Sunday, January 29, 2023

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dënimit me Vdekje, Iranianët Organizojnë Tubime në 21 Qytete (14 Shtete)

iran-death-penalty-memorial-day1Thirrje që Raisi, Ekzekutuesi i Masakrës së 1988-ës, të Arrestohet dhe Ndiqet Penalisht në Skoci

Tubime në Berlin, Uashington DC, Los Angeles, Paris, Londër, Romë, Gjenevë, Amsterdam, Bruksel, Toronto, Vankuver, Montreal, Stokholm, Kopenhagen, Oslo, San Francisko, Dallas, Gothenburg, Vienë, dhe Bukuresht

Maryam Rajavi:

  • Populli iranian kërkon ndjekjen penale ndërkombëtare të Khamenei, Raisi, [Kryegjyqtarit të regjgimit Gholam-Hossein] Eje’i, dhe ithtarëve të tjerë përgjegjës për masakrat e vrasjet në Iran.
  • Ne kërkojmë një Iran pa torturë e shtypje dhe të çliruar nga diskriminimi e pabarazia.

Me rastin e ditës ndërkombëtare kundër dëinimit me vdekje, më 8 dhe 9 tetor, iranianë liri-dashës dhe mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dënuan dhunimet ndaj të drejtave njerëzore dhe ekzekutimet në rritje në Iran duke zhvilluar një varg tubimesh në 21 qytete, në 12 shtete të ndryshme europiane, krahas Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Demonstruesit kërkuan që dhunimet e të drejtave njerëzore të kryera nga fashizmi fetar në Iran t’i referohen Këshillit të Sigurimit të OKB dhe që liderët e regjimit, sidomos Khamenei, Ebrahim Raisi, ezekutuesi i masakrës së 1988-ës, dhe Gholam-Hossein Mohseni-Eje’i, kryegjyqtari i regjimit, të mbahen përgjegjës për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në gjykata ndërkombëtare.

Më 8 tetor, tubimet u zhvilluan në Uashington DC, Los Angeles, Paris, Londër, Romë, Gjenevë, Amsterdam, Bruksel, Toronto, Vankuver, Montreal, Stokholm, dhe Kopenhagen. Demonstratat vazhduan të shtunën, më 9 tetor, në Berlin, San Francisko, Dallas (Teksas), Gothenburg, Vienë, Oslo, dhe Bukuresht. Demonstruesit dënuan krimet e regjimit klerikal dhe politikën e paqësimit ndaj fashizmit fetar që sundon Iranin, si dhe çdo ndërveprim me këtë regjim i cili ka kryer masakrën e 1988-ës. Në veçanti, ata dënuan faktin që Ebrahim Raisi (vrasësi i masave në masakrën e 1988-ës) është ftuar në “Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin Klimatik 2021 – COP26” në Skoci. Raisi ka qenë anëtar i Komitetit të Vdekjes, i cili ka dhënë urdhrat për ekzekutimin e mijëra njerëzve gjatë masakrës së 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë. Demonstruesit kërkuan përjashtimin e regjimit klerikal dhe ndjekjen penale të liderëve të tij për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Në një mesazh me video të transmetuar në tubimin e Berlinit, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), përshëndeti iranianët liri-dashës që kanë marrë pjesë në demonstrata në qytete të ndryshme në solidaritet me Rezistencën Iraniane dhe në mbështetje të përmbysjes së regjimit të masakrave. Ajo shprehu gjithashtu nderimin për 120,000 dëshmorët e rrugës drejt lirisë, sidomos për 30,000 të burgosurit politikë që janë ekzekutuar gjatë masakrës së 1988-ës, 90% e të cilëve ishin anëtarë e mbështetës të MEK.