Regjimi klerikal e rrit presionin mbi mbështetësit e PMOI/MEK në Iran

 

Clerical regime ramps up pressure on PMOI/MEK supporters in IranRegjimi klerikal e rrit presionin mbi mbështetësit e PMOI/MEK në Iran

Regjimi klerikal e ka rritur presionin mbi mbështetësit e grupit kryesor opozitar të Iranit, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), brenda dhe jashtë burgjeve, në mënyrë që ta vërë nën kontroll pakënaqësinë në rritje dhe të shmangë rrezikun e kryengritjeve popullore.

Forcat e sigurisë dhe inteligjencës të regjimit kanë nisur një valë arrestimesh arbitrare të të rinjve, ish të burgosurve politikë, dhe mbështetësve të PMOI/MEK në qytete të ndryshme. Regjimi po u bën presion edhe të burgosurve politikë që kanë lidhje me opozitën iraniane PMOI/MEK.

Mes të arrestuarve ka një numër grash. Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit ka publikuar një deklaratë më 8 shtator 2021, ku listonte emrat e disa prej të arrestuarve. Gratë dhe çiftet e mëposhtme janë arrestuar në Rasht, që është qendra e provincës Gilan, dhe janë transferuar në burgun Lakan.

Janë arrestuar Aqil Rahnama, 60 vjeç, i burgosur politik për 12 vjet në vitet 1980 dhe 1990, dhe gruaja e tij, Narges Shirbacheh.

Janë arrestuar gjithashtu Znj. Mahin Akbari, e burgosur politike në vitet 1980, dhe Znj. Simrokh Bozorg Zia Bary.

Është arrestuar Zahra Haghgoo, motra dhe vëllai i të cilës ndodhen me PMOI/MEK në Ashraf-3 në Shqipëri.

Janë arrestuar Ahmad Behnami, 58 vjeç, i burgosur politik për dy vjet në vitet 1980, dhe gruaja e tij Ozra Taheri.

Individët e mësipërm janë arrestuar për pjesëmarrje në varrimin e një prej mbështetësve të PMOI.

Raporti i OKB për të Drejtat Njerëzore Përsërit Thirrjen për Veprim të Rezistencës Iraniane

Javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres i prezantoi një raport Asemblesë së Përgjithshme të OKB lidhur me dhunimet e vazhdueshme të të drejtave njerëzore nga Irani dhe çështjet e pazgjidhura lidhur me dhunimet e kryera në të shkuarën.

Të shtunën, Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, publikoi një deklaratë ku i mirëpriste fjalët e Guterres dhe përsëriste thirrjen që komuniteti ndërkombëtar t’i kërkojë llogari regjimit dhe zyrtarëve të lartë të tij.

“Populli dhe Rezistenca iraniane kërkojnë referimin e dosjes së dhunimeve të të drejtave njerëzore nga regjimi iranian tek Këshilli i Sigurimit i OKB,” tha Znj. Rajavi, duke shtuar se populli iranian dhe Rezistenca e tij bëjnë thirrje për “ndjekjen penale të Ali Khamenei, Ebrahim Raisi, Mohseni Ejei, dhe zyrtarëve të tjerë përgjegjës për katër dekada plot mizori.”

Tre zyrtarët e përmendur më sipër janë, përkatësisht, lideri suprem i regjimit, presidenti, dhe kryegjyqtari. Ejei e ka trashëguar postin e tij nga Raisi, të cilin Khamenei e pati emëruar si kryegjyqtar në 2019-ën dhe më vonë e promovoi si president.

Ngritja e Raisi-t në postin e presidentit pas shtypjes së protestave madhore në Iran në nëntor 2019, ishte pohimi më i paturpshëm i pandëshkueshmërisë, duke qenë se pjesëmarrja e Raisi-t në këtë shtypje vetëm sa e kishte theksuar edhe më tej trashëgiminë e tij si një nga autorët kryesorë të masakrës së të burgosurve politikë në verën e 1988-ës.

