
Ka shumë spekulime për sa i përket sasisë së parave të ngrira të Teheranit. Kjo shumë mund të jetë nga 20 bilion në 180 bilion dollarë. Javët e fundit, regjimi iranian e ka rritur presionin mbi Korenë e Jugut që ajo t’ia zhbllokojë mbi 7 bilion dollarë.
Qeveria e Koresë së Jugut ka refuzuar t’i japë para regjimit iranian, duke dhënë si shkak sanksionet amerikane mbi eksportet e naftës të Teheranit. Kështu ka ndodhur edhe me Kinën, Japoninë dhe Indinë. Pjesa më e madhe e eksporteve të naftës të regjimit iranian shkon te këto katër shtete që aktualisht refuzojnë t’i japin para Iranit. Ndryshe nga gënjeshtrat që Teherani përpiqet t’i shesë komunitetit botëror, regjimi lejohet ta përdorë këtë shumë parash për të blerë vaksina dhe për të menaxhuar krizën e Covid-19 në Iran.
Sipas raporteve të mbledhura nga opozita iraniane, bilanci i vdekjeve nga Covid-19 në Iran e ka kaluar shifrën 453,900 të hënën. Edhe vetë shifra e manipuluar e regjimit, 122,868, konfirmon faktin që Irani po kalon ditët më të errëta për sa i përket Covid-19.
“Jemi ende në një situatë delikate për sa i përket koronavirusit në provincën [Ardabil]. Virusi vazhdon të përhapet në pjesë të ndryshme të provincës. Këto rrethana delikate, nëse nuk menaxhohen, mund të çojnë në një valë të re të sëmundjes dhe në një rritje të numrit të rasteve të reja,” tha të hënën dekani i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Ardabil, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tasnim.
Lexoni gjithashtu:
Rënia e Prodhimit dhe të Ardhurave nga Nafta: Një Goditje e Rëndë për Regjimin Iranian në Mesin e Krizës së Koronavirusit
Teksa Koronavirusi Bën Kërdinë, Irani Lë Pas Dore Popullin për të Financuar Dronë për Proksit Terroristë
Regjimi i Iranit pa Dyshim do të Keqpërdorë çdo Fond që i Dhurohet Gjatë Pandemisë së Koronavirusit
Regjimi iranian mund ta kishte parandaluar krizën aktuale të Covid-19 duke përdorur vaksina të besueshme. Por lideri suprem i regjimit, Ali Khamenei, i ka ndaluar vaksinat e besueshme të miratuara nga OBSH që prodhohen në SHBA e Mbretëri të Bashkuar që më 8 janar 2021. Gjithsesi, regjimi lejohet t’i përdorë paratë e tij të ngrira për të blerë vaksina.
Zhbllokimi i Aseteve të Ngrira të Iranit: A do ta Përmirësonte Jetën e Popullit?
Iran: 14 të Burgosur Politikë Transferohen në Pavijonin e Ndëshkimit dhe Nuk Lejohen të Kontaktojnë me Familjet e Veta
Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)
Thirrje për të Shpëtuar jetën e Arman Abdolali, i Dënuar me Vdekje në Moshën 17 Vjeçare
Arman Abdolali, një i burgosur i dënuar me vdekje, i arrestuar në 2013-ën në moshën 17 vjeçare për vrasje, është transferuar në qeli të izoluar këtë mëngjes, pas tetë vitesh burg. Raportohet se regjimi klerikal ka në plan ta varë atë të mërkurën më 13 tetor.
Në një zhvillim tjetër, pas rrahjes së disa të burgosurve politikë të pavijonit 2 të Burgut të Teheranit të Madh (burgu Fashfouyeh), 14 të burgosur politikë janë transferuar në pavijonin 1 të Brigadës së Dytë, që njihët si pavijoni “i mbyllur”. Ky pavijon ka kushte jetese shumë më të këqija se sa pjesa tjetër e burgut dhe konsiderohet si pavijon ndëshkimi.
