-Faqih apo të atyre që kërkojnë ndryshim regjimi?

Ndryshimi i rrethanave

Komentet e Khamenei-t të kujtojnë fjalët e thëna në Senatin e SHBA më 3 mars 2021 nga Ëendy Sherman, e nominuara e presidentit amerikan për postin e zëvendës Sekretarit të Shtetit, e cila ka marrë pjesë në negociatat që çuan në paktin bërthamor me Iranin në 2015-ën.

“Përqasja e Biden ndaj paktit bërthamor me Iranin rrjedh domosdoshmërisht nga situata në të cilën jemi tani,” tha Sherman. “Situata ka ndryshuar, gjeopolitika e rajonit ka ndyrshuar, dhe si rrjedhim, përqasja jonë duhet të ndryshojë në përputhje me këto ndryshime.”

Për ta fshehur situatën e mjerueshme të një regjimi në prag të rrëzimit, Khamenei nuk ka zgjedhje tjetër veçse ta përmbysë këtë ekuacion me propagandë. Ky fakt është përforcuar edhe nga dështimi i Khamenei-t në përpjekjen për ta ringjallur politikën e paqësimit apo për të sjellë heqjen e sanksioneve në muajt pas marrjes së pushtetit nga administrata Biden.

A ka ndryshuar situata që nga viti i miratimit të JCPOA-së?

Një krahasim i thjeshtë

Në 2015-ën, vitin e paktit bërthamor me Iranin, i cili quhet Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit:

  1. Politika mbizotëruese e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve europiane ishte ta paqësonin regjimin klerikal në Iran. Edhe pse Këshilli i Sigurimit kishte miratuar gjashtë rezoluta kundër regjimit, negociatat po kërkonin një zgjidhje të ndërmjetme dhe donin t’i bënin lëshime regjimit për ta frenuar atë.
  2. Regjimi nuk ishte përballur ende me kryengritje mbarëkombëtare siç do të përballej në janar 2018dhe nëntor 2019.
  3. Gjendja e trazuar e shoqërisë iraniane nuk ishte e dukshme për botën siç është sot, që kjo gjendje duket se është në prag të shpërthimit.
  4. Sistemi Velayat-e-Faqih mundi ta nxiste politikën e paqësimit duke promovuar idenë e rreme të ekzistencës së reformistëve brenda regjimit.
  5. Terrorizmi i regjimit po përhapej me efektshmëri në Siri, Irak, Liban, Jemen, dhe gjetkë nën udhëheqjen e Qassem Soleimani, komandantit të Forcës Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, i cili u vra në janar 2020.
  6. Opozita kryesore, MEK, e kishte bazën në Irak dhe ishte objekt i sulmeve të përsëritura raketore e terroriste, si dhe presioneve të tjera.

Në 2021:

  1. Politika e paqësimit është margjinalizuar plotësisht dhe ekonomia e regjimit ka arritur në pikën e asfiksisë. Jo vetëm që administrata e re në Shtetet e Bashkuara nuk i ka hequr sanksionet, por ka kërkuar edhe zbatim pa kushte të paktit bërthamor nga ana e regjimit. Hussein Raghfar, një ekonomist i regjimit, ka shkruar në të përditshmen shtetërore Ebtekhab:
    “Ekonomia e vendit ka qenë viktimë e oligarkisë së vendit në këto dekada të fundit, dhe tani qeveria është në të njëjtën rrugë, dhe nëse kjo rrugë e tendencë nuk ndryshon, situata në Iran do të përkeqësohet në të ardhmen.”
  2. Kryengritjet e mëdha shoqërore, me shprehjen e qartë të kërkesës popullore për ndryshim regjimi, ia kanë tronditur tokën nën kombë mullahëve. Këto kryengritje e kanë bërë regjimin të brishtë e të pashpresë.
  3. Shoqëria iraniane është gati për kryengritje dhe për rrëzimin e regjimit. Në këtë atmosferë, edhe një protestë e thjeshtë mund ta shpërthejë shoqërinë dhe t’i derdhë njerëzit nëpër rrugë.
  4. Kryengritja e janarit 2018 i bëri një dëm të pandreqshëm narrativës së rreme të një tendence reformiste brenda institucioneve të regjimit. Protestuesit në mbarë vendin e refuzuan këtë narrativë me sllogane që kishin në shënjestër si “reformistët” ashtu edhe “konservatorët” dhe deklaruan që “loja ka marrë fund.”
  5. MEK, si grupi kryesor përbërës i NCRI-së, alternativës demokratike ndaj regjimit, ka dalë nga rrethimi shtypës me njësitë e tij të rezistencës që janë aktive në të gjitha qytetet e Iranit. Të rinjtë iranianë po u bashkohen këtyre njësive rregullisht dhe në numër të madh.
  6. Eksportit të terrorizmit nga regjimi dhe thellësisë së tij strategjike në Siri, Irak, e vende të tjera të rajonit i është dhënë një goditje e madhe nga humbja e Qassem Soleimani, kreut të forcave terroriste Quds.