Deklarata e zonjës Rajavi e nënvizon këtë masakër si një arsye veçanërisht të fortë për ndjekje penale ndërkombëtare, duke vënë në dukje se ajo “përbën krim kundër njerëzimit dhe gjenocid.” Ky argument është bërë edhe më parë nga ekspertë të ligjit ndërkombëtar dhe të të drejtave njerëzore gjatë një konference të organizuar nga NCRI në gusht, ku morën pjesë edhe qindra ish të burgosur politikë iranianë dhe të mbijetuar të masakrës së 1988-ës.

Gjatë kësaj masakre u vranë 30,000 njerëz, dhe disa dëshmitarë okularë madje besojnë se edhe kjo mund të jetë një shifër e ulët në krahasim me realitetin. Në një prej 16 dëshmive me video që u publikuan në faqen e NCRI-së përpara konferencës, ish i burgosuri politik Mahmoud Royaei thotë se, “në disa burgje, nuk ka patur absolutisht asnjë të mbijetuar që të mund të jepte dëshminë e vet për këto ngjarje.”

Iran: Letër e Përbashkët e Laureatëve të Çmimit Nobel Drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Lidhur me Masakrën e 1988-ës

Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, 25 laureatë të çmimit Nobel kanë shprehur solidaritetin e tyre me familjarët dhe miqtë e personave të ekzekutuar gjatë masakrës së 1988-ës ndaj të burgosurve politikë në Iran. Laureatët e Nobelit “nënvizojnë nevojën për të formuar një komision ndërkombëtar nga Kombet e Bashkuara që ta hetojë këtë krim të madh.”
Ata citojnë deklarata nga Amnesty International dhe organizata të tjera të të drejtave njerëzore, që tregojnë se “Ebrahim Raisi, Zëvendës Prokurori i atëhershëm i Teheranit, ka qenë pjesë e Komitetit katër-anëtarësh të Vdekjes në Teheran. Ky komitet ka ekzekutuar mijëra të burgosur që ishin anëtarë të MEK si dhe disa qindra të burgosur që ishin të lidhur me grupe të tjera, në burgjet Evin dhe Gohardasht”.

Laureatët e Nobelit, në letrën drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, shkruajnë: “Në mungesë të kërkesës së llogarisë nga ndërkombëtarët, gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit vazhdojnë në Iran. Këtu përfshihen vazhdimi i ekzekutimeve politike dhe vrasja e të paktën 1,500 protestuesve të rinj në nëntor 2019. Përpjekjet e regjimit për ta fshehur fatin e viktimave nga familjet e tyre, për ta minimizuar numrin e ekzekutimeve, dhe për të fshehur lidhjet e viktimave me MEK, vetëm sa shtojnë rekordin kriminal të mullahëve.”

Nënshkruesit:

 Profesor Harvey Alter, Çmimi Nobel, Mjekësi 2020, SHBA
• Profesor Barry Barish, Çmimi Nobel, Fizikë 2017, SHBA
• Profesor Georg Bednorz, Çmimi Nobel, Fizikë 1987, Gjermani
• Profesor Thomas Cech, Çmimi Nobel, Kimi 1989, SHBA
• Profesor Elias Corey, Çmimi Nobel, Kimi 1990, SHBA
• Profesor Joachim Frank, Çmimi Nobel, Kimi 2017, SHBA
• Profesor Sheldon Glashow, Çmimi Nobel, Fizikë, 1979, SHBA
• Profesor Roger Guillemin, Çmimi Nobel, Mjekësi 1977, SHBA
• Profesor Dudley Herschbach, Çmimi Nobel, Kimi 1986, SHBA
• Profesor John Lewis Hall, Çmimi Nobel, Fizikë 2005, SHBA
• Profesor Oliver Hart, Çmimi Nobel, Ekonomi 2016, SHBA
• Profesor Alan Heeger, Çmimi Nobel, Kimi 2000, SHBA
• Profesor Roald Hoffmann, Çmimi Nobel, Kimi 1981, SHBA
• Profesor Robert Huber, Çmimi Nobel, Kimi, 1988, Gjermani
• Profesor Roger Kornberg, Çmimi Nobel, Kimi 2006, SHBA
• Profesor Fynn Kydland, Çmimi Nobel, Ekonomi 2004, Norvegji
• Profesor John Mather, Çmimi Nobel, Fizikë 2006, SHBA
• Profesor Paul Modrich, Çmimi Nobel, Kimi 2015, SHBA
• Profesor John Polanyi, Çmimi Nobel, Kimi 1986, Kanada
• Z. Jose Ramos-Horta, Çmimi Nobel, Paqe, 1996, Timor Lindor
• Profesor ‍Richard Roberts, Çmimi Nobel, Mjekësi 1993, SHBA
• Profesor Randy Schekman, Çmimi Nobel, Mjekësi 2013, SHBA
• Profesor Danny Shechtman, Çmimi Nobel, Kimi 2011, SHBA-Izrael
• Profesor Wole Soyinka, Çmimi Nobel, Letërsi 1986, Nigeri
• Profesor David Wineland, Çmimi Nobel, Fizikë 2012, SHBA

