Zgjedhjet në Iran 2021: Me protestat e Kohëve të Fundit dhe Bojkotin e Ardhshëm Elektoral, Iranianët Mohojnë Legjitimitetin e Teheranit

 

people ignore the campaign posters and throw them on the groundTetë vitet e fundit e kanë ilustruar edhe më tej këtë fakt, pasi mandati i presidentit të ashtu-quajtur reformist, Hassan Rouhani, nuk mbajti asnjë nga premtimet e fushatës së tij zgjedhore dhe madje rezultoi në kushte edhe më të këqija në shumë aspekte. Kjo nuk ka qenë asnjëherë më e qartë sesa në nëntor 2019, kur populli iranian zhvilloi një kryengritje anti-qeveritare që u përhap në gati 200 lokalitete, dhe autoritetet u përgjigjën duke hapur zjarr mbi turmat e duke vrarë 1,500 njerëz. As Rouhani, as ndonjë “reformist” tjetër nuk veproi për ta ndalur këtë masakër. Madje, asnjë nuk e mori mundimin ta kritikonte atë publikisht apo ta pranonte raportin e mëvonshëm të Amnesty International, ku tregohej se mijëra aktivistë ishin torturuar gjatë muajve pas kryengritjes.
Tani, individi që i mbikëqyri ato tortura si kryetar i gjyqësorit iranian pritet të dalë në krye të garës së votimeve presidenciale muajin e ardhshëm. Sipas raporteve, Ebrahim Raisi është kandidati i parapëlqyer i Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei.
I irrituar nga krimet dhe gënjeshtrat e të dy fraksioneve të regjimit, të ashtu-quajtura “reformistë” dhe “konservatorë,” populli iranian ka arritur në përfundimin se zgjedhjet në Iran i shërbejnë vetëm qëllimit për të blerë legjitimitet për një regjim kriminal, dhe nuk do të ndryshojnë asgjë në jetët e njerëzve. Kjo është arsyeja pse ata i janë bashkuar thirrjes së grupit kryesor opozitar, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), për t’i bojkotuar zgjedhjet dhe për t’ia mohuar Teheranit pretendimet për legjitimitet politik. Misioni i kësaj përpjekjeje për bojkot është i lidhur qartë me mesazhin që është rrënjosur në një pjesë të madhe të shoqërisë iraniane duke nisur nga janari 2018, me një kryengritje mbarëkombëtare që do të rifillonte në një shkallë edhe më të gjerë në nëntor 2019.

Pjesëmarrësit në të dyja këto lëvizje protestuese thërrisnin me sllogane si “vdekje diktatorit” dhe “reformistë, konservatorë: loja mbaroi.” Në këtë mënyrë, ata janë shprehur qartë kundër të gjithë kandidatëve për pozicione të larta në sistemin aktual dhe e kanë bërë të qartë që e vetmja rrugë drejt reformës në Iranin modern është përmes ndryshimit të regjimit.
Ky mesazh e shpjegon shumë mirë përgjigjen histerike të regjimit.

Zgjedhjet në Iran 2021: Mediat Shtetërore Pohojnë se Krizat Ekonomike Amplifikojnë Bojkotin Mbarëkombëtar

Të shtunën, mediat shtetërore të Iranit pohuan ekzistencën e një pjese të krizave ekonomike të vendit dhe urrejtjen e popullit ndaj regjimit për rolin e tij në krijimin e këtyre krizave. Mediat shtetërore të Iranit pohuan gjithashtu se gjithnjë e më shumë iranianë po i bashkohen fushatës së bojkotimit të farsës së zgjedhjeve të regjimit.

Në një artikull me titull “Një inflacion që gllabëron gjithçka,” e përditshmja shtetërore Ebtekar pohoi të shtunën se çmimet e ushqimeve bazë janë rritur me 1.7 milion toman ditët e fundit.

“Sot nuk mund t’i shohim më efektet e rritjes së pagave, të njëjtat paga që [zyrtarët] kanë pretenduar se nuk duhet të rriten. Tashmë edhe kjo rritje e vogël është zhdukur. Me një fjali, situata mund të përshkruhet: ‘Siguria e jetesës e rrogëtarëve është në rrezik serioz,” shkruan e përditshmja Ebtekar.

