Dy Bahai iranianë dënohen me burg në Teheran

842

 

Two Iranian Bahais sentenced to prison in TehranDy bahai iranianë janë dënuar në total me dy vite burg nga Gjykata e Apelit e Teheranit.

Sipas Agjensisë së Lajmeve për të Drejtat Njerëzore, dy bahaitë janë identifikuar si Abbas Taef dhe Attoallah Zafar.

Të dy u dënuan me nga një vit burg nga Gjykata Revolucionare e Teheranit për “të vepruarit kundër sigurisë kombëtare duke promovuar besimin bahai”. Gjykata Provinciale e Apelit e konfirmoi dënimin e tyre në 6 korrik.

Abbas dhe Attoallah u arrestuan në 28 shtator 2019 nga Agjentët e Inteligjencës. Gjatë arrestimit, shtëpitë e tyre u bastisën dhe iu konfiskuan sendet personale. Ata u liruan më vonë për tu gjykuar në gjendje të lirë.

Persekutimi i Bahai-ve në Iran

Burime jozyrtare thonë se ka më shumë se 300,000 njerëz që ndjekin besimin Bahai në Iran. Megjithatë, Kushtetuta e Republikës Islamike të Iranit njeh vetëm islamin, krishtërimin, judaizmin dhe zoroastrianizmin dhe nuk e njeh bahaizmin.

Që nga Revolucioni Islamik në Iran, bahaitë iranianë janë persekutuar sistematikisht si pasojë e politikave të qeverisë. Gjatë dekadës së parë të këtij persekutimi, më shumë se 200 bahai të Iranit u vranë ose u ekzekutuan. Qindra të tjerë u torturuan ose u burgosën dhe dhjetra mijëra humbën punën, aksesin në arsimim dhe të drejta të tjera – e gjitha vetëm për shkak të besimit të tyre fetar.
Persekutimi i bahaive të Iranit vazhdon akoma, me dhjetëra bahai që lëngojnë në burgjet e Iranit.