Mësueset dhe arsimtaret zhvillojnë protesta në Teheran, Varamin, Dezful

Female teachers and educators held protests in Tehran, Varamin, Dezful

Protesta e mësuesve në Varamin

Mësueset dhe arsimtaret femra kanë zhvilluar katër protesta brenda një dite, duke i kërkuar qeverisë që t’u përgjigjet kërkesave të tyre. Këto protesta u zhvilluan nga mësueset e reja dhe asistentet e Lëvizjes për Arsimim në Teheran, mësueset në Varamin, dhe edukatoret e Lëvizjes për Arsimim në Dezful.

Mësuesit e rinj, të njohur si “mësues me dëftesa të gjelbra,” e zhvilluan ditën e tretë të protestës së tyre të hënën, më 6 shtator 2021, jashtë godinës së Ministrisë së Arsimit në Teheran.

 

Policia qëllon nga afër dhe për vdekje një person me paaftësi fizike në perëndim të qytetit të Teheranit

 

Police fatally shoot incapacitated man at point-blank in west of Tehran cityPolicia e Iranit ka qëlluar nga afër një person me paaftësi fizike më 4 shtator në Karaj, në perëndim të Teheranit. Shefi i policisë së provincës Alborz ka thënë se të qëlluarit për vdekje ndaj një djali të ri nga policia ishte “aksident”.

Kjo erdhi pas postimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një oficer policie që qëllonte nga shumë afër një person me paaftësi fizike, i cili ishte i shtrirë përtokë. Ky person, i identifikuar në rrjetet sociale si Morteza Jafari, është qëlluar në kokë dhe ka vdekur në spital nga plaga e rëndë.

Raporti i IAEA-së mbi Iranin Ngre Pyetje të Mëtejshme për sa i Përket Vlerës së Bisedimeve të Gjenevës

Organizata Ndërkombëtare e Energjisë Atomike prezantoi raportin e saj tre-mujor mbi veprimtarit bërthamore të Iranit të martën, raport që konfirmoi se pengesat ndaj rikthimit në fuqi të marrëveshjes bërthamore të 2015-ës vetëm sa janë shtuar me tranzicionin e Iranit nga njëra administratë presidenciale në tjetrën. Kjo gjë nuk i ka habitur njerëzit që e njohin mirë këtë situatë, duke qenë se presidenti i regjimit Ebrahim Raisi, i cili u inaugurua më 5 gusht, njihet gjerësisht si një nga figurat më konservatore të regjimit, dhe ka qenë anëtar kyç i “komisionit të vdekjes” në masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë.
Çështja kryesore ishte nënvizuar përpara raportit të mëparshëm tre-mujor të IAEA-së, nga Drejtori i Përgjithshëm i këtij organi, Rafael Grossi, i cili kishte bërë thirrje për një marrëveshje suplementare ose zëvendësuese që të adresojë problemet e krijuara nga fakti që Irani e ka zgjeruar pasurimin e uraniumit dhe nga zhvillime të tjera të ngjashme të cilat e shkurtojnë kohën që do t’i duhet regjimit për të patur gati një armë bërthamore. “Irani ka akumuluar njohuri, ka akumuluar centrifuga, dhe ka akumuluar material,” tha ai si shpjegim për deklaratën e tij se “nuk është e mundur” që JCPOA thjesht të rikthehet në formën origjinale.