“Krizat shoqërore për shkak të rritjes së çmimeve” është titulli i një artikulli në të përditshmen shtetërore Aftab-e Yazd të shtunën, artikull që paralajmëron zyrtarët e regjimit për pasojat e krizave ekonomike të Iranit.

Iran: Thirrje për të Parandaluar Ekzekutimin e të Burgosurit Politik Mehran Gharabaghi

 

Mehran Gharabaghi, Behbahan

Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) e regjimit iranian ka informuar së fundmi familjen e të burgosurit politik Mehran Gharabaghi në Behbahan se ai është dënuar me vdekje. Kjo ministri i ka kërkuar familjes së Mehran-it që t’i bëjë presion atij për të bashkëpunuar me MOIS, dhe për të folur kundër Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI). Ata thonë që kjo gjë duhet të ndodhë përpara marrjes së një vendimi zyrtar nga gjykata.

Mehran Gharabaghi, 29 vjeç, me diplomë në bujqësi, është arrestuar më 18 janar 2020, së bashku me shokun e tij Majid Khademi, 29 vjeç, dhe është transferuar në burgun e Behbahan pas një muaji marrjesh në pyetje.

Majid Khademi

Rezistenca Iraniane bën thirrje për veprim urgjent ndërkombëtar për të parandaluar ekzekutimin e Mehran Gharahbaghi dhe për t’i shpëtuar jetën Majid Khademi-t. Rezistenca thekson domosdoshmërinë e dërgimit të një delegacioni ndërkombëtar në Iran për të vizituar burgjet dhe për t’u takuar me të burgosurit politikë në veçanti.

Javët e fundit, me një akt çnjerëzor në shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar, fashizmi fetar që sundon Iranin u është drejtuar familjeve të të burgosurve politikë, sidomos mbështetësve të MEK, duke u kërkuar që t’u bëjnë presion fëmijëve të tyre për t’u penduar, dorëzuar dhe bashkëpunuar me Ministrinë e Inteligjencës, dhe për të folur kundër MEK e Rezistencës Iraniane.

Iran: Katastrofa e Fluturimit 752 Konsiderohet si Terrorizëm Iranian, Duke Nxitur Kështu Thirrje të Reja për Kërkesë Llogarie

Ontario’s Superior Court of Justice

Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Ontario

Të enjtën, Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Ontario nxori një vendim lidhur me çështjen e hapur kundër regjimit iranian nga katër familje që kanë humbur njerëzit e tyre nga rrëzimi i Fluturimit 752 të Ukraine International Airlines. Ky incident ndodhi më 8 janar 2020, kur Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike qëlloi me dy raketa në drejtim të avionit i cili sapo ishte nisur nga Teherani. Autoritetet iraniane fillimisht tentuan ta fshehnin fajin e IRGC-së, ndërsa më vonë ia atribuan goditjet me raketa një gabimi njerëzor. Por vendimi i së enjtes nga Gjykatësi Edëard Belobaba thotë se ky incident ka qenë një akt i qëllimshëm terrorizmi dhe se Teheranit duhet t’i kërkohet llogari dhe t’i konfiskohen asetet për kompensimin e familjeve të viktimave.

Avioni i rrëzuar kishte në bord 176 pasagjerë dhe pjesëtarë të stafit, dhe të gjithë humbën jetën nga ky sulm. Fakti që kjo çështje e sapo mbyllur u gjykua në Kanada reflekton faktin që 55 prej pasagjerëve ishin shtetas kanadezë, ndërsa 83 të tjerë kishin lidhje me këtë shtet përmes rezidencës së përhershme apo marrëdhënieve familjare. Edhe Mbretëria e Bashkuar, Suedia dhe Ukraina kanë humbur shtetas të tyre në këtë katastrofë, dhe të katër këto shtete kanë marrë pjesë në përpjekjet për të siguruar zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, duke patur pikësynim përcaktimin e nivelit të fajësisë së qeverisë iraniane.

