Monday, January 30, 2023

Zbardhen nga Associated Press Komplotet Terroriste të Regjimit Iranian në Uashington

Dy muaj më parë, komandanti i Forcave Quds kërcënoi se do të kryente një sulm terrorist brenda Shteteve të Bashkuara

Dje, Associated Press, sipas dy zyrtarëve të lartë të inteligjencës amerikane, ka shkruar: ”Irani ka bërë kërcënime kundër Fort McNair, një post i Ushtrisë në kryeqytetin e SHBA, si dhe kundër zëvendës shefit të shtabit të Ushtrisë, sipas dy zyrtarëve të lartë të inteligjencës amerikane. Ata thanë se komunikimet e interceptuara nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë në janar kanë treguar se Garda Revolucionare e Iranit ka diskutuar kryerjen e “sulmeve me USS stil Cole” kundër këtij posti të Ushtrisë… Inteligjenca ka zbardhur gjithashtu kërcënime për të vrarë Gjen. Joseph M. Martin dhe plane për të infiltruar dhe survejuar instalacionin, sipas këtyre zyrtarëve, të cilët nuk ishin të autorizuar të diskutonin publikisht çështje të sigurisë kombëtare dhe folën me kusht anonimiteti.”

Më përpara, Brigadier Gjenerali Ismail Qaani i IRGC-së, komandant i Forcave terroriste Quds, të paktën dy herë, ka kërcënuar publikisht për akte terroriste brenda Shteteve të Bashkuara. “Për sa kohë që të ketë një burrë në botë, ai do të jetë i gatshëm t’i ndëshkojë frikacakët që e bënë këtë,” tha ai më 1 janar 2020, duke iu referuar eliminimit të Qassem Soleimani, komandantit të Forcave Quds, dhe shtoi: “Me këtë krim që keni kryer, keni krijuar një punë tjetër për të gjithë njerëzit e lirë në botë dhe të jeni të sigurt që dikush, edhe nga brenda shtëpisë tuaj, do t’i përgjigjet krimit tuaj.” (Televizioni shtetëror, 1 janar 2020).

Një ditë para kësaj, Qaani kishte postuar në Twitter: “Paralajmërojmë Presidentin amerikan, kreun e CIA, Sekretarin e Mbrojtjes, Sekretarin amerikan të Shtetit dhe zyrtarët e tjerë amerikanë të përfshirë në vrasjen e Dëshmorit Soleimani se duhet të mësojnë mënyrën e jetesës në fshehtësi të Salman Rushdie sepse Republika Islamike do të hakmerret për gjakun e Dëshmorit Soleimani që u derdh padrejtësisht.” (31 dhjetor 2019).

Më 10 janar 2021, Qaani kërcënoi përsëri haptazi për akte terroriste brenda Shteteve të Bashkuara në televizionin shtetëror, duke thënë: “E kemi thënë më parë, dhe po e themi edhe tani, që disfata juaj dhe hakmarrja ndaj jush ka filluar. Nuk do të mund të rrini të qetë më në shtëpitë tuaja. Është e mundshme që hakmarrja të kryhet nga brenda shtëpive tuaja, dhe në një vend tjetër, rekomandojmë që këta kriminelë kryesorë që e kryen këtë krim, nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara e deri te ky bastardi që është tani Sekretar i Shtetit, i cili ka vite që e urren Dëshmorin Soleimani, të gjithë ata duhet të ndjekin klasën e Salman Rushdie dhe të mësojnë se si të jetojnë tani e mbrapa nga Salman Rushdie.”