Nëse ky vlerësim ka qenë i saktë kur u bë në maj, vetëm sa është përforcuar edhe më tej nga përmbajtja e raportit më të fundit të IAEA-së, i cili vë në dukje se rezervat e uraniumit të pasuruar në 20 përqind të regjimit iranian janë rritur nga 62.8 kg në të paktën 84.3 kg gjatë një periudhe prej rreth tre muajsh. Sipas kushteve të JCPOA, kërkohej që Irani ta kufizonte pasurimin e uraniumit deri në nivelin 3.67 përqind, si dhe ta limitonte sasinë totale të rezervave të uraniumit. Regjimi filloi ta shkelte këtë kufizim shumë shpejt pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja në 2018-ën, dhe ka vazhduar t’i ngrejë tavanet e pasurimit në nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë. Raporti më i fundit i IAEA-së konfirmon gjithashtu se Irani ka përftuar 10 kg uranium të pasuruar në nivelin 60 përqind, duke i tejkaluar kështu nivelet që konsiderohen të nevojshme për gjenerimin e energjisë dhe kërkimin mjekësor, e duke u ndalur shumë pak para arritjes së niveleve të nevojshme për armët bërthamore, tani për tani.

Gjatë ditëve të fundit të mandatit të tij, presidenti Rouhani është mburrur publikisht se Irani do ta arrijë me lehtësi nivelin 90 përqind që duhet për prodhimin e armëve, edhe pse e zbuti këtë kërcënim të nënkuptuar duke thënë se do ta bëjë këtë vetëm nëse ai nivel bëhet i nevojshëm për qëllime që nuk kanë të bëjnë me prodhimin e armëve bërthamore. Kjo reflekton strategjinë e vjetër që regjimi përdor për t’i minimizuar veprimtaritë e tij bërthamore duke këmbëngulur se ato janë ekskluzivisht për qëllime paqësore, edhe atëherë kur vetë natyra e këtyre veprimtarive tregon se kjo nuk është e vërtetë.

 

Iran: Të Burgosurit Politikë Torturohen Deri në Vdekje Duke u Privuar nga Kujdesi Mjekësor

 

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

Prisoners-at-risk-of-Coronavirus

Ali Mansouri, një i burgosur politik 61-vjeçar i cili po vuan dënimin për të 15-in vit rresht në burgun Gohardacht në Karaj, pësoi një atak në zemër të enjten, më 2 shtator 2021, dhe u dërgua në spitalin Rajai në Karaj, ku iu bë një ndërhyrje për të zhbllokuar tre arterie. Pas operacionit, atë e dërguan në njësinë e terapisë intensive me duart dhe këmbët e lidhura në shtrat. Është planifikuar që të rikthehet në burg përpara se të shërohet.

Ali Mansouri është arrestuar në shtator 2007 si simpatizant i Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) dhe për pjesëmarrjen në ceremoninë përkujtimore të 19-vjetorit të masakrës ndaj të burgosurve politikë në verën e 1988-ës. Ai u dënua me 17 vite burg. Nuk i është dhënë asnjë ditë lirie gjatë këtyre 15 viteve.

Zahra Safaei, 58 vjeç, një e burgosur politike që mbahet në burgun Qarchak, u transferua në spitalin Sattari në Qarchak javën e shkuar për shkak të problemeve të zemrës. Por duke qenë se duart dhe këmbët ia kishin lidhur në shtratin e spitalit, ajo refuzoi të qëndronte në spital dhe e rikthyen në burg pa e trajtuar. Në 2019-ën, ajo u dënua me tetë vite burg për “konspiracion” dhe “propagandë kundër regjimit” dhe për “fyerje ndaj Khamenei-t.”

