Sunday, February 5, 2023

Iran: Masakra e 1988-ws ndaj të Burgosurve Politikë Përbën Gjenocid

Në një konferencë që përkon me përvjetorin e 33-të të masakrës së 1988-ës ndaj të burgosurve politikë në Iran, më shumë se 1,000 të burgosur politikë dhe dëshmitarë të torturave në burgjet dhe birucat e regjimit klerikal kërkuan t’i jepet fundpandëshkueshmërisë që gëzojnë liderët e regjimitdhe të ndiqen penalisht Khamenei, Raisi, Kryegjyqtari, Eje’i dhe autorët e tjerë të masakrës. Gjatë masakrës së 1988-ës, bazuar në fetvan e Komeinit, regjimi klerikal ekzekutoi të pakten 30,000 të burgosur politikë. Shumica e viktimave ishin anëtarë dhe mbështetës të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI). Ata u masakruan për përkushtimin e tyre të palëkundur ndaj idealeve të MEK-ut dhe lirisë së popullit iranian.
Geoffrey Robertson, QC, Avokat i të Drejtave të Njeriut dhe Presidenti i parë i Gjykatës Speciale të OKB-së për Sierra Leonen, ishte njëri nga folësit e eventit. Në fjalën e tij, Z. Robertson, i cili ka investiguar masakrën e 1988-ës, tha se kjo masakër përbën gjenocid. Ai tha: “Vrasja e të burgosurve ka qenë krimpërshekuj me rradhë. Ndryshimi është se nëse përbën një krim specifik si gjenocidi, ka një konventë ndërkombëtare që i detyron shtetet të veprojnë dhe ta ndëshkojnë atë gjenocid.”
Duke iu referuar fetvas së Komeinit si baza e masakrës, përsëriti, “Siç më duket mua, ka prova shumë të fortaqë ky ishte një gjenocid. Gjenocidi është vrasja ose torturimi i një grupi të caktuar për shkak të besimeve fetare të tyre. Një grup fetar që nuk e pranoi ideologjinë e prapambetur të regjimit iranian… Nuk ka dyshim që ka argumente të forta për ndjekjen penale të [presidentit të regjimit Ebrahim] Raisit dhe të tjerëve. Është kryer një krim që kërkon përgjegjësinë ndërkombëtare. Duhet bërë diçka për këtë ashtu siç është bërë për autorët e masakrës së Srebrenicës.”

Iran: the 1988 massacre and genocide, the Speech by Geoffrey Robertson, QC, Human Rights Barrister