Saturday, July 27, 2024

Iran: Thirrje për të Parandaluar Ekzekutimin e të Burgosurit Politik Mehran Gharabaghi

 

Mehran Gharabaghi, Behbahan

Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) e regjimit iranian ka informuar së fundmi familjen e të burgosurit politik Mehran Gharabaghi në Behbahan se ai është dënuar me vdekje. Kjo ministri i ka kërkuar familjes së Mehran-it që t’i bëjë presion atij për të bashkëpunuar me MOIS, dhe për të folur kundër Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI). Ata thonë që kjo gjë duhet të ndodhë përpara marrjes së një vendimi zyrtar nga gjykata.

Mehran Gharabaghi, 29 vjeç, me diplomë në bujqësi, është arrestuar më 18 janar 2020, së bashku me shokun e tij Majid Khademi, 29 vjeç, dhe është transferuar në burgun e Behbahan pas një muaji marrjesh në pyetje.

Majid Khademi

Rezistenca Iraniane bën thirrje për veprim urgjent ndërkombëtar për të parandaluar ekzekutimin e Mehran Gharahbaghi dhe për t’i shpëtuar jetën Majid Khademi-t. Rezistenca thekson domosdoshmërinë e dërgimit të një delegacioni ndërkombëtar në Iran për të vizituar burgjet dhe për t’u takuar me të burgosurit politikë në veçanti.

Javët e fundit, me një akt çnjerëzor në shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar, fashizmi fetar që sundon Iranin u është drejtuar familjeve të të burgosurve politikë, sidomos mbështetësve të MEK, duke u kërkuar që t’u bëjnë presion fëmijëve të tyre për t’u penduar, dorëzuar dhe bashkëpunuar me Ministrinë e Inteligjencës, dhe për të folur kundër MEK e Rezistencës Iraniane.