
Protestuesit në varrezën Khavaran mbanin afishe ku e quanin Ebrahim Raisi-n si “laron e 1988-ës,” duke nënvizuar rolin e tij kyç në komisionin e vdekjes të Teheranit, komision përgjegjës për pjesën më të madhe të ekzekutimeve.
Është raportuar gjerësisht se Ebrahim Raisi është kandidati i parapëlqyer i Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei, në farsën e zgjedhjeve presidenciale. Raisi e ka mbrojtur krejt qartë trashëgiminë e kësaj masakre si dhe fatwa-n me anë të së cilës Khomeini dha urdhër për vrasjen sistematike të anëtarëve të MEK dhe kundërshtarëve të tjerë të diktaturës teokratike.
Varreza Khavaran është vetëm një nga shumë vende që besohet se janë vendndodhje të varreve masive të fshehta. Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), anëtarët e së cilës përbëjnë shumicën dërrmuese të viktimave të masakrës, kanë identifikuar të paktën 36 vendndodhje të tilla. Të gjitha këto vende së bashku besohet se mbajnë trupat e 30,000 njerëzve të vrarë nga autoritetet e regjimit brenda një periudhe disa mujore.