Të premten më 8 tetor 2021, duke vepruar nën urdhërat e përgjegjësit të burgut për pavijonin 2, disa kriminelë të burgosur i sulmuan të burgosurit politikë me thika, shkopinj dhe doreza hekuri, duke plagosur disa prej tyre, përfshirë Akbar Bagheri, Pouya Ghobadi, Shapour Ehsaniarad, Esmail Gerami, dhe Akbar Faraji.
Ndërkohë, që të dielën, më 10 tetor, të burgosurit politikë të Burgut të Teheranit të Madh janë mbajtur në izolim. Ata që janë rrahur e plagosur me urdhër të përgjegjësit të burgut nuk mund ta raportojnë situatën e tyre.
Rezistenca Iraniane nxit Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Këshillin e të Drejtave Njerëzore të OKB, dhe Komisioneren e Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, si dhe organizatat e tjera për të drejtat e njeriut që të marrin masa urgjente për t’ua shpëtuar jetën të burgosurve të dënuar me vdekje, sidomos Arman Abdolali-t. Rezistenca Iraniane përsërit edhe një herë nevojën që një komision hetimor ndërkombëtar të vizitojë burgjet e regjimit iranian dhe të takohet me të burgosurit, sidomos ata politikë.
Irani dënon dymbëdhjetë aktivistë Azari me 888 goditje me kamzhik dhe 15 vjet burg në qytetin NW
Gjykata Penale Ardabil dënoi dymbëdhjetë aktivistë Azari me një total prej 15 vjet burg dhe 888 goditje me kamzhik dje në Iranin veriperëndimor.Sipas Agjencisë së Lajmeve për të Drejtat e Njeriut, dymbëdhjetë burrat u identifikuan si Mostafa, Morteza dhe Mojtaba Parvin, Mohammad dhe Sajad Jolani Ojagh, Hossein Balakhani Issalou, Hamed Heidari Baris, Parviz Siyabi Garjan, Sobhan Bakhshi, Mehdi Houshmand, Bahman Kheirjou dhe Asgar Akbarzadeh Khezrabadi.Dega e 102 -të e Gjykatës Penale të Ardabil dënoi secilin burrë me 14 muaj e 32 ditë burg, dhe 74 goditje me kamxhik. Të dymbëdhjetë burrat u akuzuan për “revoltë kundër oficerëve të zbatimit të ligjit ndërsa ishin në detyrë” dhe “prishje të rendit publik”.Seanca për akuzat e tyre u mbajt më 26 shtator. Gjykimi i tyre fillestar u mbajt më 20 shtator.Më shumë se 100 “vepra penale” dënohen me fshikullim sipas ligjit iranian. Veprat penale përfshijnë vjedhjen, sulmin, vandalizmin, shpifjen dhe mashtrimin. Ato gjithashtu mbulojnë akte që nuk duhet të kriminalizohen, të tilla si tradhtia bashkëshortore, marrëdhëniet intime midis burrave dhe grave të pamartuara, “shkelja e moralit publik” dhe marrëdhëniet seksuale konsensuale të të njëjtit seks.
Për të parandaluar goditje më të mëdha ndaj popullit iranian, arrestoni Presidentin e regjimit të Iranit
Aktivistët iranianë kanë bërë thirrje për arrestimin e Ebrahim Raisi, presidentit të regjimit iranian që para se ai të merrte detyrën në gusht. Drejtuesit e atyre thirrjeve janë të mbijetuarit dhe familjet e viktimave të masakrës së regjimit në 1988 të të burgosurve politikë. Mbi 30,000 të burgosur politikë besohet se janë ekzekutuar gjatë rreth tre muajve të atij viti, me rreth 90 përqind të viktimave që ishin anëtarë ose mbështetës të grupit kryesor opozitar pro-demokratik, Organizatës Muxhahedine Popullore të Iranit (PMOI/MEK ).