Me këtë krahasim të thjeshtë, shihet qartë që Khamenei e ka gabim. Situata ka ndryshuar jo në favor të fashizmit fetar, as në favor të politikës së shtypjes, por në favor të popullit iranian, rezistencës së tij kundër regjimit, dhe forcave të tjera që mbështesin një lëvizje popullore për ndryshimin e qeverisjes në Iran.

Iran: Të Rinjtë në Turkman protestojnë kundër padrejtësisë

 

Të martën, 23 mars, banorët e Iranit Turkman në qytetin Gonbad në rajonin Turkmen Sahra, provinca Golestan, mbajtën një protestë  ndaj sundimit të padrejtë të gjyqësorit Iranian. Sipas protestuesve, një nga rojet e sigurisë së digës Golestan kishte abuzuar me dy vajza të vogla të moshës shtatë dhe tetë vjecPas bindjes së familjeve të tyre në lidhje me ‘përdhunimin’, Khosro Khalili, prokurori i përgjithshëm i Gonbad, hodhi poshtë akuzën. “Për të hetuar çështjen e përdhunimit, ne dërguam vajzat shtatë dhe tetë vjeç në qendrën e mjekësisë ligjore. Sidoqoftë, departamenti mjeko-ligjor ka refuzuar rastin e përdhunimit, ”tha Khalili. Duke pasur parasysh protestën e familjeve dhe të njerëzve vendas, Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF) kishin arrestuar rojën e lartpërmendur në vendin e tij të punës. Megjithatë, të martën, prokurori i përgjithshëm pranoi se “i akuzuari u thirr në gjyq dhe u informua për pretendimet e rrëmbimit”.

 

Policia në Iranin perëndimor qëllon dhe vret një Kurd, duke plagosur një tjetër

 

Mohammad SadeqiMohammad Sadeqi Një kurd u vra më 22 mars në Saqqez Iran perëndimor pasi policia hapi zjarr ndaj makinës së tij. Sipas Organizatës Hengaw, personi u identifikua si Mohammad Sadeqi. Policia hapi zjarr ndaj makinës së tij nën dyshimin se ai po kontrabandonte mallra. Raporti thotë se makina e tij ishte bosh. Forcat e sigurisë dhe policia në Iranin perëndimor në mënyrë rutinore gjuajnë dhe vrasin ruajtës të kufirit ose “Kolbars”, pasi regjimi i kategorizon ata si “kontrabandistë”.Organizata Hengaw gjithashtu raportoi një tjetër të shtënë në polici në 21 Mars në kufijtë malorë të Nowsud në Iranin perëndimor që çoi në plagosjen e një “kolbar” të identifikuar si Javan Behrouz Moradi. Kishte të paktën katër raste të tjera të të shtënave të policisë vetëm këtë muaj.

Kërcënimi i fundit për gjeneralin amerikan thekson angazhimin e Iranit ndaj terrorit dhe brutalitetit

 

IRGC's Quds ForceJavën e kaluar, burimet e inteligjencës amerikane zbuluan përmes Associated Press se ata kishin përgjuar komunikimet në janar duke treguar një komplot iranian kundër një baze ushtarake në Uashington, DC. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) me sa duket konsideruan vendosjen e operativëve në tokën e SHBA në një përpjekje për të vrarë Zëvendës Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane Joseph M. Martin në Fort McNair. Sulmi do të kishte qenë të paktën përpjekja e dytë për t’u hakmarrë për vrasjen e komandantit të Forcës Quds të IRGC Qassem Soleimani pothuajse saktësisht një vit më parë. Për cilindo që i ka kushtuar vëmendje retorikës që del nga Irani, raporti i A.P. duhet të ishte një befasi e vogël. Në ditët para zbulimit të komplotit specifik, oficerët e IRGC-së dhe zyrtarë të tjerë iranianë ishin mburrur hapur për planet e tyre për të vrarë amerikanë në tokën e tyre dhe për të demonstruar zemërimin e tyre të përhershëm për vrasjen e një individi të cilin regjimi e kishte lartesuar për punën e tij në projeksionin e fuqise iraniane përtej kufijve të saj.

Soleimani kishte qenë i dobishëm në mbrojtjen e diktatorit sirian Bashar al-Assad dhe ishte udhëheqësi de facto i organizatave të shumta paraushtarake në Siri dhe Irak dhe mbështetësi kryesor i grupit terrorist Hezbollah në Liban dhe rebelët Houthi në Jemen.

