
Negociatat bërthamore, pakti bërthamor, dhe marrëdhëniet midis vendeve europiane nga njëra anë, dhe regjimit klerikal nga ana tjetër, kanë patur ulje e ngritje të konsiderueshme gjatë vitit të shkuar. Me një administratë të re në SHBA, kishte një ndjesi optimizmi brenda regjimit se do të çlirohej së shpejti nga të gjitha sanksionet kundër tij. Në të njëjtën kohë, regjimi parashtroi disa kërkesa të cilat edhe shtetet e perceptuara prej tij si aleate i konsideruan skandaloze. Për shembull, regjimi kërkoi që të gjitha sanksionet t’i hiqeshin menjëherë.
Kur Ebrahim Raisi u bë president, regjimi u largua nga bisedimet. Por, i gjendur nën presione gjithnjë e më të forta nga ndërkombëtarët, ai ka deklaruar se është i gatshëm t’u ribashkohet bisedimeve të Vienës nga fundi i nëntorit.
Tani pyetja është, pse po u rikthehet regjimi manovrave të tilla, dhe cilat janë objektivat e tij?
- Mohaddessin: Thënë thjesht, me anë të këtyre manovrave, regjimi ka për qëllim të fitojë kohë për prodhimin e armëve bërthamore.
Për një vrojtues të jashtëm, këto veprime mund të duken të sofistikuara. Por do të bënim mirë t’i shqyrtonim me kujdes rrethanat aktuale të regjimit sepse të gjitha vendimet lidhur me politikat e brendshme dhe të jashtme janë të lidhura direkt me situatën në të cilën ai gjendet.
Mund të fillojmë duke shtruar pyetjen pse Lideri Suprem i mullahëve, Ali Khamenei, ka vendosur t’i ngushtojë radhët dhe të caktojë Raisi-n si president, një njeri që njihet botërisht si kriminel dhe që është subjekt i sanksioneve.
Regjimi po përballet me një pengesë strategjike. Kryengritjet shoqërore të 2017-ës dhe 2019-ës e shtynë regjimin deri në buzë të greminës. Prandaj Khamenei u detyrua t’i mbyllte disa divizione brenda regjimit, duke menduar që ngushtimi i radhëve do ta ndihmonte për të intensifikuar shtypjen për parandalimin e trazirave të mëtejshme sociale, si dhe për të përgatitur terrenin për prodhimin e një arme bërthamore. Zotërimi i kësaj bombe është një vegël për të çuar përpara ndërhyrjet në rajon, terrorizmin, dhe luftënxitjen. Kjo është arsyeja pse, që në 2019-ën, Khamenei është përpjekur ta konsolidojë pushtetin dhe të sjellë në pushtet atë që ai e përshkruan si një “qeveri si të Hezbollahut.”
Pyetje: Çfarë mesazhi përçon konsolidimi i pushtetit nga regjimi dhe caktimi i Raisi-t si president, në arenën kombëtare dhe në atë ndërkombëtare?
- Mohaddessin: Në sytë e Khamenei-t, populli iranian përbën kërcënimin më të madh për regjimin. Kështu, përzgjedhja e Raisi-t, i cili është vrasësi i mbështetësve të opozitës kryesore Mujahedin-e Khalq(MEK) në 1988-ën, si dhe i protestuesve në nëntor 2019, është deklaratë lufte kundër popullit iranian. Nga njëra anë, ai dëshiron t’u përgjigjet të gjitha kryengritjeve me një grusht të hekurt, dhe nga ana tjetër, dëshiron t’i ngushtojë radhët kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, në mënyrë që të jetë në gjendje të zotërojë një bombë atomike pa pengesa dhe sa më shpejt të jetë e mundur.
Regjimi e sheh këtë bombë si garanci për mbijetesën e tij. Pra, Raisi ka dy detyra kyçe: Shtypjen e kryengritjeve brenda Iranit dhe përshpejtimin e përpjekjeve për të zotëruar një armë bërthamore.
Raisi njihet botërisht si kriminel. Por caktimi i tij si president dhe ngushtimi i radhëve të regjimit ka qenë i qëllimshëm dhe i llogaritur. Khamenei nuk ka patur zgjedhje tjetër, veçse të përgatiste terrenin për këtë rezultat gjatë dy viteve të mëparshme.