Torturimi i të burgosurve politikë duke ua mohuar aksesin në kujdes mjekësor dhe ilaçe është një praktikë rutinë në burgjet e regjimit klerikal, dhe shumë të burgosur politikë janë lënë të vdesin në këtë mënyrë.

Arrestimi i të rinjve, familjeve dhe mbështetësve të MEK dhe ish të burgosurve për t’u përballur me kryengritjet popullore

 

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

Thirrje ndërkombëtare për veprim për lirimin e të burgosurve politikë dhe vizitën në burgje

I tmerruar nga shpërthimi në kryengritjet popullore, regjimi çnjerëzor klerik vazhdon të arrestojë të rinjtë, familjet dhe përkrahësit e Organizatës Popullore Moxhahedin të Iranit (PMOI/MEK) dhe ish të burgosurit politikë nga frika e përshkallëzimit të kryengritjeve popullore.

Saman Iranshahi, 34 vjeç, nga Bandar Abbas, u arrestua më 4 gusht. Seyed Ali Sejd Aghabzargi, 32 vjeç, nga Teherani, u arrestua më 29 korrik në Shahriar.

Ditët e fundit, disa ish të burgosur politikë dhe familje Moxhahedine janë arrestuar në Rasht dhe janë transferuar në Burgun Lakan. Emrat e disa prej të arrestuarve janë:

Aqil Rahnama, 60 vjeç, ishte i burgosur politik në vitet 1980 dhe 1990 për 12 vjet. Gruaja e tij, Narges Shirbacheh, gjithashtu është ndaluar.

Simrokh Bozorg-Zia ”Bary

Ebrahim Hozouri, 62 vjeç, ishte i burgosur politik në vitet 1980 për tre vjet. Ai vuan nga një rast i rëndë i sëmundjes së Parkinsonit.

Ahmad Behnami, 58 vjeç, ishte i burgosur politik në vitet 1980 për dy vjet. Ai ka diabet të rëndë dhe po trajtohet. Gruaja e tij Ozra Taheri është ndaluar gjithashtu.

Mahin Akbari, i burgosur politik në vitet 1980.

Zahra Haghgoo, motra dhe vëllai i së cilës janë me MEK në Ashraf-3 në Shqipëri.

Ata u arrestuan sepse morën pjesë në funeralin e një simpatizuesi të MEK -ut.

Diktatura fetare në pushtet kërkon dëshpërimisht të parandalojë shpërthimin e zemërimit popullor dhe përmbysjen e velayat-e-faqih (sundimi absolut klerik) përmes ekzekutimeve kriminale dhe arrestimeve arbitrare.

Rezistenca iraniane u bën thirrje Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, shteteve anëtare dhe të gjitha organizatave dhe autoriteteve për të drejtat e njeriut që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të siguruar lirimin e të burgosurve politikë dhe të dërgojnë një delegacion ndërkombëtar për të vizituar burgjet dhe për t’u takuar me të burgosurit.

 

E burgosura politike Saba Kord Afshari kërcënohet me vdekje në burgun Qarchak

Political prisoner Saba Kord Afshari threatened to death in Qarchak Prison

Saba Kord Afshari jashtë burgut Qarchak, pas rikthimit nga një lirim i përkohshëm

 

E burgosura politike Saba Kord Afshari kërcënohet me vdekje në burgun Qarchak.

Një kriminele e rëndomtë e ka kërcënuar me vrasje Saba Kord Afshari-n në burgun Qarchak.

Javën e shkuar, dy kriminele të rëndomta në pavijonin 6 të Qarchak u zhvendosën në një pavijon tjetër pas protestave të të burgosurave, sipas një burimi në burgun Qarchak.

Këto dy të burgosura i kishin ngacmuar dhe kërcënuar më përpara të burgosurat e tjera. Që të dielën, më 5 shtator, njëra prej tyre ka qëndruar jashtë pavijonit 6, duke iu shfaqur Saba Kord Afshari-t me një brisk në dorë, shton burimi.