Teherani është përpjekur të projektojë pushtetin në mënyrë efektive në mungesë të tij, dhe kërcënimet e fundit lehtë mund të lexohen në kontekst si një përpjekje për të shpëtuar fytyrën. Ashtu si shumica e retorikës luftarake të regjimit, ato kërcënime janë të tejmbushura. Por kjo nuk do të thotë që politikëbërësit perëndimor ose shërbimet e inteligjencës duhet t’i konsiderojnë ata si të paaftë.

Raporti i javës së kaluar nuk ishte aspak treguesi i parë dhe as më domethënësi i këtij angazhimi. Në verën e vitit 2018, rreth një vit e gjysmë para vdekjes së Soleimani, agjencitë e shumta evropiane të zbatimit të ligjit bashkëpunuan në prishjen e një komploti terrorist me eksplozivë të kontrabanduar në Austri nga një diplomat iranian, transferuar nga një çift irano-belg në Luksemburg dhe më pas kapur nga policia belge gjatë rrugës për në Francë.

Diplomati në krye të atij komploti, Assadollah Assadi, doli në gjyq në Belgjikë nëntorin e kaluar së bashku me tre bashkë-komplotistë. Të katër u dënuan në shkurt dhe Assadi u dënua me 20 vjet burg për komplot për të kryer vrasje terroriste. Prokurorët e bënë të qartë gjatë gjithë procedimit se veprimet e terroristëve nuk ishin motivuar në mënyrë të pavarur por ishin urdhëruar nga lart brenda udhëheqjes iraniane në përgjigje të kërcënimeve në rritje të Rezistencës së organizuar ndaj sistemit teokratik.

Tetëmbëdhjetë disidentë të burgosur publikojnë një letër ku protestojnë ndaj dëbimit të paligjshëm të të burgosurve politikë

unlawful banishing of Iranian political prisoners

18 disidentë të burgosur në burgun Raja’i Shahr në Karaj kanë shkruar një letër të hapur më 21 mars, ku protestojnë ndaj dëbimit të të burgosurve politikë dhe hapjes së çështjeve të reja kundër tyre.

Kjo letër, një kopje e së cilës i është dërguar Organizatës Monitoruese të të Drejtave të Njeriut në Iran, deklaron: “gjatë muajve të fundit, pavarësisht të gjitha pretendimeve nga autoritetet më të larta gjyqësore për respektim të të drejtave të të burgosurve politikë, ajo që po ndodh në të vërtetë ditë pas dite, jo vetëm që nuk është aspak përmirësim, por ata e kanë intensifikuar shtypjen duke i bërë edhe më çnjerëzore kushtet e të burgosurve.

Qëllimi i tyre është t’i frikësojnë qytetarët e Iranit dhe aktivistët politikë sipas politikave të tyre shtypëse duke ua bërë edhe më të rënda kushtet në burg.

Ata u bëjnë presion të burgosurve dhe ngacmojnë familjet e tyre duke i transferuar ata në burgim të izoluar, duke i fyer, poshtëruar e rrahur, duke hapur çështje të reja kundër tyre e duke u dhënë dënime të reja, si dhe duke i transferuar në burgje të largëta. Këto masa shtypëse e ngacmime janë shtuar gjatë këtyre muajve të fundit.
…Është e qartë që masa të tilla jo vetëm nuk do të na bëjnë që të tërhiqemi nga kërkesat për të drejtat tona njerëzore, por tregojnë gjithashtu frikën e këtij regjimi përballë kërkesave tona për drejtësi, pasi ky regjim është i ngatërruar keq në një rrugë qorre problemesh politike, ekonomike dhe shoqërore.
Është fakt i pamohueshëm që, meqenëse deri tani regjimi nuk ka fituar asgjë nga politikat e tij shtypëse, as këtë herë, këto politika nuk do ta çojnë gjëkundi, dhe regjimi është i dënuar të marrë fund.

Motalleb Ahmadian,
Mohammad Bannazadeh-Amirkhizi,
Afshin Baimani,
Arshum Sadeqi, Jafar Azimzadeh, Soheil Arabi,
Aboldqasem Fooladvand,
Nasrollah Lashni,
Behnam Mosivand,
Reza Mohammadi Hosseini,
Saeed Masoori,
Ali Moosanezhad Farkoosh,
Farhad Maysami,
Mohamamd Ali Mansouri,
Mehdi Meskin-Navaz
dhe Arash Nasri
E shtunë, 21 mars 2021, Burgu Rajaee Shahr në Karaj.”

Autoritetet iraniane kanë një histori të gjatë të internimit të të burgosurve politikë e të burgosurve të ndërgjegjes nëpër zona të largëta, larg prej vendbanimeve të tyre.