Këto përpjekje janë përballur me një numër pengesash gjatë procesit 16-mujor të hetimit. Autoritetet e regjimit iranian fillimisht promovuan një shpjegim të rremë dhe pastaj refuzuan t’ua dorëzonin regjistruesin e të dhënave të fluturimit autoriteteve të aviacionit civil së bashku me mjetin e analizimit të kësaj përmbajtjeje. Pak orë pas përplasjes, regjimi nxori deklarata zyrtare të cilat ia atribuonin ngjarjen një “problemi teknik.” Por të nesërmen, agjencitë amerikane e europiane të inteligjencës cituan imazhet satelitore dhe burime të tjera të dhënash për të justifikuar konkluzionin se avioni ishte qëlluar nga të paktën një raketë. Këto deklarata mbështeteshin edhe nga regjistrime civile nga brenda Iranit, të cilat tregonin momentin e impaktit, të ndjekur nga ngritja e një lëmshi zjarri nga vendi i përplasjes.

 

 

 

Zgjedhjet në Iran 2021: Një Luftë për Pushtet Midis Vrasësve të Masave

 

Dy javë më parë, një grup aktivistësh iranianë u mblodhën në varrezën Khavaran të Teheranit për të protestuar mungesën e vazhduar të kërkesës për llogari lidhur me një incident që është përshkruar si “krimi më i rëndë i Republikës Islamike” dhe një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit që kanë ndodhur në botë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të. Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në këtë demonstratë ishin prekur personalisht nga masakra e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë, dhe shumë prej tyre besonin se njerëzit e tyre të dashur janë varrosur fshehtazi në varrezën ku u zhvillua tubimi.

May 13, 2021 Iran, Families of MEK Martyrs in Tehran’s Khavaran Cemetery

Protestuesit në varrezën Khavaran mbanin afishe ku e quanin Ebrahim Raisi-n si “laron e 1988-ës,” duke nënvizuar rolin e tij kyç në komisionin e vdekjes të Teheranit, komision përgjegjës për pjesën më të madhe të ekzekutimeve.
Është raportuar gjerësisht se Ebrahim Raisi është kandidati i parapëlqyer i Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei, në farsën e zgjedhjeve presidenciale. Raisi e ka mbrojtur krejt qartë trashëgiminë e kësaj masakre si dhe fatwa-n me anë të së cilës Khomeini dha urdhër për vrasjen sistematike të anëtarëve të MEK dhe kundërshtarëve të tjerë të diktaturës teokratike.

Varreza Khavaran është vetëm një nga shumë vende që besohet se janë vendndodhje të varreve masive të fshehta. Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), anëtarët e së cilës përbëjnë shumicën dërrmuese të viktimave të masakrës, kanë identifikuar të paktën 36 vendndodhje të tilla. Të gjitha këto vende së bashku besohet se mbajnë trupat e 30,000 njerëzve të vrarë nga autoritetet e regjimit brenda një periudhe disa mujore.

VIDEO: The untold story of the 1988 Massacre in Iran

 

Zgjedhjet në Iran 2021: Bojkoti Elektoral që po Bëhet Gjithnjë e më i Dukshëm në Iran Reflekton Rritjen e Mbështetjes për MEK

Bandar Anzali – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe mbështetësve të MEK, duke bërë thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve të regjimit – 10 prill 2021

Zëri udhëheqës i Iranit për një të ardhme demokratike, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), ka kohë që e nxit popullin iranian që t’i shmanget pjesëmarrjes në zgjedhjet e regjimit aktual, duke patur parasysh faktin që ky proces është një farsë.
Sistemi teokratik i qeverisjes së vendit në pamje të parë duket sikur lejon zgjedhjen nga populli të presidentit dhe anëtarëve të parlamentit, por ai investon gjithashtu një sasi të jashtëzakonshme pushteti në zyrtarë e institucione të pazgjedhura, si Udhëheqësi Suprem dhe Këshilli i Gardianëve i regjimit. Ky i fundit është i ngarkuar me detyrën specifike për të shqyrtuar të gjithë kandidatët politikë dhe të gjitha legjislacionet e reja mbi bazën e kritereve që përfshijnë besnikërinë ndaj vetë Udhëheqësit Suprem. Si rrjedhim, vetëm kandidatët me besnikëri absolute ndaj liderit suprem lejohen të mbajnë pozicione të larta.