Burimi thotë se me sa duket, kjo kriminele e rrezikshme është nxitur nga autoritetet e burgut për të vepruar kështu.

Saba Kord Afshari u është ankuar autoriteteve të burgut por ata i kanë thënë se të burgosurën do ta rikthejnë herët a vonë në pavijonin 6.

 

Irani dënon 6 burra dhe gra me goditje kamxhiku, ndërsa 2 burra të tjerë me goditje kamxhiku në publik, për “abuzim ekonomik”

 

Iran flogging- four people to lashesGjyqësori në Iran shpalli në një konferencë për shtyp më 5 shtator se tetë burra e gra janë dënuar me burg dhe goditje kamxhiku për “abuzim ekonomik”.

Zëdhënësi i gjyqësorit, Zabihullah Khodaeian, në komentet e tij të publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve ISNA  se tetë drejtorë të përfshirë në çështjen e Kompanisë së Tregtimit të Produkteve Petrokimike janë gjykuar dhe dënuar me goditje kamxhiku, burg, dhe gjoba.

Ai tha se kreu ekzekutiv i Kompanisë së Tregtimit të Produkteve Petrokimike, Reza Hamzeh Lu, Asistent-CEO Abbas Samimi, anëtari i Bordit të Drejtorëve Alireza Alaei Rahmani, si dhe Mostafa Tehrani, Drejtori Tregtar Mohsen Ahmadian, dhe CEO i Kompanisë Deniz janë dënuar secili me 20 vite burg, 74 goditje, ndalim të përhershëm të shërbimeve qeveritare dhe ndëshkim financiar të barabartë me shumën që kanë fituar me anë të veprimtarive kriminale për “pjesëmarrje në ndërhyrje madhore në sistemin ekonomik duke prishur shpërndarjen e monedhave nga eksportimi i produkteve petrokimike të kompanive prodhuese, që arrijnë shumën 6 bilion e 656 milion euro”.

Sam Hamed Saedian dhe Abolfazl Maleki Shams Abadi, dy CEO të tjerë, janë dënuar gjithashtu me 15 vite burg dhe 74 goditje në publik, si dhe gjoba.

“Këto vendime janë përfundimtare dhe të parevokueshme, përveçse me anë të rigjykimeve dhe aplikimit të Nenit 477,” shton Khodaeian.

Në korrik 2018, pas rrahjes në publik me kamxhik të një personi tjetër në provincën Khorasan Razavi, Amnesty International e pati dënuar këtë ndëshkim mizor me anë të një deklarate.

“Përdorimi i ndëshkimeve mizore dhe çnjerëzore si rrahja me kamxhik, amputimi, dhe verbimi janë një mësymje e tmerrshme ndaj dinjitetit njerëzor dhe shkelin ligjin ndërkombëtar për ndalimin absolut të torturës dhe trajtimeve apo ndëshkimeve të tjera poshtëruese,” pati thënë në atë kohë Philip Luther i Amnesty.

“Si palë e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, Irani është i detyruar ligjërisht ta ndalojë torturën dhe trajtimet apo ndëshkimet e tjera mizore, çnjerëzore, dhe poshtëruese. Është thjesht i papranueshëm fakti që autoritetet iraniane vazhdojnë t’i lejojnë ndëshkime të tilla dhe t’i justifikojnë ato në emër të mbrojtjes së moralit fetar.”

Mbi 100 “vepra penale” janë të ndëshkueshme me goditje kamxhiku sipas ligjit iranian. Këto vepra penale përfshijnë vjedhjen, sulmin, vandalizmin, shpifjen, dhe mashtrimin. Ato mbulojnë gjithashtu akte që nuk duhet të kriminalizohen, si tradhëtia bashkëshortore, marrëdhëniet intime midis çifteve të pamartuara, “shkelja e moralit publik” dhe marrëdhëniet seksuale konsensuale brenda të njëjtit seks.