Thursday, March 28, 2024

Zgjedhjet në Iran 2021: Iranianët Jashtë Vendit Bëjnë Thirrje për Bojkot Mbarëkombëtar

Njëkohësisht me shtimin e thirrjeve në Iran për bojkot të farsës së zgjedhjeve të regjimit në 2021, emigrantët iranianë dhe njerëzit liri-dashës në shumë vende të botës po e mbështesin dëshirën e popullit iranian për një Iran të lirë e demokratik.

Mbështetësit e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) kanë zhvilluar tubime kundër farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit iranian. Ata kanë dënuar gjithashtu vizitën e Mohammad Javad Zarif në disa vende europiane, duke theksuar rolin e Zarif-it në terrorizëm. Veprimtaritë e iranianëve në Europë kanë kërkuar gjithashtu dëbimin e të gjithë agjentëve të regjimit iranian nga vendet e BE.

Në Paris të Francës, mbështetësit e MEK dhe NCRI thërrisnin me sllogane kundër Ebrahim Raisi-t, kandidatit të preferuar të Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei. Raisi është një nga autorët kryesorë të masakrës së 1988-ës ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë. Iranianët thërrisnin: “Mullahët kanë gjak në duart e tyre. Vota jonë është për ndryshim regjimi në Iran,” “Raisi, ti kriminel, po të afrohet gjykimi,” dhe “Irani nuk e ka harruar se [Raisi] është kasapi i masakrës së 1988-ës.”

Të enjten, Iranianët zhvilluan një tubim kundër pranisë së Zarif-it në Dublin, duke nënvizuar rolin e tij në përhapjen e terrorizmit. Ata thërrisnin: “Zhduku Zarif, zhduku o vrasës,” dhe “Zhduku Zarif, zhduku o terrorist.”

Të hënën, mbështetësit e MEK dhe NCRI zhvilluan një tubim në Itali, ku protesuan kundër pranisë së Zarif-it. Ata shprehën gjithashtu mbështetjen për kërkesën e popullit iranian për ndryshim regjimi, duke thirrur: “Vota jonë është për ndryshim regjimi në Iran.”

Të martën, pjesëtarë të diasporës iraniane në Otava të Kanadasë zhvilluan një tubim ku nënvizuan mbështetjen e tyre për një bojkot mbarëkombëtar të farsës së zgjedhjeve të regjimit. Ata thërrisnin: “Mullahët në Iran kanë gjak në duar, dhe vota jonë është për ndryshim regjimi,” “Irani nuk e ka harruar që [Raisi] është kasapi i masakrës së 1988-ës.” Ata shprehën gjithashtu mbështetje për udhëheqësen e opozitës iraniane, Znj. Maryam Rajavi, duke thirrur: “Poshtë Khamenei, Poshtë Rouhani, Rroftë Rajavi, Rroftë Liria.”