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit ka organizuar një numër konferencash dhe tubimesh muajt e fundit për të nxjerrë në pah masakrën e vitit 1988, prejardhjen kriminale të Raisi dhe ndikimin e saj të mundshëm në sjelljen e ardhshme të administratës së tij. Si një nga katër anëtarët në një panel gjatë masakrës së vitit 1988 që u bë i njohur si “komisioni i vdekjes”, Raisi ishte një nga autorët kryesorë të asaj masakre. Ai gjithashtu ka mbetur si një nga mbrojtësit kryesorë të tij vitet e fundit, madje duke e karakterizuar fetvën themelore nga Udhëheqësi Suprem i atëhershëm Ruhollah Khomeini si një përcjellje e padiskutueshme e vullnetit të Zotit.
Ajo fetva deklaroi se mbështetja e MEK përbënte “armiqësi kundër Zotit” dhe vendosi vdekje për ta. Në të paktën një nga konferencat e fundit të NCRI -së, studiuesit juridikë evropianë argumentuan se gjuha e fetvës komunikon synimin e regjimit për të zhdukur komunitete të tëra të myslimanëve të moderuar, ideologjia e të cilëve përbënte një kërcënim për atë të mullahëve. Kjo duket se do ta bëjë masakrën e vitit 1988 një shembull gjenocidi, dhe Raisin një autor të shquar të atij krimi.
Ky vlerësim nënvizon qëndrueshmërinë ligjore të thirrjeve të vazhdueshme të aktivistëve iranianë për arrestimin e Raisi. Parimi i juridiksionit universal lejon që çdo vend të ndjekë krime si gjenocidi në vend, edhe nëse ato krime kanë ndodhur diku tjetër nga duart e individëve, përndryshe nuk i nënshtrohen atij juridiksioni. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për përshtatshmërinë e atij parimi në rastet kur gjenocidi ka mbetur i pandëshkuar për më shumë se 30 vjet, më së shumti kur autorët e atij gjenocidi janë shpërblyer nga qeveria e tyre me poste përfshirë presidencën.
Bota duhet të ngrihet kundër dhunimeve të të drejtave njerëzore nga regjimi iranian

Ndërkohë që në mbarë botën shënohet Dita Botërore Kundër Dënimit me Vdekje, Irani po përballet me një krizë të të drejtave njerëzore e cila ka nevojë për vëmendje ndërkombëtare.
Këtë vit, Ebrahim Raisi, një ekzekutues i masave, u caktua si presidenti i ri i regjimit. Raisi e ka marrë këtë post me një listë të gjatë dhunimesh të të drejtave njerëzore.
Ai ka qenë anëtar kyç i “komisionit të vdekjes,” një grup zyrtarësh të regjimit të cilët kanë dënuar mbi 30,000 të burgosur politikë me vdekje në verën e 1988-ës. Shumica e të burgosurve të ekzekutuar ishin anëtarë dhe mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe janë ekzekutuar për shkak se kanë qenë kundër sundimit fondamentalist e tiranik të regjimit. Të burgosurit që kanë mbijetuar ose janë arratisur nga burgjet e Iranit kanë dhënë dëshmi tronditëse për rolin e Raisi-t në dënimin e disidentëve me varje. Në konferencën e tij të parë për shtyp si president i regjimit, Raisi i mbrojti veprimet e tij në ekzekutimin e të burgosurve politikë dhe e përshkroi veten si mbrojtës të të drejtave njerëzore.
Shumë juristë dhe ekspertë ligjorë e kanë përshkruar masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë iranianë si krim kundër njerëzimit dhe gjenocid, dhe kanë bërë thirrje që një gjykatë ndërkombëtare t’i hetojë dhe t’i gjykojë autorët e këtij krimi, duke përfshirë Raisi-n dhe liderin suprem të regjimit Ali Khamenei.
Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dënimit me Vdekje, Iranianët Organizojnë Tubime në 21 Qytete (14 Shtete)
Thirrje që Raisi, Ekzekutuesi i Masakrës së 1988-ës, të Arrestohet dhe Ndiqet Penalisht në Skoci
Tubime në Berlin, Uashington DC, Los Angeles, Paris, Londër, Romë, Gjenevë, Amsterdam, Bruksel, Toronto, Vankuver, Montreal, Stokholm, Kopenhagen, Oslo, San Francisko, Dallas, Gothenburg, Vienë, dhe Bukuresht
Maryam Rajavi:
- Populli iranian kërkon ndjekjen penale ndërkombëtare të Khamenei, Raisi, [Kryegjyqtarit të regjgimit Gholam-Hossein] Eje’i, dhe ithtarëve të tjerë përgjegjës për masakrat e vrasjet në Iran.