Siç e ka bërë të qartë MEK-u me çdo cikël zgjedhjesh, fraksioni “reformist” i sistemit aktual politik të Iranit është krejtësisht i keqemërtuar. Në të gjitha çështjet më të rëndësishme, anëtarët e tij janë të një mendjeje me kolegët e tyre “konservatorë.” Si rrjedhim, zgjedhjet nuk janë gjë tjetër veçse një skemë për ndarjen e pushtetit midis dy grupeve elitë të interesit. Fitorja e njërit apo tjetrit fraksion nuk është përkthyer asnjëherë në një reduktim domethënës të krizave ekonomike apo shoqërore me të cilat përballet populli iranian. Në fakt, këto probleme janë përshkallëzuar vazhdimisht për më shumë se katër dekada që nga krijimi i regjimit iranian.
Kjo tendencë pa dyshim që ka mbetur e tillë edhe gjatë tetë viteve të fundit, kur qeveria e Iranit është udhëhequr formalisht nga presidenti i ashtu-quajtur reformist, Hassan Rouhani. Pas zgjedhjes së tij të parë në 2013-ën, disa nga homologët perëndimorë të Rouhani-t e përqafuan fitoren e tij të papritur në zgjedhje dhe madje, shkuan deri aty sa të thoshin se rinisë pro-demokratike të Iranit i ishin plotësuar në një farë kuptimi kërkesat e protestave të saj në 2009-ën, protesta të cilat shprehnin kundërshtim ndaj rizgjedhjes së pararendësit “konservator” të Rouhani-t, Mahmoud Ahmadinejad.

Marjam Raxhavi përshëndet vendimin e gjykatës së Ontarios mbi rrëzimin e avionit të linjave ajrore ukrainase PS752, dhe thekson nevojën për të renditur IRGC në listën e zezë

 

Gjykata Superiore e Ontario, Kanada, vendosi që rrëzimi i fluturimit Ukrainian Airlines PS752 nga Gardat Revolucionare (IRGC) ishte një akt i qëllimshëm i terrorizmit.

Pas vendimit të gjykatës, Znj. Marjam Raxhavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: Duke pasur parasysh hidhërimin e pafund të familjeve të viktimave, si hapi i parë drejt drejtësisë, vendimi është shkak për urime. Ashtu si populli iranian, bota po bëhet pak më e njohur me natyrën dhe sjelljen anti-njerëzore të regjimit klerik dhe IRGC.

Zonja Raxhavi nxiti Kanadanë, Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera në mbarë botën që të përcaktojnë menjëherë  IRGC si një vend terrorist.

Aktgjykimi i Gjykatës së Ontarios vuri në dukje se IRGC “e dinte që Fluturimi PS 752 ishte një aeroplan civil dhe e qëlloi atë me qëllim për ta shkatërruar “.

Ali Khamenei, Hassan Rouhani, udhëheqës të tjerë të regjimit dhe komandantë të IRGC-së duhet të sillen para drejtësisë për katër dekada të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

20 maj 2021

Zgjedhjet në Iran 2021: Fundi i Mirazhit të Ekzistencës Reformiste Brenda Regjimit

Iran-End of the Mirage of Reformist Existence

Ish-presidenti i regjimit Mahmoud Ahmadinejad ka bërë bujë duke zyrtarizuar kandidimin e tij për të rifituar pozicionin që la në 2013-ën. Zgjedhja në 2013-ën e të ashtu-quajturit reformist Hassan Rouhani është përshkruar nga disa në Perëndim si fitore për “reformistët” brenda regjimit.

Një analizë e kohëve të fundit tregon se mesatarja vjetore e ekzekutimeve në Iran ka qenë në fakt më e lartë gjatë periudhës së “reformistit” Rouhani sesa gjatë periudhës kur “konservatori” Ahmadinejad ishte president. Dhe gjatë tetë viteve të fundit, këto mbi 4,000 ekzekutime as nuk i përfshijnë fare mijëra vrasjet jashtë-gjyqësore që janë shkaktuar përmes torturës, mohimit të kujdesit mjekësor, sidomos gjatë pandemisë së koronavirusit, dhe përmes sulmeve direkte që kanë çuar në vdekje, në mungesë të arrestimit.

The Iranian regime security forces shot protesters from a close distance during November 2019 protests.Forcat e sigurisë të regjimit iranian i kanë qëlluar protestuesit nga afër gjatë protestave të nëntorit 2019

 

Zgjedhjet në Iran 2021: Roli i Njësive të Rezistencës të MEK në Bojkotin Mbarëkombëtar të Farsës së Zgjedhjeve

The MEK’s network, known as the Resistance Units, has been spreading anti-regime slogans and calls for boycotting the regime’s sham presidential election across Iran.

