Wednesday, February 8, 2023

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 522 Qytete Shkon Mbi 235,100

  • Në mesazhin e tij për Vitin e Ri, Khamenei nuk shprehu keqardhje për viktimat e COVID-19; gënjeu paturpësisht për sukseset e pavërteta në prodhimin e vaksinave.
  • Ministria e Shëndetësisë e regjimit: Aktualisht, 12 qytete kanë një status të kuq për sa i përket COVID-19, dhe 39 qytete janë portokalli. (Agjencia e lajmeve IRNA, 21 mars 2021)
  • Alireza Zali, kreu i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT) në Teheran: Nisur nga ndryshimi i statusit në qytete të ndryshme sot, situata e COVID-19 është shumë e brishtë, dhe do të përballemi me edhe më shumë ndryshime në ditët që vijnë. (E përditshmja Asre Iran, 21 mars 2021)
  • Alireza Zali: Sipas statistikave të 24 orëve të fundit nga Teherani, mbi 2,200 pacientë me COVID-19 janë shtruar në spital, nga të cilët rreth 780 janë në terapi intensive, dhe fatkeqësisht, kemi edhe rreth 370 pacientë të rinj, 80 prej të cilëve janë shtruar në terapi intensive. (E përditshmja Asre Iran, 21 mars 2021)
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Azerbaixhanin Perëndimor: Ka 147 pacientë me COVID-19 në terapi intensive, që do të thotë 50% më shumë se javën e fundit të janarit 2021.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të dielën, më 21 mars 2021, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi në 522 qytete ka shkuar përtej 235,100.