Pyetje: Pra, dhe kjo lidhet pak a shumë me pyetjen e parë, si mund të artikulohet politika bërthamore e regjimit? Dhe, çfarë opsionesh ka komuniteti ndërkombëtar për të mos e lejuar Teheranin të zotërojë bombën?
- Mohaddessin: Po të shohësh zhvillimet e 30 viteve të fundit, do të kuptosh që regjimi, në çdo hap që ka hedhur, ka përdorur mashtrime dhe veprimtari klandestine, me qëllimin për ta shtënë në dorë bombën. Nuk duhet të harrojmë që, gjatë 30 viteve të fundit, regjimi nuk i ka deklaruar vullnetarisht asnjë prej komplekseve të tij bërthamore apo veprimtarive klandestine, por i ka deklaruar ato vetëm pasi janë eskpozuar më parë nga Rezistenca Iraniane apo burime të tjera.
E njëjta gjë ndodh edhe sot. Regjimi po vazhdon në të njëjtën rrugë mashtrimesh dhe nuk e ka ndalur për as edhe një sekondë sipërmarrjen e tij për prodhimin e bombës. Fatkeqësisht, vendet perëndimore i kanë bërë gjithmonë lëshime regjimit, duke i ofruar atij burimet e mjaftueshme – financiare apo tjetërlloj – për të ndjekur agjendën e tij.
Në momentin që flasim, Khamenei nuk i ka braktisur planet për prodhimin e bombës, dhe nuk do t’i braktisë kurrë ato.
Çdo marrëveshje apo premtim nga ana e regjimit për reduktimin e veprimtarive të tij bërthamore do të ishte një gënjeshtër e pafytyrë. Një shembull shumë domethënës i mungesës së transparencës së regjimit u shfaq kur Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) gjeti grimca uraniumi në të paktën tre komplekse bërthamore të cilat regjimi nuk ia kishte deklaruar kurrë më parë IAEA-së. Dhe regjimi e dha lejen për t’i vizituar këto komplekse vetëm pasi kishte patur mundësinë t’i shkatërronte dhe t’i pastronte zonat e prekura.
Iran: Fake News or Regime’s New Tactic on its Nuclear Program
Një tjetër shembull janë deklaratat e bëra nga ish kryetari i Organizatës së Energjisë Atomike të regjimit, Ali Akbar Salehi, më 22 janar 2019. Ai rrëfeu se, si rezultat i pretendimeve të regjimit në kontekstin e Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA), Teherani ka përdorur Photoshop për të gënjyer lidhur me mbushjen me çimento të zemrës së reaktorit të ujit të rëndë në Arak.
Sot, regjimi po përpiqet të fitojë kohë, dhe si rezultat i mosveprimit nga ana e P5+1, ai po vazhdon t’i shkelë detyrimet e JCPOA-së me qëllimin për ta përshpejtuar projektin e prodhimit të bombës. Këto veprime përfshijnë lançimin e një zinxhiri të ri centrifugash IR-6 dhe pasurimin e uraniumit deri në 20%. Së fundmi, kryetari i ri i Organizatës së Energjisë Atomike, Mohammad Eslami, ka thënë se regjimi tani ka mbi 120 kg uranium të pasuruar në nivelin 20%, dhe ka nisur gjithashtu prodhimin e uraniumit metal. Këta janë të gjithë hapa drejt prodhimit të një arme bërthamore. Pra është e qartë që, për arsye strategjike, regjimi po avancon me projektin e prodhimit të bombës, dhe politikat pasive e paqësuese të Perëndimit vetëm sa kanë mundësuar përshpejtimin e programit bërthamor të Iranit.
Siç pati nënvizuar Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), Znj. Maryam Rajavi, ditën pas nënshkrimit të JCPOA-së, e vetmja mundësi për të parandaluar zotërimin e një arme bërthamore nga regjimi klerikal është rikthimi në fuqi i gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ndërmarrja e një politike të rreptë e decizive kundër regjimit.





Disa iranianë u arrestuan ditën e djeshme nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) për arsye se ishin anëtarë të një “rrjeti anti-revolucionar” në Robat Karim, në jugperëndim të Teheranit. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve 
Teksa krizat sociale dhe ekonomike në Iran vazhdojnë të intensifikohen dhe shoqëria bëhet gjithnjë e më e trazuar, mediat shtetërore të Iranit fundjavën e kaluar kanë vazhduar të publikojnë paralajmërime në lidhje me shtimin e reagimeve ndaj përkeqësimit të krizës.
