
Tani, individi që i mbikëqyri ato tortura si kryetar i gjyqësorit iranian pritet të dalë në krye të garës së votimeve presidenciale muajin e ardhshëm. Sipas raporteve, Ebrahim Raisi është kandidati i parapëlqyer i Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei.
I irrituar nga krimet dhe gënjeshtrat e të dy fraksioneve të regjimit, të ashtu-quajtura “reformistë” dhe “konservatorë,” populli iranian ka arritur në përfundimin se zgjedhjet në Iran i shërbejnë vetëm qëllimit për të blerë legjitimitet për një regjim kriminal, dhe nuk do të ndryshojnë asgjë në jetët e njerëzve. Kjo është arsyeja pse ata i janë bashkuar thirrjes së grupit kryesor opozitar, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), për t’i bojkotuar zgjedhjet dhe për t’ia mohuar Teheranit pretendimet për legjitimitet politik. Misioni i kësaj përpjekjeje për bojkot është i lidhur qartë me mesazhin që është rrënjosur në një pjesë të madhe të shoqërisë iraniane duke nisur nga janari 2018, me një kryengritje mbarëkombëtare që do të rifillonte në një shkallë edhe më të gjerë në nëntor 2019.
Pjesëmarrësit në të dyja këto lëvizje protestuese thërrisnin me sllogane si “vdekje diktatorit” dhe “reformistë, konservatorë: loja mbaroi.” Në këtë mënyrë, ata janë shprehur qartë kundër të gjithë kandidatëve për pozicione të larta në sistemin aktual dhe e kanë bërë të qartë që e vetmja rrugë drejt reformës në Iranin modern është përmes ndryshimit të regjimit.
Ky mesazh e shpjegon shumë mirë përgjigjen histerike të regjimit.





