Friday, March 29, 2024

Një Rrëfim i Shkurtër mbi Përmasat e Krimit të Khamenei-t Lidhur me COVID-19

 

A nuk është e dyshimtë për popullin iranian që bilanci i vdekjeve nga koronavirusi në Iran është 500 herë më i madh sesa ai në Afganistan? Në Irak, ceremonia e zisë e Muharram-it të këtij viti nga myslimanët Shiite, u zhvillua me rreth 10 milion njerëz dhe nuk kishte protokolle shëndeti në ceremoni. Si është e mundur që kriza e pandemisë të mos ekzistojë në lindje e perëndim të Iranit, ndërkohë që në Iran ajo po rritet me një tmerr e shpejtësi gjithnjë e më të madhe?

Çfarë ka ndodhur dhe përse është përmbytur Irani nga koronavirusi e i është shembur struktura e shëndetësisë, ndërkohë që nuk ka lajme për koronavirus në këto dy vende fqinje pavarësisht mos-zbatimit të protokolleve të shëndetit?

Trupat amerikane në Irak dhe Afganistan, pas zbulimit, prodhimit, dhe furnizimit global me vaksina, janë vaksinuar plotësisht me vaksinat amerikane të Johnson & Johnson, Pfizer, dhe Moderna, dhe për shkak të mutacioneve të koronavirusit në popullatat njerëzore, si dhe shqetësimeve për shëndetin e ushtarëve amerikanë e ushtarëve të vendeve të tjera, vaksinat amerikane u janë dërguar edhe njerëzve të këtyre dy shteteve, dhe popullsitë e Afganistanit dhe Irakut janë mbuluar njëkohësisht me Shtetet e Bashkuara, Europën, dhe Lindjen e Mesme.

Pas vaksinimeve në Irak dhe Afganistan, tashmë është krijuar një siguri kolektive, dhe njerëzit janë të vetëdijshëm për këtë. Por në Iran, për shkak të refuzimeve të regjimit dhe pas fetvas së Liderit Suprem Ali Khamenei për ndalimin e importimit të vaksinave amerikane e britanike, si dhe prioritetit të vënë ndaj trajtimit e jo parandalimit të koronavirusit, situata është e kundërt dhe deri tani, shumë pak vaksinime janë kryer në komunitetin iranian.

Pra nuk ka imunitet kolektiv dhe, natyrisht, virusi po përhapet dhe po qarkullon gjerësisht në komunitet. Një tjetër faktor që e ka thjeshtuar misterin e koronavirusit në Afganistan dhe Irak është rritja e varfërisë në Iran.