Zyrtarët iranianë të shëndetësisë kanë konfirmuar që iranianë në të paktën katër provinca janë infektuar nga sëmundja e kërpudhës së zezë. Tani ka shqetësime se Irani nuk ka mjaftueshëm medikamente për të trajtuar numrin në rritje të infektimeve. Spitali Khomeini i Teheranit ka raportuar 15 raste të këtij infeksioni të rrezikshëm, ndërsa një zyrtar shëndetësie në provincën veriore Mazandaran ka konfirmuar 20 raste. Një zyrtar shëndetësie tha sot se edhe 20 njerëz të tjerë po vuajnë nga infeksionet që prekin hundën, sytë, mushkëritë, dhe ndonjëherë edhe trurin.
Raste të tjera janë raportuar edhe në provincën Gilan të Iranit verior, në provincën veri-perëndimore Ardabil, dhe në provincën jug-perëndimore Khuzestan.
Zyrtarët e shëndetësisë tani kanë ngritur shqetësime lidhur me një mungesë të rëndë të medikameteve të sëmundjes së kërpudhës së zezë.
Heidar Mohammadi, kreu i Administratës iraniane të Ushqimeve dhe Barnave tha sot për televizionin shtetëror se medikametet ekzistuese në vend “mbaruan krejtësisht në dy javët e shkuara.”