- Ne kërkojmë një Iran pa torturë e shtypje dhe të çliruar nga diskriminimi e pabarazia.
Me rastin e ditës ndërkombëtare kundër dëinimit me vdekje, më 8 dhe 9 tetor, iranianë liri-dashës dhe mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dënuan dhunimet ndaj të drejtave njerëzore dhe ekzekutimet në rritje në Iran duke zhvilluar një varg tubimesh në 21 qytete, në 12 shtete të ndryshme europiane, krahas Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Demonstruesit kërkuan që dhunimet e të drejtave njerëzore të kryera nga fashizmi fetar në Iran t’i referohen Këshillit të Sigurimit të OKB dhe që liderët e regjimit, sidomos Khamenei, Ebrahim Raisi, ezekutuesi i masakrës së 1988-ës, dhe Gholam-Hossein Mohseni-Eje’i, kryegjyqtari i regjimit, të mbahen përgjegjës për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në gjykata ndërkombëtare.
Më 8 tetor, tubimet u zhvilluan në Uashington DC, Los Angeles, Paris, Londër, Romë, Gjenevë, Amsterdam, Bruksel, Toronto, Vankuver, Montreal, Stokholm, dhe Kopenhagen. Demonstratat vazhduan të shtunën, më 9 tetor, në Berlin, San Francisko, Dallas (Teksas), Gothenburg, Vienë, Oslo, dhe Bukuresht. Demonstruesit dënuan krimet e regjimit klerikal dhe politikën e paqësimit ndaj fashizmit fetar që sundon Iranin, si dhe çdo ndërveprim me këtë regjim i cili ka kryer masakrën e 1988-ës. Në veçanti, ata dënuan faktin që Ebrahim Raisi (vrasësi i masave në masakrën e 1988-ës) është ftuar në “Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin Klimatik 2021 – COP26” në Skoci. Raisi ka qenë anëtar i Komitetit të Vdekjes, i cili ka dhënë urdhrat për ekzekutimin e mijëra njerëzve gjatë masakrës së 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë. Demonstruesit kërkuan përjashtimin e regjimit klerikal dhe ndjekjen penale të liderëve të tij për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.
Në një mesazh me video të transmetuar në tubimin e Berlinit, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), përshëndeti iranianët liri-dashës që kanë marrë pjesë në demonstrata në qytete të ndryshme në solidaritet me Rezistencën Iraniane dhe në mbështetje të përmbysjes së regjimit të masakrave. Ajo shprehu gjithashtu nderimin për 120,000 dëshmorët e rrugës drejt lirisë, sidomos për 30,000 të burgosurit politikë që janë ekzekutuar gjatë masakrës së 1988-ës, 90% e të cilëve ishin anëtarë e mbështetës të MEK.
Pranimi i Raisi-t të Iranit e Amplifikon Kërcënimin që Përbën Regjimi i Tij

Raisi dhe kabineti i tij janë “mishërimi i katër dekadave të diktaturës fetare dhe terrorizmit të mullahëve,” siç ka theksuar udhëheqësja e opozitës iraniane, Znj. Maryam Rajavi.
Kjo përputhet me karrierat disa-dekadëshe të të gjitha figurave kyçe që tani përbëjnë administratën Raisi. Ministri i ri i Brendshëm, Ahmad Vahidi, ka qenë në krye të Forcave Quds të IRGC-së në vitet 1990 dhe si rrjedhim, ka qenë i përfshirë thellë në disa prej akteve terroriste më të njohura të kryera nga regjimi iranian dhe militantët e tij. Ai është implikuar zyrtarisht në aktin që hodhi në erë godinën e Shoqatës së Ndërsjellë Argjentinë-Izrael në vitin 1994, në Buenos Aires, ku u vranë 85 njerëz.