Me sa duket, migrimi i individëve të arsimuar e të specializuar nga Irani drejt vendeve të tjera, dukuri që njihet si shterimi i trurit, po bëhet gjithnjë e më intensiv me kalimin e viteve. Sipas studimeve të kryera në 2019-ën, Irani renditej i dyti në botë për sa i përket shterimit të trurit, me rreth 180,000 profesionistë të emigruar. Sigurisht, me përkeqësimin e të gjitha aspekteve të jetës në Iran gjatë gjithë këtyre viteve të fundit, me marrjen nën kontroll të të tre pushteteve 
Në mes të Samitit Global të Cop26, iranianët bëjnë thirrje për politikë të qëndrueshme ndaj regjimit të Iranit
Të shtunën dhe të dielën, media shtetërore e Iranit u mbush me paralajmërime për një shoqëri të trazuar dhe kriza sociale dhe ekonomike 
Në verën e 1988-ës, mbi 30,000 të burgosur politikë, shumica anëtarë e mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) u ekzekutuan mbi bazën e një fetva nga Ruhollah Khomeini
nuk mund të futen nën grupin e “medias së lirë”. Secila prej tyre i përket një prej fraksioneve të regjimit. Ato janë të gjitha mjetet e regjimit për censurimin dhe devijimin e mendjeve të njerëzve për realitetet e vendit, regjimin si korrupsioni dhe represioni i tij, si dhe të vërtetën e botës së jashtme.Bazuar në ligjet e regjimit, drejtorët e mediave dhe anëtarët e redaksisë duhet të pranojnë ‘besimin e përzemërt dhe angazhimin praktik’ ndaj Velayat-e Faqih (rregulli suprem fetar) dhe të kërkojnë të mbështesin parimin e sistemit.Në një deklaratë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Regjimit deklaroi detyrën e këtyre mediave:“Tani që armiqtë e Republikës Islamike të Iranit, më shumë se aktivitetet e sigurisë dhe ekonomike me propagandë të gjerë mediatike dhe operacione psikologjike, po përpiqen të minojnë besimet fetare dhe të tregojnë joefikas sistemin e shenjtë të Republikës Islamike, të fusin ndarje dhe mosbesim midis kombit dhe pushtetit qeverisës, dhe duke deformuar ngjarjet, kërkojnë të krijojnë tension dhe pasiguri në nivel rajonal, shoqëruesit e medias në vijën e parë të përballjes së luftës së butë, kanë një mision shumë të rëndë në sensibilizimin dhe përballjen inteligjente, me thashethemet dhe dyshimet e perandorinë mediatike, sistemin e dominimit (SHBA) dhe mbrojtjen e qëllimeve dhe aspiratave të shenjta të Revolucionit Islamik.” (Agjencia shtetërore e lajmeve Moj, 7 gusht 2021)Por detyra më e rëndësishme që u është caktuar këtyre mediave është të trembin popullin për çdo ndryshim thelbësor në Iran në një situatë ku qeveria është përmbysur. Ata shkruajnë për çdo gjë në lidhje me interesat e fraksionit të tyre, por dy gjëra janë vija e tyre e kuqe:1. Ata nuk adresojnë parimin e Velayat-e Faqih dhe përjashtojnë Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei, zyrën e tij dhe institucionet e lidhura me të nga çdo kritikë. 2. Vija e dytë e tyre e kuqe është Rezistenca Iraniane. Ata nuk kanë të drejtë të pasqyrojnë realitetin apo edhe të shpërndajnë në mënyrë të paanshme lajme për Muxhahedinët e Popullit (MEK/PMOI) dhe Njësitë e tij të Rezistencës. Në çështjet që synojnë sigurinë e sistemit, ata ndjekin urdhrin që jepet nga institucionet e larta.Këto janë vetëm shembuj të detyrës së medias së diktatorit për të dhënë ‘këshilla dashamirëse’ për të ruajtur diktaturën. Por realiteti është se ndryshimi dhe revolucioni janë disa nga rregullat themelore të çdo shoqërie dhe këto media nuk do të jenë në gjendje t’i ndryshojnë këto rregulla.
Foto