Rrjeti i MEK, i njohur si Njësitë e Rezistencës, po përhap sllogane anti-regjim dhe thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit në mbarë Iranin.

Farsa e zgjedhjeve presidenciale të Iranit do të zhvillohet më 18 qershor 2021. Teksa kjo datë afrohet, gjithnjë e më shumë iranianë po i bashkohen fushatës së bojkotimit të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit. Opozita iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), luan një rol kryesor në këtë fushatë.

“MEK dhe armiqtë tanë po përpiqen t’i shkurajojnë njerëzit nga e ardhmja dhe pjesëmarrja në zgjedhjet që vijnë,” tha Mohammadreza Yazdi, komandant i Brigadës Mohammad Rasulullah të Gardës Revolucionare (IRGC), që ka për detyrë të mbajë nën kontroll Teheranin.

Ndërkohë që i pohon problemet e vazhduara ekonomike e shoqërore të popullit, Yazdi thotë: “MEK dhe armiq të tjerë po përpiqen ta shkurajojnë popullin nga e ardhmja duke marrë pjesë në këto probleme ekonomike dhe duke i shkurajuar ata nga pjesëmarrja në zgjedhje.”

Ditët e fundit, mediat shtetërore kanë nënvizuar se iranianët do ta bojkotojnë farsën e zgjedhjeve presidenciale të regjimit.

“Një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik në këtë periudhë është kundër zgjedhjeve. Ky kundërshtim ka mbërritur në të gjitha familjet iraniane,” paralajmëroi të mërkurën e përditshmja shtetërore Sharq.

Zgjedhjet në Iran 2021: Iranianët Jashtë Vendit Bëjnë Thirrje për Bojkot Mbarëkombëtar

Njëkohësisht me shtimin e thirrjeve në Iran për bojkot të farsës së zgjedhjeve të regjimit në 2021, emigrantët iranianë dhe njerëzit liri-dashës në shumë vende të botës po e mbështesin dëshirën e popullit iranian për një Iran të lirë e demokratik.

Mbështetësit e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) kanë zhvilluar tubime kundër farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit iranian. Ata kanë dënuar gjithashtu vizitën e Mohammad Javad Zarif në disa vende europiane, duke theksuar rolin e Zarif-it në terrorizëm. Veprimtaritë e iranianëve në Europë kanë kërkuar gjithashtu dëbimin e të gjithë agjentëve të regjimit iranian nga vendet e BE.

Në Paris të Francës, mbështetësit e MEK dhe NCRI thërrisnin me sllogane kundër Ebrahim Raisi-t, kandidatit të preferuar të Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei. Raisi është një nga autorët kryesorë të masakrës së 1988-ës ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë. Iranianët thërrisnin: “Mullahët kanë gjak në duart e tyre. Vota jonë është për ndryshim regjimi në Iran,” “Raisi, ti kriminel, po të afrohet gjykimi,” dhe “Irani nuk e ka harruar se [Raisi] është kasapi i masakrës së 1988-ës.”

Të enjten, Iranianët zhvilluan një tubim kundër pranisë së Zarif-it në Dublin, duke nënvizuar rolin e tij në përhapjen e terrorizmit. Ata thërrisnin: “Zhduku Zarif, zhduku o vrasës,” dhe “Zhduku Zarif, zhduku o terrorist.”

Të hënën, mbështetësit e MEK dhe NCRI zhvilluan një tubim në Itali, ku protesuan kundër pranisë së Zarif-it. Ata shprehën gjithashtu mbështetjen për kërkesën e popullit iranian për ndryshim regjimi, duke thirrur: “Vota jonë është për ndryshim regjimi në Iran.”

Të martën, pjesëtarë të diasporës iraniane në Otava të Kanadasë zhvilluan një tubim ku nënvizuan mbështetjen e tyre për një bojkot mbarëkombëtar të farsës së zgjedhjeve të regjimit. Ata thërrisnin: “Mullahët në Iran kanë gjak në duar, dhe vota jonë është për ndryshim regjimi,” “Irani nuk e ka harruar që [Raisi] është kasapi i masakrës së 1988-ës.” Ata shprehën gjithashtu mbështetje për udhëheqësen e opozitës iraniane, Znj. Maryam Rajavi, duke thirrur: “Poshtë Khamenei, Poshtë Rouhani, Rroftë Rajavi, Rroftë Liria.”