Zëvendës presidenti i parë i Raisi-t, Mohammad Mokhber, ka luajtur rol kyç në financimin kohët e fundit të forcave irakiane të mbështetura nga Irani, si drejtor i një institucioni të njohur si Ekzekutimi i Urdhërit të Imam Khomeini-t, institucion i cili kontrollon dhe shpërndan asetet e konfiskuara nga disidentët politikë dhe qytetarë të tjerë iranianë. Hossein Amir Abdollahian, Ministri i Jashtëm i administratës, ka kontribuar në sulmet kundër disidentëve të tillë që në fazat e hershme dhe i ka çuar këto sulme përtej kufijve të Iranit përmes bashkëpunimit me Forcat Quds për tre dekada.
Zgjedhja e Raisi-t për kryetar të Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami, nuk ka asnjë kualifikim shkencor që ta bëjë atë të përshtatshëm për këtë post. Por ky person i ka mbështetur gjithmonë veprimtaritë e regjimit për proliferim bërthamor që në themelimin e programit bërthamor të Iranit. Në vitet 1980, ai ka zhvilluar takime me Abdul Qadir Khan, themeluesin e programit të armëve bërthamore të Pakistanit, dhe ka ndihmuar për sigurimin e komponentëve dhe projekteve që kanë qenë thelbësore në krijimin e centrifugave të para për pasurimin e uraniumit në Iran.
Këto janë vetëm disa nga detajet biografike që tregojnë karakterin e lig të administratës së re, që e përfaqëson regjimin e lig në tërësinë e tij. Megjithatë, Raisi qëndron në majë të kësaj bande kriminelësh me karrierën e tij si “gjykatësi i varjes” dhe me rolin e tij si avokat i përjetshëm për përdorimin e metodave më brutale për sigurimin dhe zgjerimin e këtij sistemi.
Dita Botërore Kundër Dënimit me Vdekje dhe Irani nën Regjimin e Vrasësve të Masave

10 tetori shënon Ditën Botërore Kundër Dënimit me Vdekje. Ndërkohë që shumë shtete e kanë hequr këtë ndëshkim mizor ose janë në prag të heqjes së tij, Irani, nën regjimin e mullahëve, mban rekordin botëror për numrin e ekzekutimeve per capita. Dënimi me vdekje është shkelje e Neneve 3 dhe 5 të Deklaratës Universale të të Drejtave Njerëzore, e cila nënvizon të drejtën e jetës për çdo qenie njerëzore.
Menjëherë pas marrjes së pushtetit në Iran, mullahët filluan t’i dhunonin sistematikisht të drejtat e njeriut. Mijëra iranianë janë ekzekutuar gjatë katër dekadave të fundit. Regjimi iranian i ka përdorur ekzekutimet si një metodë për ta frikësuar publikun dhe për të parandaluar kryengritjet popullore.
Iran: Agjentët e Sigurimit dhe Inteligjencës Sulmojnë të Burgosurit Politikë në Burgun e Teheranit të Madh
Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)
Plagosen Disa të Burgosur Politikë
Të premten më 8 tetor 2021, duke vepruar nën urdhrat e autoriteteve të Burgut të Teheranit të Madh (Burgu Fashfouyeh), një numër kriminelësh të burgosur sulmuan të burgosurit politikë me thika, shkopinj, dhe doreza hekuri, duke plagosur disa prej tyre, përfshirë Akbar Bagheri, Pouya Ghobadi, Shapour Ehsaniarad, Esmail Gerami, dhe Akbar Faraji. Të burgosurit e plagosur janë dërguar në infermierinë e burgut.
Në bashkëpunim me mercenarët, rojat e burgut, të cilët ishin në dijeni të sulmit, e kyçën qëllimisht sallën në mënyrë që të burgosurit politikë të mos mund të dilnin. Ata e hapën derën vetëm pasi sulmi kishte mbaruar dhe të burgosurit ishin plagosur. Sulmi ishte mbikëqyrur nga drejtori i burgut.
