Saturday, July 27, 2024

Pranimi i Raisi-t të Iranit e Amplifikon Kërcënimin që Përbën Regjimi i Tij

 

Presidenti i regjimit iranian Ebrahim Raisi pritet të marrë pjesë në Konferencën e OKB-së për Ndryshimin Klimatik në Glasgoë të Skocisë. Pranimi i fjalimit të Raisi-t do të ishte një kundërshtim i drejtpërdrejtë ndaj thirrjeve të popullit iranian për ndjekjen penale të tij. Në fakt, janë bërë disa kërkesa zyrtare për ta arrestuar atë për rolin e tij në masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë.

Raisi dhe kabineti i tij janë “mishërimi i katër dekadave të diktaturës fetare dhe terrorizmit të mullahëve,” siç ka theksuar udhëheqësja e opozitës iraniane, Znj. Maryam Rajavi.

Kjo përputhet me karrierat disa-dekadëshe të të gjitha figurave kyçe që tani përbëjnë administratën Raisi. Ministri i ri i Brendshëm, Ahmad Vahidi, ka qenë në krye të Forcave Quds të IRGC-së në vitet 1990 dhe si rrjedhim, ka qenë i përfshirë thellë në disa prej akteve terroriste më të njohura të kryera nga regjimi iranian dhe militantët e tij. Ai është implikuar zyrtarisht në aktin që hodhi në erë godinën e Shoqatës së Ndërsjellë Argjentinë-Izrael në vitin 1994, në Buenos Aires, ku u vranë 85 njerëz.

Zëvendës presidenti i parë i Raisi-t, Mohammad Mokhber, ka luajtur rol kyç në financimin kohët e fundit të forcave irakiane të mbështetura nga Irani, si drejtor i një institucioni të njohur si Ekzekutimi i Urdhërit të Imam Khomeini-t, institucion i cili kontrollon dhe shpërndan asetet e konfiskuara nga disidentët politikë dhe qytetarë të tjerë iranianë. Hossein Amir Abdollahian, Ministri i Jashtëm i administratës, ka kontribuar në sulmet kundër disidentëve të tillë që në fazat e hershme dhe i ka çuar këto sulme përtej kufijve të Iranit përmes bashkëpunimit me Forcat Quds për tre dekada.

Zgjedhja e Raisi-t për kryetar të Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami, nuk ka asnjë kualifikim shkencor që ta bëjë atë të përshtatshëm për këtë post. Por ky person i ka mbështetur gjithmonë veprimtaritë e regjimit për proliferim bërthamor që në themelimin e programit bërthamor të Iranit. Në vitet 1980, ai ka zhvilluar takime me Abdul Qadir Khan, themeluesin e programit të armëve bërthamore të Pakistanit, dhe ka ndihmuar për sigurimin e komponentëve dhe projekteve që kanë qenë thelbësore në krijimin e centrifugave të para për pasurimin e uraniumit në Iran.

Këto janë vetëm disa nga detajet biografike që tregojnë karakterin e lig të administratës së re, që e përfaqëson regjimin e lig në tërësinë e tij. Megjithatë, Raisi qëndron në majë të kësaj bande kriminelësh me karrierën e tij si “gjykatësi i varjes” dhe me rolin e tij si avokat i përjetshëm për përdorimin e metodave më brutale për sigurimin dhe zgjerimin e këtij sistemi.

Ebrahim Raisi, Chief Regime Henchman Vies for Iranian PresidencyMay 12, 2021