Akbar Bagheri është dënuar me nëntë vite burg për “anëtarësi në Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI),” dhe “veprimtari propagande kundër regjimit.” Pouya Ghobadi, 27 vjeç, ka kaluar dy vite e gjysëm në Fashfouyeh për të njëjtat akuza. Drejtësia e regjimit klerikal ka vendosur shumë prej 500 bilion rial që duhen paguar për lirimin e tij të përkohshëm, shumë të cilën familja e tij nuk mund ta përballojë. Esmail Gerami, 67 vjeç, dhe Shapour Ehsanirad, aktivist për të drejtat e punëtorëve, janë dënuar përkatësisht me pesë dhe gjashtë vite burg.
Pas raportimit të këtij sulmi nga mediat, Mohammad-Mehdi Haj-Mohammadi, kryetari i Organizatës së Burgjeve të regjimit klerikal, tentoi ta justifikonte krimin. Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA ka publikuar postimin e tij në Tëitter, ku thuhet “Për sa i përket lajmit të mjegullt rreth përplasjeve në Burgun e Teheranit të Madh, duhet vënë në dukje që burgu nuk është një vend i mbushur me intelektualë, por me kriminelë. Pavarësisht kontrolleve, mosmarrëveshjet dhe tensionet midis tyre nuk janë të paparashikueshme.”
Vlen të përmendet se, pas zbulimit nga kamerat në burgun Evin të trajtimit të dhimbshëm e çnjerëzor të të burgosurve të pambrojtur nga lakejtë e Khamenei-t, Haj-Mohammadi i kërkoi falje paturpësisht Khamenei-t dhe rojave të burgut për këtë sjellje dhe iu referua lakejve si “roje të nderuara të burgut.”
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka dënuar sulmin brutal ndaj të burgosurve politikë në Burgun e Teheranit të Madh dhe i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, si dhe shteteve anëtare, që të marrin masa urgjente për t’ua shpëtuar jetën të burgosurve politikë. Ajo përsëriti edhe një herë nevojën që një komision hetimor ndërkombëtar të vizitojë burgjet e regjimit iranian dhe të takohet me të burgosurit. Nën sundimin e mullahëve, burgjet nuk kanë qëllim tjetër veçse të jenë dhoma torture dhe thertore, tha Znj. Rajavi, duke shtuar: Çështja e dhunimeve të tmerrshme dhe sistematike të të drejtave njerëzore në Iran, sidomos e trajtimit të të burgosurve, duhet t’i referohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Udhëheqësit e regjimit duhet të përballen me drejtësinë për katër dekada krime kundër njerëzimit.
Aktivisten e të drejtave të grave, Monireh Arabshahi, e rikthejnë në burg ndërkohë që është e sëmurë
Aktivistja e të drejtave të grave, Monireh Arabshahi
Aktivistja e të drejtave të grave, Monireh Arabshahi, është detyruar të paraqitet në burgun Kachouii në Karaj më 4 tetor 2021. Ajo ka qenë me leje për të vazhduar trajtimin mjekësor por është rikthyer në burg para se ta mbaronte trajtimin.
Monireh Arabshahi arriti të siguronte një leje mjekësore më 3 maj 2021, duke depozituar si garanci një shumë të madhe prej 500 milion Tomanësh. Ajo u rikthye në burg më 23 korrik, pasi kishte bërë një operacion në gjëndrën tiroide. Shëndeti i saj u përkeqësua në burg, dhe si rrjedhim autoritetet e burgut e çuan atë në një spital më 31 korrik. Por agjentët e burgut e rikthyen atë në burg të nesërmen para se të vizitohej nga një mjek.
Më 4 gusht, ajo mori një tjetër leje mjekësore për të vazhduar trajtimin. Megjithatë, në tetor, autoritetet e burgut Kachouii e thirrën atë përpara se ta përfundonte trajtimin mjekësor.
Autoritetet e burgut Kachouii kanë refuzuar gjithashtu të japin leje për Yasaman Aryani, vajzën e Znj. Arabshahi, që të kujdesej për të gjatë trajtimit mjekësor.









Thirrje që Raisi, Ekzekutuesi i Masakrës së 1988-ës, të Arrestohet dhe Ndiqet Penalisht në Skoci




